Prodhimi i Klonëve
EMBRIONIN E PARË NJERËZOR TË KLONUAR PRODHOI FIRMË AMERIKANE
Ditët e fundit ky lajm ka bërë xhiron e botës. Një lajm me të vërtetë shumë i rëndësishëm si për shkencëtarët ashtu edhe për njerëzit e thjeshtë.
Po kopjoj disa nga ato që u shkruan: “Embrionin e parë njerëzor të klonuar arriti të prodhojë firma bioteknologjike
Advanced Cell Technology në SHBA. Pjestarët e firmës besojnë se suksesi i tyre do të ndihmojë në kërkimet për transplatimin e organeve njerëzore.
Gjatë konferencës që dha firma e lart përmendur përfaqsuesi i firmës Maikëll Gouest pranoi se ka parandalime morale ndërsa suksesi sjell shkencën një hap më afër klonimit të njeriut.
Ndërkaq nënvizoi se
qëllimi i kërkimit është të ndërhyjë në rritjen e gjenetikës dhe në kurimin e sëmundjeve të vazhdueshme si diabeti, kanceri dhe AIDS.
Qeveria Bush i ka dënuar prej kohësh propozimet shkecore për klonimin e njeriut,
ndërsa kongresi amerikan po shqyrton këtë periudhë projektligj për ndalimin e plotë të eksperimenteve shkencore të këtij lloji.
Disa e dënuan lajmin, ndërsa disa të tjerë e përshëndetën me gëzim. Është e sigurt se
njerëzimi qëndron i menduar përpara hapit tjetër.
Cili do të jetë ai?
Si do të zhvillohet?
Ç’ farë rezultati do të ketë?
Ku do të arrijmë?
Mua personalisht më kujtohen fjalët e gjarprit drejtuar Evës në parajsën e Edenit:
“… Ju s’ keni për të vdekur aspak; por Perëndia e di që ditën do t’i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni
në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen” ( Zanafilla 3:4-5 ).
Që nga fillimi i krijimit të tij njeriu kërkonte dijen. Por jo gjithmonë nëpërmjet monopateve të drejta.
Që nga hapat e para të krijimit njerëzor njeriu donte të tejkalonte ose të paktën të arrinte në të njëjtin nivel me Krijuesin e tij.
Problemi nuk ishte se u mashtrua Eva;
problemi nuk ishte gjithashtu dëshira për njohjen e së mirës dhe të keqes. Problemi ishte se kundërshtoi krijuesin e saj.
Problemi ishte se të krijuarit e parë dëshiruan të fitojnë dijen nëpërmjet metodave dhe taktikave jo të drejta.
Problemi ishte egoizmi i njerëzve të parë;
dëshironin të bëheshin perëndi pa marrë parasysh pasojat dhe me dëshirë qëndruan indiferentë,
se me ç’ farë çmimi duhet ta paguanin. Rezultatin e panë dhe e kuptuan menjëherë më mbas në jetën e tyre.
Mëkati hyri dhe u vendos përfundimisht në jetën e tyre; dhe natyrisht bashkë me mëkatin erdhi dhe vdekja,
sëmundjet dhe të gjitha pasojat e tjera të saj. Pak më lart fola për egoizmin e njerëzve të parë.
Ndoshta u gabova; egoizmi është pjesë e njerëzve – dhe të të parëve dhe të tanishëm – që jetojnë
jashtë dhe larg hirit dhe dashurisë së Perëndisë së vërtetë.
Ç’ farë tjetër përveç egoizmit dhe krenarisë njerëzore janë të gjitha këto deklarata lidhur me këtë sukses njerëzor,
nga mbështetësit e kësaj përpjekjeje; Të tjerë flasin për perëndi të vegjël; disa thonë se për pak vite do të mund të krijojnë njerëz sipas dëshirës dhe porosisë.
Nëse këto nuk janë kryengitje ndaj Perëndisë atëherë ç’ farë mund të jenë?
Atë që djalli bëri atëhere kundër Evës dhe Adamit, të njëjtën vazhdon të bëjë edhe sot kundër të gjithë njerëzve.
Cili duhet të jetë qëndrimi ynë kundrejt këtyre?
Të mira të pakundërshtueshme dhe përfituese sukseset e shkencës.
Por le të qëndrojmë me thjeshtësi dhe përulje në të gjitha këto. Le të mos nxitohemi të shpallim se nuk ka Perëndi;
le të mos nxitohemi të thërrasim se vdiq Perëndia dhe ne tani mundemi ta zvendësojmë.
Le të studiojmë me frymë përuljeje dhe dëshirë Fjalën e Tij të Shenjtë.Le të kemi dëshirë për bindje në vullnetin e Tij të Shenjtë.
Le të jetojmë një jetë të shenjtë që do të nderojë dhe do të lavdërojë emrin e Perëndisë së vërtetë.
Përgatiti niko.sejati



