Premtimi i gjarprit



nga: udhetimi.com, botuar me: 20.01.2007

Një grua me fytyrë pak të gjatë, shumë e entuziasmuar, po i tregonte shoqes së saj kristalet magjike të kuarcit që mbante në qafë dhe për fuqinë e tyre shëruese. “Unë nuk kam pasur dhëmbje koke ose rrufë për vite me radhë,” u mburr ajo.

Një burrë i qetë, me një pamje simpatike, thotë se ka aftësinë të komunikojë me disa lloje kafshësh (balena, delfinë, zogj) me nota muzikore ose me tabela.

Një ekonomiste përdor parimet e lashta kineze për të marrë vendime lidhur me biznesin e saj, një grua 71 vjeçare “mban mend” se ka qenë murgeshë e kishës katolike ne shekullin XI.

Guru, jashtetokësorë, hipnotizim, projeksione yjesh, filizofi të Lindjes – Levizja e epokës së re është një përzjerje artificiale idesh dhe besimesh të bëra tepër të famshme sidomos këto kohët e fundit.

Ajo që shpesh referohet si levizja e Epokës së Re, nuk është një fe e organizuar ose grup i ndonjë lloji të veçantë; është një rrymë, një shkollë e mendimit që përhapet shpejt, që merr forma të ndryshme. Megjithëse është e pamundur që të përkufizosh Lëvizjen e Epokës së Re, një nga besimet kryesore të saj është se Perëndia është kudo, në gjithçka, ne të gjithë mund të bëhemi perëndi dhe duke transformuar ndërgjegjen tonë, ne mund të zbulojmë “perëndinë” (dhe si rezultat potencialin e pafund) në ne.

Kjo levizje, me gjithë popullaritetin e saj të tanishëm në serialet televizive, në librat më të shitur dhe në seminaret e biznesit, nuk është ndonjë gjë e re. Disa nga fillimet e saj janë në kopshtin e Edenit.

Zanafilla tregon se si satani, në formën e gjarprit, i premtoi Adamit dhe Evës, se në qoftë se ata do të hanin frytin e ndaluar, do të bëheshin si “Perëndia dhe do të njihnin të mirën dhe të keqen.” Por satani gënjeu. Megjithëse pas marrjes së frytit ata e njohën të mirën dhe të keqen (sepse deri në atë moment ata kishin njohur vetëm të mirën) ata përsëri nuk u bënë si Perëndia.

Lëvizja e Epokës së Re është dëshmia se njerëzit vazhdojnë akoma dhe sot të bëjnë të njëjtat gabime. 400 vjet më parë Montanje theksoi: “Njeriu është me siguri i çmendur. Ai nuk është në gjendje të krijojë një send të imët, por ai është në gjendje të prodhojë perëndi me dyzina.”

Megjithatë Fjala e Perëndisë e shkatërron edhe këtë mit me lamin që Jezusi: “Edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjajshëm me njerëzit, dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri ne vdekje të kryqit.” (Filipianët 2:6-8).

Mesazhi i pakrahasueshëm i Biblës nuk është që njeiur mund të bëhet Perëndi, por që Perëndia u bë njeri dhe vdiq për mëkatet tona që ne të kemi jetë të përjetshme.


per autorin: