Poezi
Çdo madhështi
Përulet para Atij
Çdo gjë që frymë merr
Përbri Tij hesht
Por unë zgjedh të të kënaq
Zemrën Ty
Se zemra ime kënaqet në Ty
Dua sa Frymë të marr
T”jetë melodi
Një këngë që nderon
Ty Dashuri
————————
E gjithë bota në një anë,
Ti Veç,
Ndrysh,
Gjithçka
Qetinë Tënde, Heshtjen, Fjalzën,
T’i kam nevojë,
O Ajër Shpirti
Ule kundrimin mbi mua
Më shih, më flit, më prek,
Se bota,
E gjitha,
Në një anë është
Ti Veç,
Je Ndrysh,
Ti, Gjithçka
————————-
Prej hirit të Tij
Frymë marr, dhe sot
Duart i lëviz
E tëra vallëzoj
Prej hirit të Tij
Shijoj këtë natë
Butas fle e plotë
Di, Kë kam pranë
Prej Hirit të Tij
Pres mezi për nesër
Sot qe, perëndim zjarr
Nesër…
Diell tjetër.
————————–
CNJEREZORE
Cnjerezore figura ime,
Si dogme abstrakte pikturash te pakuptimta.
Te zbehta partiturat e jetes pa TY, ZOT.
———————
TE GJAN’ E KAM NDJENJEN
Te gjane e kam ndjenjen mbrenda vetes per TY.
Fjale qe e vesh mbrenda botes s’a gjete,
As n’zjarrmin e jetes, as n’gjamen e dekes.
N’shkrimje, t’bahem dashuni!
Ta dish, o Zot, ka dhe ma shume per TY!
Nga Migena Ramaj
per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com



