Poezi per Jezusin!

Categories: Letërsia Kristiane

I
Nje koke e shenjte, e plagosur,
E varur nga dhembja e brenga.
Me plot perbuzje rrethohesh.
Kurora Jote bere me gjemba!
Sa i zbehte qe je nga dhembjet
Nga perbuzja dhe fyerjet e renda!
Sa dergjet ajo fytyre
Qe dikur, ndriste si hena.
II
Mbi ate kryq te Jezusit
Syri im shikon shpesh
Trupin e Atij qe vuajti per mua
Dhe per mua tani po vdes.
Dhe prej zemres se goditur, ne lot,
Dy cudira une rrefej –
Cudine e dashurise se Tij te lavdishme
Dhe ate qe une nuk vlej.
III
Jezus, i dashuri i shpirtit tim,
Me ler, ne gjirin Tend te fluturoj,
Kur ujerat perplasen me nxitim,
Kur shtrengata ende te vazhdoje.
Me streho, O Shpetimtari im, me streho,
Deri sa stuhia e jetes te marre fund.
Te sigurt ne strehim me drejto,
Oh, merre shpirtin tim me ne fund!

IV
Strehim tjeter une s’kam
Shpirti im i pandihme varet te Ti;
Mos me ler vetem, keshtu si jam,
Por mbeshtetme, me jep rehati.
Tere besimi im te Ti qendron,
Gjithe ndihma nga Ti me vjen.
Koken pa mbrojtje Ti ma mbulon
Dhe hija e krahut Tend gjithnje me gjen.

V
Shpetimtar, si bari na udhehiq ne!
Per kujdesin Tend nevoje kemi shume;
Ne kullotat e Tua Ti na ushqe ne,
Pergatit per ne vathen Tende,
Jemi te Tute: na miqeso ne!
Behu Rojtari i rruges sone!
Ruaje tufen Tende, nga mekati na mbro!
Na kerko kur rrugen e ngaterrojme!

VI
Oh, lerme t’i shoh gjurmet e Tua,
Dhe kembet e mia te ve ne ato vende;
Shpresa per te Te ndjekur si duhet
Eshte vetem ne fuqine Tende.
Oh, drejtome, thirritme, terhiqme,
Me mbro deri ne fund pa ngurrim;
Dhe pastaj ne parajse pritme,
O Shpetimtari im dhe Miku im!

Përgatiti Astrit Allushi

Përgatiti

anila.shyti
Author: anila.shyti

Leave a Reply