Poezi nga Magda Maylam
NE HIJEN E KRAHEVE TE TU
Ne hijen e kraheve te Tu
une kerkoj strehe,
Ne cadren Tende prehje gjej
ne ere e shi;
Shpetim, lavdi, fuqi,
gezim e shprese,
I marr nga Ti, Perendi,
vetem nga Ti.
(Bazuar ne Psalmin 61, vargu 4)
KUJT I NGJAN ZOTI PERENDI?
Kujt i ngjan, valle,
Zoti Perendi?
Me fytyre si dielli,
qe ndrin me force te tij…
Mban veshur nje brez ari
dhe rrob’n e drejtesise,
me syte si flake zjarri,
ky Bir i Perendise…
Me kembet – bronz te skuqur
dhe zerin si ujevara,
nga goja – shpate dy tehesh,
dhe floke te bardhe si bora…
E njeh keshtu dhe ti,
Jezusin, Zotin tone?
Nese jo, pranoje
tani, sa s’eshte vone!
(Bazuar tek Zbulesa 1:12-16)
KRYQ DASHURIE
I varfer u bere,
qe une i pasur t’isha;
Rende u ndeshkove,
qe faj te mos kisha.
Vdekjen takove,
qe une te njihja jeten;
Ringjalljen shijove,
qe une te kisha shpresen.
O Kryq Dashurie,
per mua gjakosur;
edhe pse e dije
sa pak te kam dashur.
Kur Ty te pranova,
nuk ma mori mendja;
se do hapje zemren,
te me ftoje brenda!
Dashuria Jote, Zot,
rrjedh e rrjedh si lume;
Askush vec Teje, Zot,
s’do kish’ bere kaq shume!
KAQ SHUME TE DUA!
E pyeta une Jezusin:
“Sa shume me do Ti mua?”;
Ne kryq, Ai vdiq krahehapur
dhe tha: “Kaq shume te dua!”
KUR TY TE NJOHA
Me erdhe prane, porsi nje engjell,
Me dhe Ti krahe, me dhe Ti jete;
Me Ty kuptova se isha e lire,
Ne kete bote, ne kete realitet.
Dyert e zemres sime u hapen
me cel’sin Tend te Dashurise;
Gezimi shpertheu, vet’ jeta ndryshoi,
kur Ty te njoha, Perendi.
Gezohem qe jam une bija Jote,
Gezohem qe Ti je im Ate;
Te dua, Zot, te dua, Zot,
Te dua sa jeta e gjate.
KOHA ESHTE AFER
Jezusi thote: “Une Jam,
I pari dhe i fundit,
Alfa dhe Omega,
Ndaj zgjohuni prej gjumit…
Boria do te bjere
dhe Une do vij me rete,
Edhe cdo sy do shohe
Mbretin e vertete!”
O Deshmitar besnik,
I Plotfuqishmi Zot,
qe eshte dhe qe ishte,
dhe qe vjen ne bote;
Qe ne fort na deshi,
mekatet na pastroi,
qe gjakun per ne derdhi,
per Perendine na zgjodhi.
Ndihmome te jetoj
per Ty, sot e ngahere,
se koha eshte afer,
Ti vjen, te dyten here.
(Bazuar tek Zbulesa 1, vargjet 1-11)
PO TE MOS RRISH ZGJUAR…
Vella besimtar,
qe fizikisht jeton;
Qe emrin e ke “gjalle”,
por “i vdekur” rron!
Kujto se nga ke rene,
pendohu per gabimin;
Kujto Dashurine e pare
dhe ruaje besimin.
Se Zoti vjen te ti
atehere kur s’e ke ftuar;
Si vjedhes, pa trokitur,
ndaj duhet te rrish zgjuar.
Qe i denje te ecesh
me Zotin e se Vertetes;
Qe emri te t’jete shkruar
ne Librin e Jetes.
(Bazuar tek Zbulesa 3:1-5)
TI ME NJEH, O ZOT
Ti me njeh, o Zot,
nga larg me kupton;
Fryma Jote e Shenjte
ngado me rrethon.
Me rrethon nga para,
me rrethon nga pas;
I di fjal’t e mia
para se t’i flas.
Ti e di kur ngrihem,
kur ulem e di;
Nga do mund te shkoja?
Te ikja nga Ti?
Te nis fluturimin,
drejt detit te shkoj;
Dora Jote e djathte,
fort do me shtrengoje.
Nga Ti, Perendi,
s’mund te fsheh asgje;
Se per Ty, agimi
dhe nata jane nje.
Me heto, O Zot,
dhe zemren ma njih;
Me provo, Mbret Jezus,
prane Teje po vij.
(Bazuar tek Psalmi 139)
per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com



