Pjese nga jeta jone..
Te dashur vellezer dhe motra ne Emrin e Jezus Krishtit. Kesaj radhe vendosem te ndajme me ju nje nder ditet e zakonshme me te cilat Perendia na bekon cdo jave. Shpresojme se do te bekoheni edhe ju, po njesoj…
BAZUAR NE LETREN E PARE TE TIMOTEUT 3:8
DINJITOZE..
1 Kjo leter eshte shkruar nga burgimi i pare i apostullit Pal ne Rome. Eshte nje tekst ky qe i perket vecanerisht Kishes. Ne letra te tjera, Pali na tregon se si njerezit mund te vijne e ti afrohen Kishes, kurse ketu na tregon se si duhet te jete kjo Kishe. E kur themi duhet te jete kjo Kishe, nenkuptojme vetem; si duhet te jene njerezit qe e perbejne kete Kishe. E mbi te gjitha te gjithe ata qe punojne ne nje forme te dukshme ne Kishe. Kjo nuk do te thote se jane grupim tjeter besimtaret e grupim tjeter ata qe sherbejne. Ne te vertete jemi e njejta gje. Edhe ata qe sherbejne, edhe ata qe thone se jane besimtare. Por ketu, ne kete leter, behet fjale me se terpermi per ata qe sherbejne ne Kishe.
2 Ketu ne kapitullin e trete me shume seriozitet dhe vertetesi, na jepet nje mase se si duhet te jene keta njerez. Jeta, karakteri si dhe qenia e tyre e brendshme. Vargu 7 sapo na tha se keta njerez nuk duhet te kene nje deshmi te mire vetem brenda Kishes, por edhe nje deshmi te mire te jetes se tyre ne vendet ku jetojne, punojne apo shoqerohen. Nuk duhet vecse te harrojme asnjehere faktin se njerezit e Perendise, djalli i godet shpesh. Por sigurisht kjo nuk do te thote se nuk duhet te marrim parasysh edhe ate qe bota thote per ne. Apostulli Pal, kur u shkroi Korintasve u shpreh se “nder ato qe degjova, nje pjese e besoj..”
3 Ne vargun 8 nuk flitet me per pleqesine e Kishes, por per diakonet. Cilet jane diakonet !? Ata qe shperndane librat e kenges, jane diakone ne momentin qe shperndajne librat, ata qe hapin deren kur zilja bie jane diakone ne momentin qe hapin deren, njeriu qe flet perpara, ne oren qe flet eshte diakon. Cdo gje pra, qe ben nje besimtar, ne oren ne te cilen e ben, eshte nje diakon. Faktikisht madje atje ku punojme, panvarsisht nese ambjenti i punes eshte frymor apo jo, jemi diakone te Perendise. Ne momentin qe i flet dikujt ne rruge je diakon, ne momentin qe udheton me njerez te tjere, je diakon. Ne momentin qe blen fruta tek pemeshitesi je perseri diakon i Perendise. Nuk eshte pra dikush diakon ne nje sherbim te vetem.. por eshte i tille gjithmone e ne menyre te vazhdueshme panvaresisht nga funksioni.
5 Per kete arsye pra edhe per diakonet Pali keshillon nje seri prej cilesish qe duhet te kete diakoni ne nje Kishe. Kush dhe si duhet pra te jete nje diakon ? Ne vargun 8 fillon me fjalen “gjithashtu” qe do te thote ashtu sikurse kategoria e pare (pleqte), po keshtu edhe e dyta (diakonet). Dhe vargu thote se diakonet duhet te jene dinjitoze. Dinjitoze ne besim, ne fjale, ne menyren e jeteses, ne menyren se si vishemi, ne menyren se si hame, ne menyren se si qeshim. (Kush do te na mesoje me ne fund te qeshim !?) Me ben pershtypje kur shikoj disa te reja ne momentin kur qeshin. Nje e bertitur, nje cjerrje… Keto vajza nuk kane dinjitet ne ate moment.
6 Njeriu i Perendise duhet te jete dinjitoz. Me tone te ulta. I qete, i embel. Le ta marrim si teme lutjeje kete. Vezhgoj, megjithese nuk mund te them gje. Kam pare raste, megjithese nuk kam te drejten te gjykoj nje mungese dinjiteti. Nje shfaqje pompoze. Dikush shfaq bukurine e tij, dikush tjeter parate e tij e dikush tjeter influencen qe mund te kete nder te tjere. Lexova diku nje rresht qe me pelqeu.. “Nga momenti qe do te kuptosh se je i perulur… pushove se qenuri i perulur”. Si thoni, eshte e drejte?
7 Nuk do tju them vajzave te vishen me nje fustan te gjate deri ne fund te kembeve, e as do te me shikoni ndonjehere mua te kem ngritur jaken e kemishes perpjete si ne kohen time. Nuk shpreh gje kjo. Mbaj mend ata njerezit me serioze te kohes sime, qe kishin disa xhaketa deri ne gju, e mbanin gjithmone ne koke nje kapele te zeze disi te rrumbullakosur. Nuk dua tju them te beheni keshtu. Por sa gje e bukur eshte qe te jemi njerez dinjitoze. Ne mardheniet tona te jemi dinjitoze. Ne bashkebisedim te jemi dinjitoze. Sa bekim eshte ky. Dhe.. ju lutem veshtroni, nuk eshte e rastesishme qe Fryma e Shenjte e vendos si karakteristiken e pare kete, per nje diakon. Jam i sigurte se ne nuk do ta vinim asnjehere te paren. Sigurisht do ta permendnim, por si gje te pare do te vendosnim per shembull.. “diakoni duhet te jete njeri lutjeje, apo pjesmarres aktiv etj..”
8 Lexova dicka te bukur sot ne mengjes persa i perket historise se samaritanes. Kjo grua ishte nje “qepe”. Tamam nje qepe. Qepet kane mbulesa (shtresa) te ndryshme. C’eshte domethene qepa.. nje perime e perbere prej mbulesash. Kur kjo grua njohu per here te pare Jezus Krishtin, i tha: “Jam grua” Dhe Zoti e hoqi me kujdes shtresen e pare dhe i dha te kuptoje: “Nuk ka gje, je krijese e se njejtit Perendi”. Nderkohe nxenesit u cuditen qe Mesuesi i tyre fliste me nje grua, pasi kjo ishte ofenduese per izraelitet. Por Zoti i cvleresoi kete ideologji te gabuar… dhe e la shtresen e pare te “qepes” te binte.
9 “Por a e di, une jam samaritane – tha gruaja !”
“S’ka problem”, - tha Zoti.
“Por une i takoj nje dogme tjeter, nuk lutem perballe Jeruzalemit…”
Dhe Zoti i kaloi te tera keto pengesa njerezore, dhe i foli asaj per nevojen e shpetimit. Dhe gruaja i kuptoi te gjitha.
“Me fal, - i tha Zoti, edhe nje gje te fundit. Ke edhe nje ceshtje te fundit per te rregulluar. Ke marre pese burra deri tani dhe ky qe ke eshte i gjashti”. (Shume burra apo gra ne kohen e sotme, ne vend qe te bejne koleksion me pulla apo ora, bejne koleksion me te fejuar.) Por kini kujdes nje hollesi… ja that e fundit kete gje. Sepse nese do tja thoshte qe ne fillim, nuk do te mund te futej ne shpirtin e saj te etur per te Vertetin. Sepse menjehere ajo do ta kishte mbyllur zemren. Ja tha ne fund fare… por ja tha ama.
10 Fillimisht fillojme me rilindjen, me shpetimin, me Gjakun qe drejteson. Me jeten dhe zemren e paster si dhe per rrugen per ne qiell. Pastaj mund te them te tjerat. Mbaj mend ate rastin tjeter me ate gruan qe u kap ne flagrance. Nuk i lejoi te tjeret ta godisnin. Vete e shpetoi. Dhe ne fund it ha: “Mos mekato me”. Njeriu i Perendise duhet te jete dinjitoz. Njeriu i Perendise duhet te jete i thjeshte. Le ta marrim kete si teme lutjeje. Dhe ju lutem shume asnjehere te mos e harroni se Fryma e vuri te paren kete: Diakoni duhet te jete dinjitoz.
Kur kemi fjalen e Perendise brenda nesh, fjalen e Perendise do te nxjerrim.
Nuk mundet te shikojme njekohesisht dy gjera te ndryshme.
Nuk mundet te degjojme njekohesisht dy gjera te ndryshme.
Nuk mundet qe dy vlera te ndryshme te kene fituar zemrat tona. Sepse nuk mund te shkojne bashke, asnjehere.
Shpeshhere shikojme njerez dhe i pyesim: “Ku eshte thesari yt”, dhe na pergjigjen (besoj me sinqeritet ose sepse nuk e kane kuptuar akoma).. “Thesari im eshte Krishti”, por kur i shikon ne jete, kupton se ndoshta dicka tjeter nenkuptonin keto fjale. Sepse i do me shume gjerat e tokes dhe dheun.
Petralona; 01.10.2004
Lidhje te tjera..



- Natyra e Shenjterimit (Pjesa 6)
- Fjalë inkurajuese 2
- Gazeta “Udhetim ne Jete” Nr.18
Klikojeni ta hapni, ose shkarkojeni me klikun e djathte.">Gazeta “Udhetim ne Jete” Nr.18
Klikojeni ta hapni, ose shkarkojeni me klikun e djathte. - Nje shetitje ne Farke..
- Natyra e Shenjterimit (Pjesa 8)
