Pesha e krahëve…
“…ngrihen me krahë si shqiponja…” (Isaia 40: 31)
Egziston një legjendë në lidhje me mënyrën se si zogjtë fituan krahët. Sipas legjendës zogjtë në fillim u krijiuan pa krahë. Pastaj Perëndia bëri krahët dhe dhe i vuri para tyre. Pastaj u tha: “Ejani merrini këto pesha që ti mbani”.
Kështu zogjtë kishin pendë të bukura dhe zëra të bukur. Mundeshin të cicëronin dhe pendët e tyre ndriçonin në diell. Por nuk mundeshin që të fluturonin në ajër.
Në fillim ngurronin kur u ftuan që të merrnin këto pesha që gjendeshin në këmbët e tyre, por shpejt u bindën. Ata duke marrë krahët e tyre me sqep, i vunë me shpatullat e tyre për ti mbajtur.
Për një farë kohe pesha dukej e rëndë, dhe e vështirë për tu transportuar, por duke i ndarë më dysh lart mbi zemrat e tyre, krahët u rritën mbi trupat e tyre dhe shpejt zbuluan se si ti përdorin dhe me ato u ngritën lart në ajër.
Peshat u bënë krahë!
Sigurisht që është një shembëlltyrë. Ne jemi zogjtë pa krahë. Borxhi dhe detyra jonë është pikërisht të marrim këta krahë që Perëndia bëri për të na ngritur dhe për të na sjellë në qiell. Ne shikojmë barrët e rënda tonat dhe frikësohemi duke iu shmangur atyre. Por duke i ngritur dhe duke i lidhur rreth zemrave tona, bëhen krahë, dhe me to ngrihemi lart dhe fluturojmë drejt Perëndisë.
Nuk ka asnjë barrë që nëse e ngrejmë me gëzim, dhe e transportojmë me dashuri, nuk do të bëhet bekim për ne.
Perëndia do që detyrat tona të jenë ndihmësit tanë jetësorë. Kur ne shmangemi te ulim shpatullat tona dhe të pranojmë një peshë të re, mohojmë një shanc të ri për rritjen tonë frymore.
E bekuar është çdo barrë që Perëndia lejon lart mbi shpatullat tona, sado që mund të duket barrë e trishtueshme dhe e rëndë.



