Pershendetje Dashurie 2



nga: spiros.portinos, botuar me: 21.05.2007

Te dashur miqte e mi.

Në radhe të parë ju përshëndes në emrër të Perëndisë së Shenjtë, me urimin për ndjenjën e fuqishme dhe të bekuar të pranisë së Tij.

Kur na kërkojnë që të ngjitemi në një mal, kjo na duket nga jashtëzakonisht e vështirë deri në e pamundur. Shikon majën e malit. Mat distancën. Dhe je i gatshëm të dorëzohesh.

Nuk mundem, thua i dëshpëruar. Por Perëndia nuk na fton që me një kërcim dhe të ngjitemi në majë. Por dëshiron që ne të fillojmë. Të bëjmë hapin e parë. Të shkojmë lart tek Ai. Dhe.. të nisemi. Dikur na merret fryma, të lodhur, herë, herë edhe të zhgënjyer ndalojmë. Na zihet fryma. Dhe atëherë është pikërisht casti që ne bëjmë gabimin fatal. Vështrojmë majën dhe forcat e fundit të guximit na braktisin.

E pamundur te arrish, - belbëzon. Por nëse shikojmë në bazë, në pikën e nisjes, vendin e hapur të hapave të para, atëherë një erë e freskët e ndricon fytyrën tonë dhe e gjallëron.

Bo, bo.. U ngjita deri këtu? Kaq shumë? Dhe zgjat dorën tënde. Ja jep përsëri Atij. Dhe ngjitja vazhdon. Fillon përsëri ecja nëpër rrugën që ka mbetur.

Mundem qe ne Zotin Jezus të kem një vizion të punëve që bëhen në Shqipëri. Nga lutjet, gjunjët e thyer, zemrat, ndonjë udhëtim shërbese apo bashkëbisedimi në orët e dashurisë. Fillimi i vështirë. Rruga e pafund. Mënyrat dhe mjetet e paegzistueshme. Dhe problemet, të panumërta. Por Zoti ishte atje në Shqipëri. Mund të shikojmë një dhjetvjecar para që kaluam. Sigurisht mund të bëheshin edhe shumë gjëra. Shumë më tepër. Gabime? Kush vrapon edhe rrëzohet. Pas dhjetë kishash në fillim lulëzojnë edhe të tjera. Të rinj besojnë. Shkolla, mësime të drejta është fenomeni në vazhdim. Stacione radiofonike fillojnë të japin trasmetimet e tyre të para. Mbillen biblioteka. Të huaj e vendas të rinj në moshë, punëtorë lërojnë këtë truall të vështirë.

Kujtoj castin e Shpërfytyrimit. Është karakteristike fraza e ungjilltarit. Nuk panë më asnjeri përvec Jezusit. Zoti ishte atje përpara ndryshimit. Në shndërim. Por edhe më pas. Dhe do të jetë atje në Shqipëri nëse zemra të pastra e lejojnë “diku të mbështesë kokën”.

Vëllezër ngjituni. Vazhdoni. Ecni praën nesh. Drejt Emausit. Fitorja është e Tij, por përderisa edhe ne jemi të Tijët fitorja është edhe e jona.

Zoti le t’ju shenjtërojë dhe bekojë.

I moshuari


per autorin: