Përse keni frikë
Një familje e lumtur jetonte në një shtëpi në periferi. Por, një natë në kuzhinën e shtëpisë shpërtheu një zjarr i tmerrshëm.
Ndërsa flaka po e kaplonte mbarë shtëpinë, prindërit dolën me vrap jashtë së bashku me fëmijët e tyre. Në atë moment, me tmerr vunë re se mungonte djali i vogël, një vogëlush pesë vjeçar. Në momentin e ikjes, i tmerruar nga zjarri, ishte frikësuar dhe ishte ngjitur në katin e sipërm.
Si t’ia bënin? Babai dhe nëna e shikuan njëri-tjetrin të dëshpruar, dy motrat e vogla filluan të bërtasin. Të hynin brenda në shtëpi nuk ishte e mundur… Ndërsa zjarrëfikësit po vonoheshin.
Por, ja se atje lart në katin e dytë u hap dritarja e tavanit dhe u duk fëmija duke bërtitur i dëshpëruar: “Babi, babi?”.
I ati i tij iu afrua me vrap dhe i thirri me të madhe: “Hidhu poshtë!”.
Poshtë nën vete fëmija nuk shihte asgjë, veçse zjarr dhe tym të zi, por e dëgjoi zërin e të atit dhe iu përgjigj: “Babi, unë nuk të shoh, nuk di se ku je…”
“Të shoh unë, mjafton që të shoh unë. Hidhu poshtë!”, bërtiti i ati.
Vogëlushi u hodh dhe përfundoi në duart e forta të atit të tij i cili e kapi ndërsa ai po binte.
Ti nuk e sheh Zotin. Është ai që të sheh ty. Hidhu!



