Përse kemi mall?



nga: anila.shyti, botuar me: 24.02.2007

Të kanë pyetur ndonjëherë nga buron malli i thellë i zemrave tona dhe për çfarë
shërben ? Malli i një jete të tërë, të kryer, një jete të plotë vërtet mbaron në një
mënyrë të tillë ? Përse shumë persona kanë dëshirën : “ Ah, sikur të mund
ta nisja edhe njëherë nga fillimi “!?

Përfundimet e vazhdimit të shumë besimeve
dhe ideologjive nuk janë ndoshta shprehje të mallit ? Nuk është ndoshta e vërtetë
që të gjitha sa, Ai përmban, janë në kërkim të diçkaje më shumë, të ndjenjës së vërtetë të jetës ?

Si vallë ekziston ky mall ? Ai është fakti i krijimit që jeta duhet të ketë gjithashtu një ndjenjë! Psikoterapisti dhe psikiatri Viktor E. Frankl, themelues i logopedisë (vështirësi në të folur) deklaroi :

” Etja është dëshmia e sigurt e ekzistencës së ujit. Si mund të kishim etje, në qoftë se uji nuk ekzistonte ? E si mund njeriu të kërkojë ndjenjën e jetës, në qoftë se ajo nuk ekzistonte?” Po ku është e mundur të gjendet ? Është një fakt i krijimit që njerëzit nuk rrezikojnë të qetësojnë mallin e tyre me gjërat e kësaj bote.

Janë ato besime, filozofi apo ideologji, që përsëriten në misticizëm, në muzikë apo në ndonjë art tjetër, dhe e gjithë kjo nuk kënaq për shumë kohë. E gjithë kjo nuk është tjetër veç shprehje e mallit tonë. Është si të rendësh vazhdimisht pas jetës i zhytur në frikën e humbjes së “ lumturisë së madhe “. Persino Buda ka deklaruar në fund të jetës së tij : “ Jam akoma duke kërkuar realitetin. “

Natyrisht mund të argëtohesh. Mund të qeshësh e të gëzohesh me shumë gjëra ose të hidhesh në aventura. Por e gjithë kjo qetëson mallin tonë ? Ndoshta e gjithë kjo që ndërmarrim dhe të gjitha këto nisma që ndjekim nuk janë më shumë se një përpjekje embytur ose në një farë mënyre jeta jonë shpirtërore e zbrazët ? E megjithatë, në momentet e vetmisë dhe të qetësisë, rikthehemi duke menduar përsëri : “ Nuk kam gjetur atë që kërkoj me të vërtetë ! “

Në një libër ishte cituar ajo që kishte shkruar Marilyn Monroe pak para se të vdiste : “ Dëshiroj një dashuri të pakufishme. “ Ajo kishte provuar shumë gjëra në jetën e saj, ishte martuar 4 herë por nuk kishte ndjerë dashurinë e vërtetë, madje kishte qënë e shfrytëzuar.

Bibla ka përgjigjen e pyetjes mbi ndjenjën e mallit që është në ne dhe të kërkimit tonë të vërtetë. Psalmisti thotë në psalmin 63;1: “ O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etyr për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë. “

Malli është zëri i zemrës sonë drejt Perëndisë së gjallë, pasi Ai ekziston vërtet. Ai mund të japë me të vërtetë që aty në tokë një jetë të kënaqshme dhe jetën e përjetshme, gjë që të gjithë në realitet e dëshirojmë. Kush nuk e njojti këtë Perëndi të vertetë ose kush nuk deshi të dijë gjë për Atë, provoi një zbrazëti, një boshllëk në shpirtin e vet. Persona të tillë do të jenë gjithmonë në kërkim të asgjëje në botë.

Ralph Barton ishte një nga vizatuesit më të njohur të filmave karton në USA, e megjithatë vrau veten. Përpara se ta bënte, kishte lënë nën jastëk shënimin që vijon: “ Kam pasur pak probleme, shumë miq, shumë sukses, shumë gra, njërën shtëpi pas tjetrës, udhëtime në të gjithë botën. Jam lodhur duke sajuar vazhdimisht diçka të re për të mbushur 24 orët e çdo dite. “

Bibla thotë në lidhje me këtë tek Jobi 8;11-15 : “ A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë ? Ndërsa është ende i gjelbër, pa qënë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër. Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet. Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange. Ai mbështetet tek shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet te ajo, por ajo nuk mban.

“ Vetëm me Perëndinë dhe në rrugën e Perëndisë është e mundur të jetoni me të vërtetë. Pa Të jeta jonë, me të gjitha nismat njerëzore që mund të arrijmë, mbetet e zbrazët, shpirti ynë dhe zemra jonë do të thahen.

Malli është prova e faktit që ekziston një jetë që vjen nga Perëndia. Ekziston edhe për ty, dhe Perëndia dëshiron tua dhurojë. Nuk bëhet fjalë për një program fetar apo për ndonjë ceremoni, por për një takim të vërtetë me Perëndinë e Gjallë.

Matematikani i famshëm dhe filozofi francez Pascal, besimtar në Jezus Krishtin, tha: “ Në zemrën e çdo personi ekziston një boshllëk i krijuar për Perëndinë, që nuk mund të mbushet nga asnjë gjë veçse nga Perëndia vetë, Shpëtimtari, që është shfaqur në Jezus Krishtin. “Dhe Jezusi vetë tha: “ Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua … “(Gjoni 16:33). Ajo që kemi nevojë është paqja e Tij, “ paqe në Të “.

E gjithë ajo që mund të plotësoj dëshirat tona më të mëdha dhe nevojën e jetës së vërtetë, e gjejmë në Jezusin. Jezus Krishti është përgjigja e pyetjes së ndjenjës së jetës, një pyetje që mbetet aktuale deri sa do të ekzistojnë njerëzit.


per autorin: