Përgjigja ndaj lutjes së Davidit
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 05.08.2010
“Pastaj Davidi i tha priftit Abiathar, birit të Ahimelekut: “Të lutem, më sill efodin”. Abiathari i solli efodin Davidit. Kështu Davidi u këshillua me Zotin dhe e pyeti: “A duhet ta ndjek këtë bandë? Do ta arrij?”. Zoti iu përgjegj: “Ndiqe, sepse do ta arrish me siguri dhe do të rimarrësh pa tjetër çdo gjë”. Kështu Davidi u nis me gjashtëqind njerëzit që kishte me vete dhe arriti në përruan Besor, ku u ndalën ata që kishin mbetur prapa; por Davidi vazhdoi ndjekjen me katërqind njerëz, kurse dyqind mbetën prapa, sepse ishin tepër të lodhur për të kapërcyer përruan e Besorit” (1 Samuelit 30:7-10).
Parathënie
Në studimin tonë të kaluar, mësuam se si Davidi e inkurajoi dhe e forcoi veten tek Zoti. Kjo fuqi shpirtërore e bëri atë, që të fillojë t’i lutet Perëndisë rreth situatës, në të cilën ndodhej e jo thjesht të nxitohej, duke shkuar në luftë kundër Amalekitëve. Qortimi, që i dha Perëndia, pra, i bëri mirë. “Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjestarë të shenjtërisë së tij” (Hebrenjve 12:10). Për 18-ë muaj me rradhë, Davidi s’ishte lutur fare, por tani ai iu kthye përsëri Zotit dhe ishte gati të merrte bekim prej Tij.

Prifti dhe efodi
Davidi e kishte patur si priftin Abiathar, ashtu edhe efodin gjithnjë me vete, e megjithatë, për 1 vit e gjysëm, ai nuk i ishte lutur Zotit, për të parë se cili ishte vullneti i Tij. Kjo na tregon se sa e dobët ishte jeta shpirtërore e Davidit në atë kohë. Prifti ishte përgjegjës për t’iu lutur Perëndisë për hir të popullit e për ta kuptuar se ç’kërkonte Ai prej tyre. “Ai do të paraqitet përpara priftit Eleazar, i cili do të kërkojë për të mendimin e shprehur nga Urimi përpara Zotit; me urdhër të tij do të hyjnë dhe do të dalin, ai dhe tërë bijtë e Izraelit, tërë asambleja” (Numrave 27:21). Ndoshta Davidi i ishte mënjanuar kontaktit me priftin. Efodin ndoshta e kishin fshehur, që të mos shihej prej armiqve, sepse përndryshe Amalekitët do ta kishin marrë edhe atë me vete, ashtu siç morën gratë dhe fëmijët.
Pse nuk ishte bindur Davidi më parë për mëkatin dhe mosbindjen ndaj Perëndisë? Ndoshta nuk e kishte më mendjen tek gjërat shpirtërore. Davidi e kishte pranë si priftin, ashtu edhe efodin, por shpeshherë edhe të krishterët e lënë mënjanë Biblën dhe nuk shkojnë në kishë. Davidi nuk po vepronte më sipas mençurisë së kësaj bote. Tani ai e dinte se kishte nevojë për udhëheqjen e Perëndisë. “Davidi e kuptoi se kishte gabuar, kur nuk e kishte pyetur Zotin, për ta parë se ç’këshillë do t’i jepte Ai, nëpërmjet efodit, si atëherë kur shkoi tek Akishi, ashtu edhe kur vajti të luftonte krah për krah me Akishin. Është nevoja tani, që e bën atë t’i lutet Perëndisë dhe kësaj rradhe, ai ka sukses” (Gjon Uesli).

Vullneti i Perëndisë
Davidi mund të kishte shkuar të luftonte kundër Amalekitëve. Kishte vepruar kështu për 18 muaj me rradhë. Por tani ai i kërkon Perëndisë, që t’ia tregojë vullnetin e Tij. Kësaj rradhe, ai është i vendosur t’i bindet Zotit. Të shumtë janë ata, që kërkojnë ta dinë vullnetin e Zotit, por kur e mësojnë se ç’përfshihet në këtë vullnet, menjëherë tërhiqen. Davidi nuk po e luftonte më armikun me forcat e veta. Tani ai po forcohej prej Zotit. “Edhe pse mund të na duket sikur Perëndia na ka braktisur për një farë kohe, prapëseprapë, nëse i besojmë Atij, do ta shohim se kemi për t’u ngushëlluar” (Bibla Studimore e Gjenevës).

Premtimi
Perëndia i premtoi Davidit se do ta merrte prapë gjithçka, që i kishin vjedhur Amalekitët. Davidi do të ketë qenë tepër i inkurajuar prej kësaj përgjigjeje. Edhe pse ai kishte mëkatuar shumë në sytë e Perëndisë, prapë Perëndia do ta dëgjonte, po t’i lutej. Do t’i ishte bërë zemra mal, kur e pa se Perëndia po i premtonte një shërim të plotë. Po ata burra, që më parë donin ta vrisnin Davidin me gurë, tani i zunë besë përsëri atij dhe ishin gati ta ndiqnin për në fushën e betejës. Davidi nuk u zhdekurajua, kur një e treta e njerëzve të tij ishin aq të rraskapitur, saqë nuk donin të shkonin më tej. Ai vetë ishte akoma i vendosur për t’i besuar Zotit. 400 ushtarë nuk dukeshin si një forcë e mjaftueshme kundër ushtrisë së armikut, por “Davidi e kishte besimin e fortë dhe po e lavdëronte Perëndinë për fuqinë dhe besnikërinë, që kishte treguar ndaj tij” (Gjon Uesli). “Por ai më tha: “Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi”. Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë. Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë” (2 Korintasve 12:9-10).
Përfundim
Sapo i mundi Amalekitët, Davidi u kthye përsëri aty, ku kishte qenë, para se të mëkatonte. “Davidi u kthye nga masakra e Amalekitëve” në Tsiklag, iu lut Perëndisë dhe mori rrugën drejt Izraelit (2 Samuelit 1:1). “Kështu, pra, nëse i besojmë Perëndisë nga të gjitha anët, atëherë do ta shohim se Ai ka për të na i drejtuar hapat, ashtu siç veproi edhe me Davidin. Ai do të na përgjigjet lutjeve e ka për të bërë më shumë, sesa ç’i kërkuam. Ka për të na premtuar se do t’i marrim përsëri të gjitha ato, që na ka vjedhur armiku” (Mateo Henri). Perëndia ka për të bërë për ne të njëjtat mrekulli, që bëri edhe për Davidin, kur pendohemi për mëkatin dhe kthehemi përsëri tek Ai me besim.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com