Perëndia kaq shumë e deshi botën dhe ty!



nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 20.04.2007

Jezusi ka thënë «Unë jam Rruga, e Vërtëta dhe Jeta; askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet Meje.» (Gjoni 14:6 - Bibla.) Vetëm Jezusi, i cili ofroi sakrificën e përsosur për mëkatët tona, mund të na udhëheqë drejt Perëndisë, drejt Atit. Ai është e Vërteta dhe s’mund të gënjejë.
Eja te Jezusi tani. Ai të do, Ai vdiq për ty. Një ditë Ai do të kthehet si Gjykatësi yt dhe do të të dënojë, nëse ke refuzuar t’i besosh, kur të ka ofruar rrugën e largimit nga mëkati, dënimi dhe vdekja.
Jezusi premtoi se pranon këdo që vjen tek Ai. Ai nuk të dëbon, pavarësisht se kush je, ku je dhe çfarë ke bërë.
Eja te Jezusi tani. Përulu para Tij dhe pranoji të gjitha mëkatet e tua, të gjitha, sido që të jenë. (Çdo mëkat është mëkat ndaj Perëndisë.) Thuaji se të vjen turp që ke thyer ligjin e Perëndisë. Thuaji se e di që e meriton dënimin e Perëndisë.
Falenderoje që të do dhe që vdiq për ty, që ti të jesh i falur dhe të kesh jetë të përjetshme.
Nëse vërtetë je i sinqertë dhe dëshiron t’i besosh Jezusit dhe të ndjekësh Atë dhe vetëm Atë, mund të lutesh në këtë mënyrë: «Zot Jezus, të falemnderit që më do, që ke vdekur për mua dhe që ke derdhur gjakun Tënd për pastrimin e mëkateve të mia. Unë i pranoj mëkatet e mia dhe pendohem. Largohem nga ato dhe të lutem, pastromë zemrën mëkatare dhe falmë. Unë të pranoj si Zotin dhe Shpëtimtarin tim. Të premtoj se do të bëj atë që thua Ti dhe se do të të bindem gjatë tërë jetës sime. Amen.»
Nëse e thua këtë lutje, Jezusi do të të dëgjojë. Ai do të të forcojë dhe do të të çojë drejt në shtëpinë e Tij në Qiell, që të jesh me Të gjithmonë. Nuk do të trembesh më nga vdekja, dënimi dhe vuajtja.

EJA TE JEZUSI TANI!
Jezusi i tha «Atë që vjen tek Unë, nuk do ta nxjerr jashtë kurrë.» (Gjoni 6:37)

Përktheu nga origjinali: Magdalena Maylam


per autorin:


Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net