Perëndia është akoma…
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 30.05.2010
Parathënie
Krishtërimi nuk merret shumë seriozisht prej brezit të sotshëm, ndaj edhe shumë njerëz kujtojnë se Perëndia nuk pyet fare për ta dhe nuk kryen mrekulli si më parë. Por Bibla na mëson se Perëndia është i përjetshëm dhe se Ai nuk ndryshon kurrë. “Unë jam Zoti, nuk ndryshoj” (Malakia 3:6)… “Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë” (Hebrenjve 13:8). Duhet ta besojmë se Ai është po i njëjti Perëndi, siç ka qenë edhe më parë. “Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë” (Hebrenjve 11:6). Po të mos e besojmë me gjithë zemër se Perëndia egziston, se Ai nuk ndryshon kurrë dhe se Ai është në gjendje të bëjë të njëjtat mrekulli, që ka bërë edhe në të kaluarën, atëherë nuk do të bëhemi kurrë dëshmitarë të frytshëm për Të.

Perëndia na flet akoma
Nuk është Perëndia Ai, që e ka mbyllur gojën, por janë jobesimtarët ata, që janë veshshurdhë dhe nuk e dëgjojnë zërin e Tij. Duam p.sh. që të na realizohen të gjitha planet dhe ëndrrat tona. Nuk jemi gati, që ta lejojmë Perëndinë, që të na drejtojë e të na udhëheqë. “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua” (Fjalët e Urta 3:5-6).
E dëgjojmë zërin e Perëndisë, atëherë kur e lexojmë dhe e studjojmë fjalën e Tij, kur udhëhiqemi prej Frymës së Shenjtë dhe kur i pranojmë këshillat e perëndishme të besimtarëve të tjerë. Pothuajse të gjithë të krishterët kanë dëshirë ta dinë vullnetin e Perëndisë, por sa të paktë janë ata, që shpenzojnë kohë në praninë e Tij! Vetë e kemi fajin, kur nuk e dëgjojmë dot zërin e Zotit. “Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin” (Gjoni 10:27).

Perëndia na shëron akoma
“Sepse unë jam Zoti, që të shëron” (Eksodi 15:26). Ka kisha, që besojnë se ka mbaruar koha e mrekullive. Por cili tekst biblik na e mbështet një gjë të tillë? Tek Isaia 53:5 na thuhet se “Ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar”. Po qe se Krishti nuk arrin dot të shërojë, atëherë Ai nuk është më në gjendje as të shpëtojë.
Ka nga ata, që na sugjerojnë se vargu i cituar mësipër bën fjalë rreth shërimit shpirtëror, jo atij fizik. Por Bibla na e përshkruan këtë shërim si të dyfishtë: shërim fizik, “Dhe kur u ngrys, i sollën shumë të pushtuar nga demonë; dhe ai, me fjalë, i dëboi frymërat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët, që kështu të përmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: “Ai i mori lëngatat tona dhe i mbarti sëmundjet tona” (Mateu 8:16-17) dhe shërim shpirtëror, “Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat” (1 Pjetrit 2:24). Le t’i qëndrojmë besnikë Biblës dhe të besojmë se Perëndia ynë është akoma në gjendje të shërojë.

Perëndia na mbush akoma me Frymë
Të mbushurit me Frymën e Shenjtë është një temë tjetër biblike, e cila hidhet poshtë prej disave, që e konsiderojnë atë si diçka, që i përket të kaluarës. Por, duke vepruar kështu, njerëz të tillë ia grabisin kishës bekimet e Perëndisë. “Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë. Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë”. Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar” (Gjoni 7:37-39).
Ky premtim nuk u përmbush vetëm në Ditën e Pentikostit, por vazhdon të përmbushet akoma edhe në ditët e sotme. Në fakt, ai është përmbushur gjatë gjithë historisë së kishës. “Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut” (Veprat e Apostujve 1:8). Po qe të mbushurit me Frymën e Shenjtë nuk i përket ditëve të sotshme, atëherë as shpëtimi nuk është i vlefshëm për sot. “Sepse premtimi është për ju dhe për bijtë tuaj dhe për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t’i thërrasë” (Veprat e Apostujve 2:39). Kisha nuk do të mund të mbijetojë dot, po qe se nuk mbushet me Frymën. “Mbushuni me Frymë” (Efesianëve 5:18).

Perëndia akoma na përgjigjet
“M’u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di” (Jeremia 33:3). Ky varg konsiderohet si numri i telefonit të Perëndisë, sepse në të na thuhet se Ai është gati për t’iu përgjigjur thirrjes së cilitdo, që i drejtohet. “Te ti, që plotëson lutjen, do të vijë çdo krijesë” (Psalmi 65:2). Na duhet besim, për t’i thirrur Perëndisë, një besim i thjeshtë në premtimet e Zotit tonë të përjetshëm. “Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni” (Mateu 21:22)… “Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj” (Gjoni 14:14).

Perëndia akoma na çliron
“Fryma e Zotit, Zoti është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t’u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre që janë në robëri, hapjen e burgut të burgosurve” (Isaia 61:1, shiko gjithashtu Luka 4:18). Zoti Jezus e përmbushi dikur këtë premtim, por Ai vazhdon akoma ta përmbushë atë në jetën e atyre, që janë skllevër të Satanait, të mëkatit, apo edhe të vetvetes. Ai akoma po i çliron ata, që e pranojnë fjalën e Tij. “Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë… Pra, nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë” (Gjoni 8:31-32, 36). Ai është akoma në gjendje të krijojë një popull të shenjtë, plotësisht të lirë prej mëkatit.

Perëndia akoma shpëton
“Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim” (Romakëve 10:10). Është e vërtetë se Perëndia, me vullnetin e Tij sovran, mund ta shkatërrojë fare këtë botë, por, në fakt, Ai pret me durim, që jobesimtarët ta pranojnë hirin e Tij shpëtues. “Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç disa besojnë që ai bën; por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim” (2 Pjetrit 3:9). S’është për t’u habitur, pra, që Zoti Jezus na tha që të shkojmë në të gjithë botën e ta predikojmë ungjillin (shiko Mateu 28:19-20). Duhet të shkojmë e t’iu tregojmë të gjithëve lajmin e mirë. “Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet” (Romakëve 10:13). Kjo lloj deklarate gjendet si tek Joeli 2:32, ashtu edhe tek Veprat e Apostujve 2:21, duke na vërtetuar kështu se mesazhi është për të gjithë njerëzit e për të gjitha brezat. “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë” (Gjoni 3:3).

Përfundim
Perëndia akoma na flet, akoma na shëron, akoma na mbush me Frymën e Shenjtë, akoma na i përgjigjet lutjeve, akoma na çliron dhe akoma na shpëton. Pse? Sepse, pavarësisht se ç’thonë teologët e sotshëm, Ai është akoma Perëndi dhe mbretëron akoma në Qiell. Mësuesit dhe predikuesit e ndryshëm mund të thonë se Perëndisë i është ndërruar mendja, apo se Ai i ka ndryshuar planet e Veta. Por në fakt, janë ata, që kanë ndryshuar. Nuk e njohin mirë Perëndinë e Biblës, por, përkundrazi, i kanë krijuar vetes një perëndi sipas imagjinatës së tyre. Të krishterët e vërtetë besojnë se “çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi” (Jakobi 1:17).
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com