Përdorimi i kohës
Rreth 75 vjet më parë Henry Luce donte një emër për të titulluar një revistë të përjavshme që do të përshkruante ngjarjet e ditëve që do të pasonin. Ai zgjodhi emrin “Time” (Koha).Koha na është dhënë ne, me qëllim që të lavdërojmë Zotin në këtë jetë. Sado i njohur mund të ketë qënë një person, sado kontribut të madh mund të ketë dhënë ai në shkencë apo në letërsi, nëse ai nuk ka ardhur në një mardhënie personale me Jezus Krishtin, fatkeqsisht ky njeri jeton në padobi. Zoti na ka dhënë të gjithëve një moment, në të cilin ne mund të vijmë e të njohim Birin e Tij Jezus Krisht. Ne mundemi të përcaktojmë një kohë për tu futur përfundimisht në përjetësi. A je duke e shfrytëzuar këtë mundësi?
Koha është një mister. Ne e ndjejmë atë duke përshkuar vetëdijen tonë. Ne masim zhvillimin e saj duke rregulluar instrumentët përbërës të saj. Ne masim udhëtimin e saj, dhe lexojmë të dhënat që ajo lë pas. Por një gjë që ne nuk mund ta bëjmë, është ta përcaktojmë atë.
Henry Wadsworth Longfellow ka shkruar: “Cfarë është koha? Hija në fushën e orës, goditja e akrepave, dita dhe nata, dimri dhe behari, muajt, vitet, shekujt? Të gjitha këto janë matësit e kohës, por jo koha vetë..” Koha moderne është përpjekur disa herë të përcaktojë kohën. Disa herë duke zbuluar formula matematike abstrakte, disa herë duke analizuar ëndrat..
Bibla na thotë se koha dhe jeta janë të lidhura bashkë. Mesa duket i gjithë universi është organizuar për të matur kohën. Natyra është si një dyqan vigan orash, ku me mijëra pjesë kohore përbërëse të saj, janë duke rrahur. Gjeologjia studion rudhat e lëna nga koha. Astronomia studion lëvizjen kohore të qiejve. Arkeologjia duke zbuluar reliket e kohës së lashtë, vëzhgon gjurmët e kohës që sapo lamë pas.
Koha ka gjithashtu domethënie shpirtërore. Së pari koha është Besim. C’farë jemi ne duke bërë me të. Jemi duke e shpërdorur? Apo jemi duke përfituar prej saj, duke mbushur cdo minutë me 60’ sekonda përkushtuar Perëndisë për rritjen e mardhënies tonë personale me Të? (Ef. 5:16). Si po e përdor atë?
Koha është një Test. Nëse dikush do tju pyesë c’farë do të bëni dje në orën 1, ju do të thoni se ajo që u bë u bë. S’ka më asnjë mundësi për të ndryshuar rrjedhën e asaj që ndodhi. Por nëse pyetja tashmë do të ishte, c’farë do të bëni nesër në orën 1, ju do të mund të thoni programin dhe planet tuaja që i keni përgatitur që më parë. Ndërsa koha kalon, janë me miliarda ngjarjet që ndodhin në cdo moment të periudhës së historisë, në të cilat ne të gjithë kontribojmë nga pak. Por a e keni menduar ndonjëherë se cili është kontributi që ju do të bëni pas pak në historinë botërore? Në këto momente ju mund të zgjidhni të thoni një gënjeshtër apo të bëni mëkate të tjera, ose ju mund të zgjidhni këtë kohë për ti shërbyer Zotit dhe të mblidni thesare për përjetësinë. Koha në vetvete nuk është as e mirë e as e keqe, por të tillë e bëjmë ne. Cfarë po mëson prej saj?
Koha gjithashtu është një Takim me Zotin e Gjallë (2 Kor 6:2). Koha na është dhënë ne, me qëllim që të lavdërojmë Zotin në këtë jetë. Sado i njohur mund të ketë qënë një person, sado kontribut të madh mund të ketë dhënë ai në shkencë apo në letërsi, nëse ai nuk ka ardhur në një mardhënie personale me Jezus Krishtin, fatkeqsisht ky njeri jeton në padobi. Zoti na ka dhënë të gjithëve një moment, në të cilin ne mund të vijmë e të njohim Birin e Tij Jezus Krisht. Ne mundemi të përcaktojmë një kohë për tu futur përfundimisht në përjetësi. A je duke e shfrytëzuar këtë mundësi?
Fundi dhe Fillimi
Një moment do të vijë, kur Zoti të paraqitet. Bibla na zbulon se fundi i kësaj epoke do të vijë, por ky fund do të jetë fillimi. Kur Krishti të vijë përsëri, do të jetë fundi i këtij sistemi botëror, por gjithashtu do të jetë edhe fillimi i Mbretërisë me Perëndinë. Koha po kalon. Koha është duke u afruar kur njerëzit do t’i thërrasin Zotit, por nuk do të gjejnë përgjigje. Ata do ta kërkojnë Zotin, por nuk do ta gjejnë Atë (Pr. 1:8).
Sot është pra dita e shpëtimit (2 Kor. 6:2). Sot ti mund ta pranosh Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tënd. Ti mund të vendosësh besimin dhe shpresën tënde në Të. Ai do të ndryshojë përmasat e kohës dhe do të të fusë ty në përjetësi, së bashku me Të.
Përgatiti niko sejati



