Për ty! Me dashuri!



nga: anila.shyti, botuar me: 08.01.2007

I/e dashur femija im,

Ti je femija im dhe Une te dua. Eshte kaq e thjeshte. S’ka rendesi se cfare ke bere ose cfare nuk ke bere. Une te dua! Ti ke nje shpirt te perjetshem brenda teje, dhe Une e njoh ate ne menyre intime, dhe Une te dua.

Ti je mbi kete toke, jeton jeten tende, merr vendimet e tua, perpiqesh te gjesh se cila eshte gjeja me e mire dhe cila eshte menyra me e mire per ta bere ate, si te jetosh, si te mbijetosh. Eshte nje lufte e vertete. Une e di kete, e kuptoj, kjo eshte lufta e jetes. Por gjithe kjo mund te behej me e lehte, ne qofte se ti do te lidheshe shpirterisht me Mua.
Edhe pse jeta jote vazhdon dhe ti plakesh, dhe pastaj vdes, shpirti yt nuk plaket kurre. Nuk vdes kurre. Ti, ajo qenie qe banon tani brenda kufijve te trupit tend, do te jetoje pergjithmone.

Kjo pra eshte arsyeja qe gjerat qe kenaqin trupin, gjerat materiale te kesaj bote, s’jane ato per te cilat duhet luftuar, sepse nje dite do te jesh i detyruar t’i lesh pas. Ato qe kane me te vertete vlere jane gjerat e shpirtit: dashuria, dashamiresia, meshira, mirekuptimi, te dhenit. Keto jane gjera qe te bejne te pasur, te pasur ne shpirt. Keto jane gjera qe te bejne te forte, te forte ne shpirt.

Kur te vije ajo dite qe ti do flakesh tutje petkun tend prej mishi, e vetmja gje me vlere do te jete forca e shpirtit. Pra bej mire. Trego dashuri. Jep dashuri. Duaje familjne tende. Duaji miqte e tu. Duaji fqinjet. Duaje ate qe takon. Trego meshire, dashamiresi dhe dhembshuri. Duke bere keto gjera, duke treguar dashuri, ti Me ke treguar Mua para te tjereve. Sepse Une, Zoti, jam Dashuri, dhe te dua. Une dua te kaloj me ty gjithe Perjetesine.

Kur te vish tek dera ne fund te rruges, ne fund te jetes tende, do te kesh nevoje per celesin qe te hapesh deren dhe te hysh ne shtepine Time ku gjithcka eshte dashuri. Por ti s’ke pse te punosh per kete celes, vetem zgjat doren dhe mund ta marresh ate ne kete cast. Celesi eshte Biri im, Jezusi. Une ta zgjas ty kete celes dhe te them: “Mund te jete i yti, sepse te dua…” Eshte njesoj sikur Une te ofroj celesin e depos se thesarit dhe te them: “Kjo eshte e jotja, vetem sepse te dua…” Me kete celes ti mund te hapesh depon Time dhe te zbulosh qe eshte plot me thesare.

Prandaj pranoje celesin Tim, celesin e te jetuarit me Mua pergjithmone. Vetem thuaj: “Po Zot, e dua Celesin e Jetes. E dua Birin Tend, Jezusin. E marr ate. E pranoj…” Dhe ky Celes do te jete i yti pergjithmone.
Te dua. Ti je femija im, dhe Une te jap ty celesin e trashegimise Time. Celesin e thesarit Tim. Celesin e Perjetesise. Ai eshte yti, mjafton ta marresh.

Me dashuri te perjetshme
Ati yt Qiellor.


per autorin: