Per hater te femijve tuaj
” Ji i dashur dhe i dhembshur me te tjeret, duke e falur njeri tjetrin, ashtu si Zoti Krisht ju fali ju” Efesianet 4: 32
Kohet e fundit isha shume e prekur nga kjo histori: “Nje dite burri im dhe une patem nje grindje dhe e mbyllem duke i bertitur njeri tjetrit. Une u largova per ne verande dhe u ula. Duke e mbajtur koken me duar fillova te qaja. Djali yne kater vjecar e kishte degjuar zenken. “Une te kam xhan mami” ai tha, u ul prane meje dhe me perqafoi. “Edhe une te kam xhan” i thashe. Ai mbeshteti koken tek qafa ime duke me perqafuar fort “Une do te deshiroja qe ti te doje edhe babin tim po ashtu”, tha ai.
“Po une e dua babin tend. Ne kishim vetem nje mosmarreveshje” Pas kesaj djali im buzeqeshi dhe u ngrit menjehere. “Ku po shkon?” e pyeta. “Po shkoj ti them babit se ti e do ate”, tha ai.
Nese femijet tuaj jane te pranishem, kur ju zemeroheni, sigurohu se ata jane perseri aty edhe kur ju e falni njeri tjetrin. Mesojini ata si ti trajtojne problemet- pa e sulmuar personin. Mesoji ata se nje ndryshim ne mendime mund te coje ne vendime me te mira per gjithesecilin, dhe gjithashtu ju mund te gaboni dhe prape t’ju duan dhe respektojne si me pare. Kjo do te thote t’ju mesosh atyre ate qe juve kurre nuk ua kane mesuar me pare. Nese eshte vertete keshtu, atehere mesoni nga gabimet e prinderve dhe mesimet e nxjerra kalojani femijve tuaj. Fal atehere kur te lendojne dhe mos e merr me vete zemerimin tend kur shkon ne shtrat. Jezusi tha ju duhet te falni “Ne menyre qe edhe Ati juaj ne qiell te mund t’ju fale juve…” (Marku 11:25) Beje ate per hater te femijve tuaj.



