Pendimi i kusarit
I ndjeje thelle ne mishin tim,
te me ngulen gozhdet
dhe gjaku te me rrjedhe pambarim,
ndjenjat e mia fillojne te turbullohen
dhe trupin vdekja po ma pushton tani…
Shoh rreth meje turmen se si me percmon,
dhe duart nga kryqi mundohem t’i shkul,
te gjej nje thike e drejt tyre ta vervit,
ne trupat e tyre t’ua ngul…
Por me fort se gozhdet,
zemren ma can dhembja
rendon permbi mua e Zotit drejtesi,
Asaj nuk mundem dot t’i kundervihem,
ne vdekje me dorezoi Ai tani…
Shoh jeten time, sa kot e kam shkuar
sa njerez kam vrare, sa foshnja kam therrur,
dhe nenat e tyre i kam perdhunuar
tek me shikonin burrat e vet duke vdekur
te lidhur pas trungjeve, te gjymtuar…
Dhe xhepat i mbushja me ato pare
qe ata gjithe jeten kishin mbledhur,
duke punuar si skllever ne mergim,
me djersen qe si uje u kishte rrjedhur
Dhe ne cdo gje beja, i jepja lavdi Zotit,
Dhe thosha se cdo gje e bej per Te.
Ata njerez qe vrisja i konsideroja mekatare,
pasanike te felliqur, te korruptuarit me ne ze.
Per popullin e quaja veten clirimtar,
qe vrisja te pasurin per hir te te varfrit dhe mikut,
kalores i se drejtes, besnik i se mires,
I Zotit ushtar, Tmerr i armikut…
Po thelle brenda meje mungonte dicka,
dhe tani e ndjej se cfare ka qene,
kur shoh syte e ketij qe kam ne majte,
Ku paqja mbreteron nen kuroren me gjemba
qe permbi krye, ata i kane vene…
Para Tij, derrmohet krejt shpirti im,
njesoj si une kusari
ashtu dhe i Drejti
vuan nen te njejtin denim…
Lotet me rrjedhin nga syte e lodhur
dhe shoh me to, dashurine e Tij
O e shenjta dashuri e Zotit,
fshihet ne te Tijen drejtesi…
Do doja qe t’i shkulja nga trupi keto gozhde,
te zbrisja nga kryqi vetem per nje cast,
te bija nen kryqin e Tij, ne gjunje me lote,
Lavdi te deshmoja, per Te plot me gaz…
Por, e di, po zbrita prej Kryqit,
do kthehem serisht ne jeten e pare,
ndaj i lutem me te madh tim Zoti,
nga Kryqi mos me zbrese, ketu i sigurt jam…
E di, Zoti im, dashuria jote eshte e pamase,
te gjithe jane te drejte, vec une mekatar,
por Ti zbrite nga qiejte vetem per mua,
Ne Kryq u lartove…qe sot te te kisha prane…
Kam qene shume vite mbi kete toke,
por vec tani po e ndjej se jetoj,
kur trupin tim e cane te tmerrshmet gozhde,
meshira dhe jeta Jote me pershkoi…
Elton Leka



