Pema e fortë



nga: klodian.rupi, botuar me: 12.02.2008

“Por Ai e njeh rrugën që kam marrë; sikur të më provonte do të dilja si ari” (Jobi 23:10)

Besimi rritet mes furtunave. Shpesh herë nuk e kuptojmë se sa e rëndësishme është të gjendemi në mes të furtunës. Besimi është një funksion i dhënë prej Perëndisë dhe që nëse e marrim sjell të padukshmen në pah dhe të pamundurat bëhen të mundura.
Pra besimi “rritet mes furtunave”, dmth kur egziston një tronditje në atmosferën frymore.

Furtunat vijnë për shkak të përpjekjeve te disa elementeve. Stuhitë e botës frymore janë përpjekje me elementët armiq.
Pema më e qëndrueshme dhe e fortë nuk gjendet në mes të pyullit, por jashtë, në një vend të hapur. Atje ku erërat e godasin nga çdo anë, atje ku perthyhet dhe ku degat ia rrotullojnë sa andej ketej. Kjo është pema me të cilën mjeshtri bën veglat e tij dhe që e kërkon me ngulm dhe mbledhësi i fryteve.

Kështu dhe në botën frymore. Kur shikon një gjigant, mos harro se rruga që duhet të marrësh që të arrish pranë tij, nuk kalon nga monopate me diell ku rriten lule të egra, por mes greminave, shtigjeve të ngushta, ku era e Adhit mund të të plevitosë.
Atje ku shkëmbinjtë e thepisur presin trupin tënd, atje ku gjembat gërvishtin qerpikët, dhe ku gjarprinj helmues fërshëllejnë nga çdo anë.
Janë shtigje hidhërimi dhe gëzimi, palgësh dhe balsami shërues. Janë monopate lotësh dhe buzëqeshjesh, sprovash dhe fitoresh, përpjekjesh dhe triumfesh, vështirësish, rreziqesh, dhe trishtimesh.

Por brenda gjithë këtyre ne “fitojmë nëpërmjet Atij që na deshi”.

“Brenda furtunave”, pikërisht në mes te tyre, atje ku janë më të egra, ne do të fitojmë. Ndoshta frikësohesh mes furtunave të egra, por ti ec përpara.
Perëndia është atje për të të takuar, në qendër të gjithë sprovave dhe do të pëshpërisë misteret e Tij. Ato do të të bëjnë të dalësh me fytyrë të ndriçuar, dhe me një besim të patundur të cilin të gjithë demonët e Adhit nuk munden që ta trondisin në të ardhmen.


per autorin: