Pastërtia personale



nga: kamenica, botuar me: 15.12.2006

Disa vite më parë mësuam me tepër hidhërim se një lider tepër i njohur kristian kishte shkarë dhe jetonte prej disa kohësh në një jetë mëkati. Pa dyshim ai nuk e kishte planifikuar apo dëshiruar këtë ndryshim në jetën e tij, por në momentin që tundimi i erdhi mesa duket e gjeti të papërgatitur. Nga ky fakt gruaja, fëmijët, anëtarët e Kishës dhe miqtë e tij vuajtën shumë. Me tepër tragjik vecse ishte fakti se dëshmia dhe fjala që ai kishte përhapur më parë për Krishtin, pësoi një dëmtim të madh duke bërë që shumë njerëz të ftoheshin dhe pësonin një zhgënjim të madh… Si të krishter jemi të thirrur të jetojmë një jetë të shenjtë. Duhet tu largohemi tendencave për mëkat dhe të nderojmë Krishtin si me fjalët ashtu edhe me jetët tona. Perëndia nëpërmjet Fjalës së Tij na paralajmëron : «Si bij të bindur mos u përshtatni lakmive të mëparshme kur ishit në padijen tuaj, por ashtu s është is shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në të gjithë sjelljen tuaj» (1 Pjetrit 1 :14-15)


per autorin:


My name is Adrian. More text to come soon.