Pastërtia personale
«Sepse u bletë me një cmim. Përlëvdoni Perëndinë pra në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë…»
1 KORINTASVE 6 :18
Disa vite më parë mësuam me tepër hidhërim se një lider tepër i njohur kristian kishte shkarë dhe jetonte prej disa kohësh në një jetë mëkati. Pa dyshim ai nuk e kishte planifikuar apo dëshiruar këtë ndryshim në jetën e tij, por në momentin që tundimi i erdhi mesa duket e gjeti të papërgatitur. Nga ky fakt gruaja, fëmijët, anëtarët e Kishës dhe miqtë e tij vuajtën shumë.
Me tepër tragjik vecse ishte fakti se dëshmia dhe fjala që ai kishte përhapur më parë për Krishtin, pësoi një dëmtim të madh duke bërë që shumë njerëz të ftoheshin dhe pësonin një zhgënjim të madh…
Si të krishter jemi të thirrur të jetojmë një jetë të shenjtë. Duhet tu largohemi tendencave për mëkat dhe të nderojmë Krishtin si me fjalët ashtu edhe me jetët tona. Perëndia nëpërmjet Fjalës së Tij na paralajmëron : «Si bij të bindur mos u përshtatni lakmive të mëparshme kur ishit në padijen tuaj, por ashtu s është is shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në të gjithë sjelljen tuaj» (1 Pjetrit 1 :14-15)
Pastërtia dhe Mendja
1. Cfarë thotë Krishti për mendjen e papastër ? (Mateu 5 :27-28)
2. Përmend disa gjëra në të cilat duhet të përqëndrohen mendimet tona. (Filipianët 4 :8)
3. Përse mendja njerëzorë nuk dëshiron të mendojë këto gjëra ? (Romakët 8 :7)
4. Cilat janë objektet në jetët dhe shtëpitë tona moderne që zakonisht të drejtojnë në tundime ?
5. Si mund të sigurojmë fitore ndaj mendimeve të papastra? (Galatasit 5:16)
6. Cfarë mund të bëjmë e të anashkalojmë mendimet e papastra? (Romakët 13:14)
7. Krahasoi këto gjëra me ato të përmendura në pyetjen 4. Si do reagoni tani e tutje?
Shënim: Tundimi nuk është mëkat. Që nga momenti që fillon të përpunohet në mendje ai kthehet në mëkat.
Pastërtia dhe Seksi
1. Cfarë thotë Bibla për mardhënien seksuale? (Hebrenjtë 13:4)
2. Cfarë duhet të bëjë një i krishter ndërsa tundohet? (1 Korintasve 6:18)
3. Përmend disa pika të cilat mendoni se do tju ndihmojnë të përballoni tundimet (1 Korintasve 10:13)
4. Thuaj me fjalët e tua paralajmërimet kundrejt imoralitetit që përmenden në vargjet e mëposhtëme:
a. Fjalët e Urta 6 :26, 6 :32
b. 1 Thesalonikasve 4 :3-8
Pastërtia dhe Falja
1. Thuaj me fjalët e tua cfarë thonë vargjet në vijim në lidhje me Faljen e Perëndisë:
a. Psalmi 103 :12
b. Isaia 43 :25
c. 1 Gjonit 2 :1-2
2. Cfarë duhet të bëjmë që të marrim me siguri faljen e Zotit ? (1 Gjonit 1 :9)
APLIKIMI
A. Cilat pjesë të jetës tënde janë të papastra e mendon se ke nevojë për faljen e Zotit?
B. Cfarë jeni duke bërë apo cfarë keni përreth që ju rrisin tundimet?
C. Zgjidh një varg apo përfundim nga ky diskutim që do të të ndihmojë të tejkalosh me sukses tundimet.



