Pasmodernizmi…
Ngjarjet më të fundit në botë a nuk na kanë çuditur vallë thellësisht? A nuk ndihemi ndoshta të rënduar e thellësisht të zhgënjyer?
Nuk është e nevojshme aspak të jemi të pasigurtë e të trëmbur. E sidomos në këto kohë nuk duhet të jemi duke fjetur. Shumë pak dimë se ç’farë po ndodh në të vërtetë. Por për diçka të gjithë jemi të sigurtë. Ashtu sikurse edhe në shtyp reklamohet, ndërruam epokë. Epoka moderne mbaroi. Diçka e re filloi. Disa duan ta quajnë pasmodernizëm, disa të tjerë globalizim.. Fjala e Perëndisë mesa duket na ka paralajmëruar shumë kohë më parë për këtë kohë, kohën e fundit, duke na shpjeguar ngjarje që deri dje as mund t’i imagjinonim, por mesa duket sot do të jenë pjesë e jetës sonë dhe do të na shoqërojnë kudo që të shkojmë.
Në Bibël, Fjalën e shkruar të Perëndisë thuhet:
“..do të ketë shenja në diell në hënë dhe në yje, dhe mbi tokë ankth popujsh në përhumbjen prej gjëmës së detit dhe valëve të tij; njerëzit do të mpaken nga frika se ç’farë do të pllakosë botën..” [Luka 21:25-26].
“..atëherë do të dëgjoni të flitet për luftra.. do të ngrihet, pra popull kundër popullit dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme. Por të gjitha këto do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve..” [Mateu 24:6-8]
“..mjerë ju banorë të tokës e të detit, sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë..” [Zbulesa 12:12]
Një vështrim i shpejtë në ambjentin në të cilin jetojmë do të na qartësojë më shumë etjen e kohëve të fundit të njerëzimit për të eleminuar egërsisht çdo gjë që mund t’i pengojë drejt rrugës së tyre për pushtet.
Ndoshta gjenerata jonë akoma nuk e ka kuptuar kohën në cilën po jetojmë. Disa janë të kënaqur, disa të tjerë kanë frikë nga gjithçka, disa janë indiferentë. Është me të vërtetë e çuditshme se si një njerëzim që gjendet kaq afër fundit të tij, nuk kthehet për t’i dhënë fund gabimeve dhe duke pranuar dhuratën e dashurisë që ju ofrua falas.
Për të gjithë ata që kanë pranuar Perëndinë dhe janë sot të shpëtuar, kurajo, sepse vuajtjeve po ju vjen fundi. Përpiquni ç’do moment që kaloni të forcojë më shumë besimin tuaj në Të, Perëndinë e Gjallë e të Dashur.
Për këdo që akoma nuk e ka marrë faljen e fajeve të tij nuk jam i sigurtë nëse akoma edhe sot mund të ketë kohë. Jezu Krishti thotë: “..Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, veçse nëpërmjet meje. [Gjoni 14:6]
Shko sot tek Perëndia dhe lutju për faljen e të gjitha mëkateve të tua. Në Fjalën e Tij thuhet: “..Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri” [Fjalët 2:7]
Përgatiti niko sejati



