Paratë dhe pasqyra



nga: anila.shyti, botuar me: 13.02.2008

Nje i moshuar i pasur, por gjithmone nje njeri i paqef, vizitoi Pastorin e zones ku banonte.
Iu ankua, sepse me gjithe pasurine e tij, ndihej shume vetem dhe i palumtur.
Pastori pa iu pergjigjur, e mori per dore dhe e coi tek dritarja:
“Veshtro jashte dhe me thuaj se cfare shikon?”.
Plaku i pasur pa nepermjet xhamit jashte ne rruge.
“Shikoj burra dhe gra, te shkojne e te vijne ne punet e tyre dhe femije qe luajne te gezuar” - iu pergjigj plaku.

Pastori e mori perseri prej dore dhe e coi perpara nje pasqyre te madhe.
“Veshto ne pasqyre dhe me thuaj se cfare shikon?”.
“Shikoj veten time”, iu pergjigj i moshuari, pak i habitur.
Atehere Pastori i tha: “Kujdes, miku im. Ne dritare ka xham, qe eshte qelq, por edhe pasqyra eshte xham, eshte qelq. Ndryshimi eshte, se xhami i pasqyres eshte i lyer me nje lloj metali, dhe qe nga momenti qe u shtua pak nga ky metal, nuk mund te shikosh te tjeret, por vetem veten tende. Kjo eshte ajo qe te ben te ndjesh vetmi.
Pasuria jote e madhe, te ka larguar nga bota rreth teje. Nuk te lejon te shikosh te tjeret, te komunikosh me ta, te ndash dhimbjet, agonite, por edhe gezimet e tyre.
Shikon vetem veten tende!


per autorin: