Paqja e luftës

Categories: Opinione

Një artikull aktual me shkas luftën në Irak
Dikur në fillimet e brezit njerjëzor, gjërat ishin të thjeshta. Kur ndodhte ndonjë luftë, atëherë nuk kishte paqe në atë zonë. Dhe kur kishte paqe, lufta ishte diçka e largët. Vetëm një i çmendur mund të ngatërronte kuptimin e termave të këtyre fjalëve: Luftë dhe Paqe. Të dy këto terma që përcaktojnë diçka të kundërt me njëra tjetrën, janë njëkohësisht pikë referimi se çfarë nuk është njëra në lidhje me tjetrën.
Më vonë, kryesisht pas ngujimit të njerzve në komunitete të veçanta dhe të organizuara, gjërat u ngatërruan pak. Filluan të egzistojnë momente kur lufta ishte e nevojshme për ruajtjen e paqes. Ishte e nevojshme parambrojtja e kufijve të vendit, psh kur kërcënohej prej ndonjë armiku. Le ta qujamë këtë « Lufta e paqes ».
Pra ishte diçka e lavdërueshme dhe me vlerë që dikush të luftonte për atdheun edhe familjen e tij, biles shumë herë edhe me kosto jetën e tij për ruajtjen e paqes në vend. Por filloi njëkohsisht të krijohet një paradoks, lufta filloi të bëhet vegla për arritjene e Paqes. E kundërta e Paqes u bë tashmë një nga rrugët për të arritur paqen.
Dhe ja ku gjendemi tashmë në një epokë tjetër, ku paqja e vendit ruhet nqs më përpara eleminon të gjithë armiqtë  e tu të mundshëm, psh lufta aktuale në Irak. Kjo quhet “Paqja luftarake” 
Në këtë fazë, lufta është përbërës i nevojshme i paqes, është pjesë e saj. Kështu që paradoksi bëhet tashmë dhe  ”formulë”: lufta të çon në paqe, dhe është rruga e vetme për garancinë e saj.
 
Por veçse…
Ekziston edhe një betejë tjetër, një luftë tjetër që fatkeqsisht janë të paktë ata që njohin ekzistencën e saj. Ajo është “Paqja e luftës”. Kjo frazë me fjalë më të thjeshta thotë: “akoma edhe në konfliktin më të furishëm luftarak dikush mund të ketë paqe”!
Natyrisht që ngrihen shumë pyetje kur dikush mbron një pozicion të tillë. Më e madhja prej tyre është se si është e mundur që të ketë luftë edhe në mes të kësaj lufte të kesh paqe. Është njëlloj si të thuash se në mesin  e një zjarri ti ndjen freski. Habia e gjithë çështjes ka një shpjegim shumë të thjeshtë, edhe quhet besim. Ashtu si në mes të një furtune të madhe kapiteni mund të ndjehet i qetë duke njohur mundësitë e anijes së tij, duke iu besuar anijes së tij, kështu edhe në mesin e gjendjes më të keqe dikush mund të qëndrojë i qetë, dhe të ketë paqe.
Por edhe kjo madje është një luftë, një betejë. Dhe madje është beteja më vështirë nga të gjitha, përderisa armiku yt në këtë ndeshje është vetvetja. Dhe ky armik, dmth ti, ka edhe miq, kundërshtarë të fuqishëm që detyrimisht duhet tju bësh ballë në fushën e betejës. Disa nga miqtë e armiqve të tu janë egoizmi, krenaria, dhe në përgjithësi të gjitha ato që ne shumë thjesht duke shfajësuar veten tonë i quajmë “dobësi”.
Megjithatë në këtë betejë egziston edhe një mik, dhe më mirë të themi se është i vetmi që mund të qëndrojë përkrah teje në kohë beteje. Ky është Jezus Krishti. Ai është i vetmi person që mund ti besohesh, edhe duke iu besuar Atij mund të gjesh Paqen e shumëkërkuar, ende edhe në përleshjen më të madhe luftarake.
Duke lexuar këto rreshta, natyrisht që dikush mund të pyesë vetveten: “Teorikisht  e themi mirë, po në praktikë çfarë ndodh? Psh kur do vrasin fëmijën tënd para syve të tu, atëherë si mund të kesh sadopak paqe brenda teje”? Dhe në të vërtetë do të bie dakord, se një pyetje e këtij lloji vjen të vendosë realitetin e ashpër kundër atyre që teorikisht përmendëm deri tani. Përgjigja në një pyetje kaq të vështirë mund të marrë një nga rrugët e mëposhtëme: ose të rrugës klasike: “po.. por…”,  ose të rikthehemi në realitetin brutal që ai të flasë për ne. Do të preferoja rrugën e dytë.
Nuk ka shumë kohë kur u bë e njohur historia e çiftit Burnham. Nëse dikush lexon se çfarë kaluan, dhe se si e përballuan, do kuptojnë atë që thamë më lart; dmth se është e mundur që të kesh paqe në çfardolloj gjendjeje që të jesh. Me pak fjalë historia e tyre ndodhi si më poshtë:
Disa kryengritës fanatikë myslimanë, morrën peng çiftin për dy arsye kryesore. E para sepse ishin kristianë dhe e dyta sepse ishin të huaj, pra gjykuan se do të ishin të dobishëm si pengje. Çifti kaloi shumë momente të vështira dhe në fund njëri prej tyre vdiq (Martini), edhe mbijetoi gruaja e tij edhe pse e gjymtuar rëndë. Mrekullia e gjithë kësaj çështjeje se me sa paqe edhe qetësi i referohet kësaj peripecie, dhe se si gjatë gjithë kohës së këtyre vuajtjeve, paqja ishte ajo që i shoqëronte. Kjo sepse Dhuruesi i paqes ishte me ta. Egzistojnë shumë raste të ngjashme familjesh, fëmijët e të cilëve u vranë me qëllim që prindërit të braktisin besimin e tyre.
Pra ekziston një fakt i gjallë, se një luftë zhvillohet ditë për ditë rreth nesh edhe brenda nesh. Ekziston edhe një e vërtetë, se paqja e vërtetë është diçka e arritshme, mjaft që të dish se ku ta gjesh. Ashtu siç e përmendëm, vetëm në një vend mund ta gjesh: në personin e Jezus Krishtit.
Ai është lufta Paqësore për të cilin ia vlen të luftosh, edhe madje akoma më fort sesa luftoje për arritjen e paqes në botë. Si përfundim, sepse vetëm ajo që ke brenda teje mund të ofrosh, dhe përderisa brenda teje si njeri nuk ke paqe, është e natyrshme të mos mundesh ta dhurosh edhe tek të tjerët.
Mendohu pra se mos ndoshta është “Paqja e Luftës” ajo që ke nevojë edhe ti. Sepse ti mund të jetosh në një vend ku ka paqe nga ana e jashtme, por pyetja kryesore është se çfarë ndodh brenda teje, në brendësinë e shpirtit tënd. Nëse ndoshta një betejë zhvillohet brenda teje, gjë e cila është e mundur, atëherë duhet të kërkosh edhe ti Dhuruesin e paqes, Jezus Krishtin. Vetëm kështu paqja e shumëpritur edhe e shumëkërkuar do të bëhet pronë e jotja.

anila.shyti
Author: anila.shyti

Leave a Reply