Paqe me të tjerët, nëpërmjet Tij



nga: anila.shyti, botuar me: 06.01.2007

Nje histori prekese e nje njeriu me emrin Erino Dapozo, ungjilltar ne France.

Ai u kthye ne shtepi nga lufta, pas internimit ne nje kamp perqendrimi, me nje krah te demtuar keq. Ja historia e treguar me gojen e Dapozos:
“Komandanti i kampit te perqendrimit ku isha internuar me thirri nje dite aty nga mesdita. Me cuan ne nje dhome ku tryeza ishte shtruar per nje njeri. Une po vdisja urie. Komandanti i kampit erdhi duke u kapardisur. Pastaj u ul ne tavolinen ku kishte dreken dhe hengri ate qe i ishte servirur si per nje feste mbreterore.

Mua m’u desh te qendroja “gatitu” gjithe kohen dhe te shikoja se si i perlante ai gjellet njeren pas tjetres. Ai po lepinte buzet… dhe une po vdisja urie. Por me e keqja do te vinte me vone. Kur iu servir kafeja, ai nxori nje pako te vogel dhe e vendosi prane filxhanit. Pastaj u kthye nga une dhe tha: “E shikon kete pako? Eshte nga jot shoqe qe ta dergoi nga Parisi. Eshte plot me biskota”.
(E dija qe ne France nuk kishin per te ngrene, dhe se ime shoqe duhet te kishte hequr nga vetja per t’i pjekur ato biskota.) Pastaj ai person filloi t’i hante ato, njeren pas tjetres! Une iu luta: “Te lutem, me jep nje, vetem nje, per ta mbajtur si kujtim nga ime shoqe. Te premtoj nuk do ta ha!”. Por ai vetem qeshi dhe i kollofiti te gjitha, deri tek e fundit”.

Ne nje situate terbuese si kjo, zemerimi yne mund te arrije nje kulm dhe te kthehet ne urrjtje.

Dapozo vazhdon me historine e tij:

“Papritur e kuptova se c’domethenie ka Bibla kur thote: “Dashuria e Perendise eshte derdhur ne zemrat tona”. Dhe une ndjeva aty per aty dashuri te vertete per kete njeri. Mendova: “I shkreti ti, askush nuk te do. Ti je i rrethuar nga urrejtja. Sa i privilegjuar jam une si bir i Perendise”
Dapozo u mbush me dhembshuri per komandantin! Ai nuk e lejoi ate njeri qe ta acaronte. Dhe komandanti duhet ta kete kuptuar sepse u ngrit me nxitim dhe u largua nga dhoma.

Kur mbaroi lufta, Dapozo shkoi per t’i bere atij nje vizite. Ky u zbeh kur pa Dapozon ne prag te deres.”Ke ardhur per hakmarrje?” pyeti. “Po, - u pergjigj Dapozo - kam ardhur per hakmarrje. Hajde te pime nje kafe se bashku. Kam nje kek ne veture. Do te jete nje meze e mire per te dy”. Ish-komandanti mbeti tmerresisht i hutuar.
Pastaj papritur e kuptoi: njeriu qe i eshte dorezuar Jezu Krishtit nuk eshte nen sundimin e urrejtjes. Ai eshte çliruar plotesisht nga zemerimi qe valon, sepse dashuria e Perendise eshte derdhur ne zemren e tij.


per autorin: