Paganini
Paganini, violinisti i madh, nje dite qendroi perballe spektatoreve te tij ne salle, dhe kur ata pushuan se duartrokituri, vuri re dicka.
Dicka nuk shkonte mire me violinen e tij. E punoi pak per nje cast dhe vertetoi se nuk ishte violina e tij. Dikush e kishte zevendesuar me nje violine te vjeter e te perdorur, para se te dilte ne skene.
U ndje te paralizohej ne trupin e tij, por menjehere, u kthye nga spektatoret e tij dhe u tha: “Te dashur, dikush me vodhi para pak minutash violinen time te mire dhe ne vend te saj vuri kete violine te vjeter, gati te prishur. Por nuk ka gje. Eshte rasti qe te tregoj se muzika nuk del nga vegla, por nga shpirti i njeriut qe e perdor veglen”.
E vendosi violinen ne vendin e duhur dhe filloi t’i binte me bukur se ndonjehere tjeter. Nga violina dilte nje nje melodi e mrekullueshme. Degjuesit te mallengjyer krejtesisht nga muzika e mrekullueshme qe degjonin u ngriten ne kembe, dhe kur mbaroi e duartrolisnin per nje kohe te gjate.



