Njeriu - Prejardhja e tij



nga: udhetimi.com, botuar me: 27.06.2007

Është shumë e natyrshme që njeriu të interesohet për prejardhjen e tij. Të shumta ishin teoritë që u shtjelluan nga filozofë dhe nga shumë të tjerë kohë pas kohe, në përpjekjen për tiu përgjigjur kësaj kureshtjeje të drejtë. Një nga teoritë më të njohura është ajo e evolucionit dhe që mbështet idenë se njeriu evuloi nga kafshë të një rendi më të ulët. Megjithëse kjo teori nuk u vërtetua kurrë shkencërisht, egzistojnë njerëz që mendojnë se është e saktë. Nuk është asgjë më tepër veçse një hipotezë, një teori midis shumë të tjerash, tek e cila nuk mund të mbështetemi.
Bibla na informon se “ Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën… kështu Perëndia krijoi njeriun” (Zan 1/1,27). Njeriu është krijesë e dashurisë së Perëndisë. Madje Perëndia e krijoi njeriun ”sipas shëmbëlltyrës” dhe “në ngjasim” me veten e tij (Zan 1/26,27). Një krijesë që të shëmbëllejë me Krijuesin e tij. Kjo është përgjigja në pyetjen “kush jam?”, “kush më solli në egzistencë?”.Në pyetjen “pse erdha në jetë?” Perëndia i përgjigjet njeriut: “i kam krijuar për lavdinë time, i kam krijuar dhe bërë gjithashtu” (Isa 43/7). Njeriu u krijua që të lavdërojë Perëndinë (Rom 5/2, 8/18, 1Kor 2/7, Efes 1/12, Kolos 3/4, Zbu 21/9-11).
Jeta e tij në tokë është për të një mundësi që i jepet për të zgjedhur pjesëmarrjen e përjetshme në jetën e Perëndisë. Sepse kjo pjesmarrje është qëllimi i Perëndisë për njeriun. Të trashëgojë gjithçka ( Zbul 3/21, 21/7). Të ulet bashkë me Birin e Perëndisë në fronin e Tij. Të jetë i ngjashëm me Perëndinë (1 Gjon 3/2). Duket qartë pra se sa i lartë dhe madhështor është destinacioni i njeriut.

NATYRA E NJERIUT

Nëse dikujt i ka qëlluar të jetë prezent në një skenë vdekjeje jam i sigurt se lehtë do të kishte kuptuar se njeriu përveç trupit natyror ka gjithashtu shpirt dhe frymë. Për një çast personi është në jetë dhe në çastin tjetër ka ikur. Pas kësaj trupi vazhdon të jetë aty… por ajo që i jepte jetë këtij trupi është larguar. Njeriu nuk është pra vetëm trup por gjithashtu shpirt dhe frymë. Nëse bëjmë një vëzhgim brënda vetes shohim se jemi një UN-ë (ego) i paisur dhe i lidhur me organe materiale. Unë kam këmbë, kam duar, kam sy, kam zemër dhe shumë organe të tjera. Por këto nuk janë UN-i im, këto janë prona e UN-it tim. Pra lehtë mund të kuptojmë se kjo pjesë e njeriut është e pa varur nga trupi natyror. Në Zanafillë (2/7) shohim gjithashtu se kur Perëndia e krijoi njeriun trupin e bëri prej balte. Ai ishte ende pa jetë deri në çastin kur Perëndia i fryu frymë jete në hundë. Kjo frymë nuk ishte ajër apo oksigjen pasi ky ndodhej me bollëk edhe më përpara se Perëndia të frynte. Kështu pra nuk ishte ajëri ai që e bëri njeriun qëni të gjallë.
Por ajo frymë ishte pjesë nga vetë Perëndia. Kështu u formua UN-i i njeriut dhe trupi i tij mori jetë.
Bibla na mëson se njeriu u krijua dhe egziston si trup, shpirt dhe frymë (1 Sel 5/23). Është e vështirë për ne të dallojmë shpirtin dhe frymën sepse në ndryshim me trupin ato janë të padukshme, por Bibla na thotë se egzistojnë (Heb 4/12). Trupi i njeriut shërben në kontaktin dhe funksionin e përditshëm në botën materiale që e rrethon. Shpirti është qëndra e personalitetit e ndjenjave dhe dëshirave. Ai ka aftësinë e njohurisë, të llogjikës dhe të vullnetit. Fryma i jep mundësinë njeriut të vijë në kontakt dhe të komunikojë me botën frymore, me Perëndinë.

VULLNETI I LIRË I NJERIUT

Në gjithësi egzistojnë edhe qënie të tjera që Perëndia ka krijuar. Janë ëngjëjt apo frymërat. Këta nuk kanë trup njerëzor apo shpirt. Janë qenie më të larta dhe më të fuqishme se ne. U krijuan ti shërbejnë Perëndisë, megjithë këtë pasi kishin vullnet të lirë disa prej tyre mëkatuan duke mos iu bindur vullnetit të Perëndisë. Zoti mund të kishte një sërë rrobotësh që në mënyrë mekanike të bëjnë vullnetin e tij. Por dëshiroi të krijojë qënie që do të mund të dëshirojnë ti shërbejnë vullnetarisht dhe ta duan atë lirisht. Si ëngjëjt ashtu dhe njeriu ka si funksion kryesor të shpirtit të tij vullnetin e lirë që është një nga cilësitë e Perëndisë. Kujtojmë këtu se Perëndia e krijoi atë “në ngjasim me veten e tij”.

RËNIA E NJERIUT

Kur Perëndia krijoi qënie të lira të afta të zgjedhin bindjen apo mosbindjen ndaj Tij duhet ta dinte se disa nga këto mund të zgjdhnin rrugë të gabuar. Por duke krijuar njeriun sipas shëmbëllesës së Tij e rrespektoi lirinë që i dha. Një ëngjëll i madh i quajtur Lucifer apo sot i njohur me emrin Satan ose Djall, vendosi të ngrejë vullnetin e tij kundër vullnetit të Perëndisë (Isa 14, Eze 28 – shih mësimin “Djalli”). Ai u ndoq menjëherë nga qielli dhe bashkë me të dhe shumë ëngjëj të tjerë që kishin ndjekur të njëjtën rrugë.
Që atëherë Satani filloi të kundërshtojë dhe të përpiqet të anullojë planet e Perëndisë me çdo mënyrë. Kur njeriu u krijua me vullnet të lirë, Satani bëri plan se si do tia arrinte të shkëpusë njeriun nga bindja ndaj Perëndisë. Perëndia e paralajmëroi njeriun për këtë rrezik, por ai e la veten të ndikohet nga Satani.
Kjo ngjarje e dhimbshme e mosbindjes dhe e rënies së njeriut përshkruhet në Zanafillë kap. 3.
Perëndia i shenjtë nuk do të mund të pranonte në praninë e Tij qënie të cilat me dashje dhe me vetëdije kishin shkelur vullnetin e Tij. Kjo ishte arsyeja që Satani u ndoq nga qielli pas rebelimit të tij. I njëjti vendim duhej të merrej edhe për njeriun, kështu Eva dhe Adami u dëbuan nga prezenca Zotit. Njeriu në lirinë e tij nuk deshi Perëndinë. Dhe Perëndia e respektoi këtë zgjedhje që bëri lirisht ai. Kështu hyri në jetën e njeriut mëkati dhe vdekja. Vdiq frymërisht, shpirti i tij u bë skllav i mëkatit, i problemit, i trishtimit, i ankthit dhe vazhdon të jetë i shpërbërë dhe i ngatërruar. Trupi i tij u bë skllav i kalbjes dhe i vdekjes. Natyra mëkatare e Adamit u trashëgua në çdo pjesëtar të rracës njerëzore. Të gjithë lindim me prirjen ndaj së keqes. Dhe kësaj prirjeje i shtojmë mëkatin tonë personal, në çastin kur lirisht me dashje dhe me ndërgjegje të plotë e kryejmë atë.
Kjo natyrë e rënë është shumë e ndjeshme ndaj tundimeve të jashtme kështu që shumë lehtë i bëjmë të tonat idetë e Djallit dhe lidhemi gjithmonë e më shumë me mëkatin.

NGRITJA E NJERIUT

Perëndia nuk mendonte të hiqte dorë nga dëshira e Tij për të bërë njeriun të ngjashëm me veten e Tij.Për këtë arsye kishte parashikuar zgjidhje për ngritjen në lavdi të njeriut nga gjëndja e tij mëkatare.
Personi që do të plotësonte këtë mision ishte Biri i Perëndisë Jezus Krishti. (1 Pjet 1/19,20,). Ai erdhi në tokë të zëvendësojë njeriun në orën e ndëshkimit të mëkatit, duke vdekur në vend të tij në kryq. Kështu u fal faji i njeriut, u pastrua ndërgjegja e tij mëkatare përballë Perëndisë sepse një njeri i drejtë, Krishti, derdhi gjakun e tij në vënd të çdo mëkatari. Njeriu bëhet tashmë i përshtatshëm për tu bashkuar përsëri me Perëndinë (Heb 9/14). Kështu ai hyn përsëri në rrugën për të arritur qëllimin e përjetshëm të Krijuesit të tij, nëse e pranon këtë mundësi që Perëndia i ofron.

E ARDHMJA E PËRJETSHME E NJERIUT

Bibla, ashtu si na flet për prejardhjen e njeriut dhe krijimin e tij nga Perëndia, ashtu si na analizon rënien e tij dhe shkëputjen e tij nga Perëndia dhe mundësinë që i jep Ai të rimarrë pozicionin e duhur në planin e përjetshëm hyjnor, në të njëjtën mënyrë na informon se çdo njeri burrë, grua apo fëmijë do të qëndrojë një ditë përpara Perëndisë për tu gjykuar. Vdekja është një fakt që njeriu ndesh shpesh gjatë jetës së tij. ajo është aq e pakundërshtueshme sa që kushdo ndjen se ky është fundi i pa shmangshëm i çdo njeriu. Dhjata e Re shton: “… është caktuar që njeriu të vdesë vetëm një herë dhe më pas vjen gjyqi” (Heb 9/27). Perëndia e krijoi njeriun dhe i zbuloi vullnetin e Tij. Çdo njeri është vetë përgjegjës për ç’do zgjedhje qe ai do të bëjë. Kjo jetë është përgatitje për jetën që vjen. Njeriu nuk vdes ashtu si kafsha. Egzistenca e tij si personalitet vazhdon, në gjëndjen që gjithsecili zgjodhi gjatë kohës që jetoi këtu në tokë. Kushdo që pranon zgjidhjen e Perëndisë dhe beson në Jezus Krishtin nuk humbet por ka jetë të përjetshme. (Gjon 3/16).
Do të doja të të pyesja se cili është destinacioni yt? Nuk ka rëndësi nëse më përgjigjesh mua.
Është më mirë tia thuash Perëndisë. U përpoqa të të paralajmëroj se egzistojnë vetëm dy.
Me Perëndinë në jetë ose larg tij në errësirë pa shpresë dhe këto përjetësisht.


per autorin: