Nje trendafil



nga: udhetimi.com, botuar me: 12.01.2007

Nje njeri mbolli nje trendafil dhe e ujiste ate me shume besnikeri dhe perpara se te celte ai e pa. Ai pa sythin qe shume shpejt do te jepte gonxhen por pa edhe ferrat. Dhe ai mendoi “Si mund te dale nje lule kaq e bukur nga nje livadh I ngarkuar me gjembace kaq te mprehte?”. Papritur, nga ky mendim ai filloi te neglizhonte ta ujiste trendafilin dhe para se te nxirrte gonxhen ai u tha dhe vdiq.
Keshtu eshte me popullin e Perendise. Brenda cdo zemre ndodhet nje trendafil. Cilesite e Perendise te mbjella brenda nesh rriten midis ferrave te gabimeve tona. Shume shohin tek vetja dhe shohin vetem ferrat, difektet.
Ne deshperohemi duke menduar se asgje e mire s’mund te dale prej nesh. Ne neglizhojme te ujisim te miren brenda nesh, dhe rrjedhimisht ajo vdes. Ne kurre s’e kuptojme potencialin tone.
Disa njerez nuk shohin trendafilin brenda vetes se tyre; dikush tjeter duhet t’jua tregoje. Nje nga dhuratat me te medha qe nje person mund te zoteroje eshte qe te kaloje ferrat dhe te gjeje trendafilin brenda turmes. Kjo eshte karakteristike e dashurise, te shohesh tek nje person, t’I njohesh gabimet, fisnikerine dhe bujarine e zemres dhe ta ndihmosh te kuptoje se mund t’I munde gabimet e tij. Nqs ne I tregojme atij trendafilin, ai do t’I munde ferrat. Atehere trendafili do te lulezoje duke nxjerre gonxhe dyzete, gjashtedhjete dhe njeqindfish, ashtu sic iu dha atij.
Detyra jone ne kete bote eshte te ndihmojme te tjeret duke u treguar trendafilat dhe jo ferrat. Vetem atehere ne do te mund te arrijme dashurine qe duhet te ndiejme per njeri-tjetrin; vetem atehere ne mund te lulezojme ne kopshtin tone.

Lulezo ne Perendine!


per autorin:



Lidhje te tjera..

 

  • #
  • #
  • #
  • No related posts