Një realitet i mrekullueshëm
Historia e nje misionari te krishtere qe u perpoq te ndihmonte nje burre qe ishte alkoolist.
Vargonj te tille jane te veshtire per t’u keputur.
Nje dite punonjesi i krishtere mesoi se gjate nje rasti kur kishte pire shume miku i tij kishte bere cope-cope mobiljet e shtepise dhe kishte rrahur te shoqen. Keshtu ai shkoi t’i bente nje vizite.
Ishte ora pese e pasdites. E gjeti te shkretin ulur ne kuzhine, duke pire nje kafe. Djali i vogel 5 vjecar ishte ulur prane tij. Misionari e pershendeti pijanecin me perzemersi. Pastaj pyeti: “Gjerat kane shkuar perseri keq, ë”.
Duke kercellitur dhembet, burri u ngrit shigjete nga vendi. Pa thene asnje fjale, shkoi ne dhomen tjeter dhe u kthye me nje tel ne duar, qe perdorej per te nderur rroba. Ende pa nxjerre asnje fjale nga goja, filloi ta lidhte djalin e vogel pas karriges se tij.
Misionari mendoi: “Po tani cfare po ben? Akoma eshte i dehur?”. E la te vazhdonte. Kur mbaroi se lidhuri birin, burri i beri nje nyje telit e pastaj thirri “Çohu!”.
I vogli filloi te qaje. “Po s’mund te çohem!” tha me ngasherim. Ateher pijaneci u kthye nga misionari dhe me nje shprehje te dhimbshme ne fytyre i tha:
“E degjove: “Po s’mund!” Epo njesoj eshte edhe per mua. As une s’mund!” A s’ta copeton zemren kjo? Pas nje casti, misionari futi doren ne xhep dhe nxori nje thike te vogel. Pastaj duke mos pyetur per demin qe po shkaktonte, e preu telin e ri fringo te rrobave.
Me qetesi i tha djalit: “Çohu!” dhe djali u çua! Duke iu kthyer pijanecit, misionari i tha: “Hë, e shikon!”. “Sigurisht, - iu kthye me ashpersi ai, - ti preve telin”.
Misionari iu pergjigj : “Dikush erdhi per te prere te gjithe vargonjte e mekatit qe na mbajne ne. Jezusi!”
Mijera e mijera njerez ne gjithe boten e paane mund te deshmojne per kete.
Ç’realitet i mrekullueshem! Ne mund te shpetohemi nga forcat e erresires.
Përgatiti Astrit Allushi



