“Nje ndarje e nevojshme”
Eshte nje nder vargjet e para. Ne nje nder kapitujt e pare. Te njerit prej te pareve libra te Dhjates se Vjeter. Zanafilles.
Ky prioritet ka nje domethenie te thelle. Tri elemente kryesore na prezantohen.
1. Drita erdhi. - Dhe Drita eshte Krishti.
Megjithese zemra njerezore e refuzon, dhe historia boterore e nenvlefteson, deshmia e Atit, Zot, eshte mese e mjaftueshme.
2. Eshte mire. - Tragjedia e shpirtit njerezor qendron ne faktin se ai refuzon Driten pa e njohur ate. Perpara se ta kuptoje ate.
3. Perendia ka vendosur ne menyre te persosur dhe ne kohen e duhur… ndarjen. Midis erresires dhe Drites. Pa marredhenie shoqerimi. Pa kontakt. Pa te njejtin qendrim.
Akoma eshte e nevojshme te nenvizojme se Zoti nuk e qortoi erresiren. Nuk e deboi ate. Ajo qe dua te them eshte se Ai nuk i tha erresires te largohej. Me te ardhur Drita, erresira u largua. Vetvetiu. Vetem. Me koke te ulur.
Karakteristika: - persona te ndryshem ne kohe te ndryshme pohojne se e kane Krishtin. E megjithate ne i kuptojme menjehere. Ai nuk ka Drite. Ai nuk jep Drite. E madje as nuk flet per Driten.
Asnjehere me pare Kisha nuk e kishte kete barre te madhe pergjegjesish sa ka ne ditet e sotme.
Eshte ajo qe e shpreh edhe vargu biblik: - erresire, kaos, individe te deshtuar, teori te dala boje. Enderra te medha e te permbysura. Pritje te deshperuara…
Shekulli i njezete ka ngritur lart flamurin e mekanikes. Dy luftra te medha boterore binden. Dhe rezultati - nje shpirt njerezor i deshperuar.
Mekanika, materializmi nuk e sollen zgjidhjen.
Kisha flet per Driten. Kjo eshte e Verteta. Kjo eshte ajo qe ne akoma vazhdojme te proklamojme. Njerezit do te binden vete nese e shohin Kishen duke jetuar Driten.
Rruga me e mire qe te kuptojme nese llamba eshte e mire, eshte qe ta fusim ne portollambe. Dhe do te shkelqeje menjehere. Kishes i mbetet pergjegjesia sot me shume se kurdohere tjeter, per te shpallur dhe perhapur Driten.
I moshuari
S.I.Portinos



