Një moment jetë-ndryshues
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 23.09.2011
“Në vitin e vdekjes së mbretit Uziah, unë pashë Zotin të ulur mbi një fron të ngritur dhe të lartë, dhe cepat e mantelit të tij mbushnin tempullin. Mbi të ishin serafinët; secili prej tyre kishte gjashtë krahë: me dy mbulonte fytyrën, me dy të tjerë këmbët dhe me dy fluturonte. Njeri i bërtiste tjetrit dhe i thoshte: “I Shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i ushtrive. Tërë toka është plot me lavdinë e tij”. Shtalkat e portës u tronditën nga zëri i atij që bërtiste, ndërsa tempulli po mbushej me tym. Atëherë unë thashë: “I mjeri unë! Unë jam i humbur, sepse jam një njeri me buzë të papastra dhe banoj në mes të një populli me buzë të papastra; megjithatë sytë e mi kanë parë Mbretin, Zotin e ushtrive”. Atëherë një nga serafinët fluturoi drejt meje, duke mbajtur në dorë një urë zjarri, që kishte marrë me mashë nga altari. Me të ai preku gojën time dhe tha: “Ja, kjo preku buzët e tua, paudhësia jote hiqet dhe mëkati yt shlyhet”. Pastaj dëgjova zërin e Zotit që thoshte: “Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne?”. Unë u përgjigja: “Ja ku jam, dërgomë mua!”” (Isaia 6:1-8).
Parathënie
Pjesën më të madhe të jetës e kalojmë pa i përjetuar të gjitha ato momente, që Perëndia i ka planifikuar për ne dhe kjo vjen sidomos, ngaqë nuk jemi të ndjeshëm ndaj momenteve të tilla, të cilat mund të na i ndryshojnë pikëpamjet që kemi, apo mund të na frymëzojnë përgjithmonë. Zoti shpesh ndërhyn në jetën tonë, për të na prekur me Frymën e Tij të Shenjtë. E megjithatë, në më të shumtat e rasteve, jemi aq të zënë me punë, saqë nuk e vëmë re fare praninë e Tij, ndaj edhe nuk bekohemi. Po qe se do ta përjetonim një moment të tillë jetë-ndryshues, atëherë do të ndiheshim të rilindur dhe të ngazëlluar.

Përjetimi i të shenjtit
Isaia e përjetoi këtë moment jetë-ndryshues, kur pa një vizjon të Perëndisë tre-herë të shenjtë. Ky ishte një moment i shënuar, i planifikuar prej Zotit posaçërisht për profetin, një moment, që do të prekte me mijëra vetë në Izrael. Ndoshta vdekja e mbretit Uziah e kishte bërë Isaian të mendonte thellë rreth jetës së vet, se ku do ta kalonte përjetësinë, etj. Por, sidoqë të ketë qenë situata, Isaia pa Perëndinë e Gjallë, të ngritur lart. Ky do të ishte vërtet një vit i shënuar në jetën e profetit. Nuk jemi të sigurtë nëse vizjoni i Isaias kishte të bënte me Perëndinë të ulur në fronin qiellor, apo në fronin e tempullit në Jeruzalem. Të dy këto shembuj janë të mundshëm. Sidoqoftë, Isaia u prek shumë prej pranisë së shenjtë të Perëndisë. Një shenjtëri e tillë e bëri atë të ndihej më i shëmtuar sesa vetë mëkati. Përpara syve të tij ndodhej përsosshmëria absolute dhe veshët e profetit kumbuan prej këngës së korit qiellor. Isaia e kuptoi se kishte të bënte me të Shenjtin.
Fatkeqësisht, nuk e ndjejmë aq shumë praninë e Perëndisë dhe vetë jeta jonë na e vërteton një fakt të tillë. Po ta dinim vërtet se Zoti është i shenjtë, atëherë do të jetonim ashtu siç na thotë Ai, do ta falenderonim, në vend që të ankoheshim vazhdimisht. A na duhet që të shohim një vizjon si ai i Isaias, me qëllim që të zgjohemi nga gjumi? Jo. Ajo që na nevojitet, është të kuptuarit se Perëndia po vepron vërtet tek ne, për të na e ndryshuar jetën për mirë. “Dhe Perëndia e paqes, që e ngriti nga të vdekurit, me anë të gjakut të Besëlidhjes së amshuar, Bariun e madh të dhënve, Perëndinë tonë Jezu Krisht, ju bëftë të përsosur për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar te ju atë që është e pëlqyer përpara tij, me anë të Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdi në shekuj të shekujve” (Hebrenjve 13:20-21)… “Sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij” (Filipianëve 2:13). A nuk e kuptojmë se madje edhe tani jemi me të vërtetë në praninë e të Shenjtit? Ky duhet të jetë një moment jetë-ndryshues!

Takimi me mëkatin
Vizjoni, jo vetëm që ia shtoi Isaias njohurinë rreth të Shenjtit, por e bëri atë gjithashtu ta kuptonte edhe më mirë thellësinë e mëkatit të vet. Ai e pa se si drejtësia e tij u mohua dhe u hodh poshtë prej Perëndisë, tamam si “një rrobë e ndotur” (Isaia 64:6). Shkurtimisht, pra, Isaias i bëri përshtypje të madhe shenjtëria e Perëndisë. Ai e kuptoi se nuk mund të qëndronte dot në praninë e një Perëndie kaq të shenjtë, pa u penduar, përndryshe do të vdiste.
Të shumtë janë ata, që preken shumë, duke kënduar këngë të bukura në kishë. Por njerëz të tillë nuk kanë për të ndryshuar kurrë, po nuk i vunë në praktikë ato që këndojnë! Shumica e besimtarëve nuk e kanë fare idenë e shenjtërisë së Perëndisë dhe, si rezultat, nuk arrijnë t’i shohin siç duhet mëkatet e tyre. Ajo përvojë frymëzuese e përuli Isaian. Edhe neve na nevojitet një përulje e tillë, që ta adhurojmë Zotin me të vërtetë. Po qe se profeti nuk do të kishte thirrur me zë të lartë e nuk do ta kishte shpallur hapur pavlefshmërinë e tij, atëherë ai nuk do të ishte prekur prej fuqisë pastruese të Perëndisë. “Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t’ju lartësojë!” (Jakobi 4:10). Le të mos kujtojmë se nuk kemi nevojë të pendohemi, ngaqë ndihemi mirë në praninë e Perëndisë. “Po të themi se jemi pa mëkat, gënjej-më vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi” (1 Gjonit 1:8-9).

Inkurajimi për të shërbyer
Ç’vlerë do të kishte vizjoni i Isaias, po qe se do të kishte qenë thjesht një vizjon e asgjë tjetër? Fatmirësisht, Isaia iu përgjigj thirrjes së Perëndisë, ngaqë dëshironte t’i shërbente Atij, duke ia përcjellë mesazhin e Tij të gjithë botës. Në fakt, vetëm ata që kanë qëndruar me Jezusin, kanë të drejtën për t’ia shpallur mëkatarëve fjalën e Tij. “Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese” (Marku 16:15). Jemi thirrur, ashtu si edhe Isaia, që të shkojmë, kudo që të na dërgojë Zoti. Mund ta gjejmë veten në vende që s’na pëlqejnë, por pikërisht aty ndodhen shpirtërat, që kanë nevojë për shpëtim. Mund të mos dëshirojmë të shkojmë në vende të tilla, por duhet të tregohemi të gatshëm për t’i shërbyer Zotit, ashtu siç na drejton Ai.
Për shkak të mëkatit të vet, Isaia thirri: “I mjeri unë!” Por mjerë ata, që nuk predikojnë ungjillin! “Mjerë unë, po nuk predikova ungjillin!” (1 Korintasve 9:16). A jemi gati t’i themi Zotit: “Ja, ku jam. Më dërgo ku të duash”. A jemi gati t’i bindemi Atij, në çdo moment, që të na thërrasë? Kërkohet sakrificë dhe përkushtim nga ana jonë. Duhet të jemi të gatshëm për ta braktisur gjithçka, për t’i shërbyer Atij. E tillë ishte shërbesa e apostujve dhe e misjonarëve të hershëm, ndaj edhe ata arritën të kryejnë aq shumë për Zotin. Mos vallë, një shërbesë e tillë iu takon vetëm disave? Po, ashtu është vërtet. Një shërbesë e tillë iu përket vetëm atyre besimtarëve, të cilët janë gati ta pranojnë shenjtërinë e Perëndisë dhe faktin se janë të pavlefshëm pa Të. “Pa mua nuk mund të bëni asgjë” (Gjoni 15:5).
Përfundim
Profeti Isaia ishte besimtar, por momenti jetë-ndryshues që përjetoi, e bëri atë një besimtar të jashtëzakonshëm. Nuk ishte më dakort me nivelin e drejtësisë së vet. As nuk e quajti veten të veçantë, ngaqë ishte profet. Përkundrazi, e pranoi vajosjen, që Perëndia i Shenjtë ia dha me duart e Tij. Që nga ai moment, jeta e Isaias ndryshoi njëherë e përgjithmonë. Edhe jeta jonë mund të ndryshojë në një mënyrë po aq dramatike, nëse i hapim sytë dhe e shohim shenjtërinë e Perëndisë dhe mëkatin tonë. “Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (Gjoni 10:10).
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com
Lidhje te tjera..

- Gazeta “Udhetim ne Jete” Nr.18
Klikojeni ta hapni, ose shkarkojeni me klikun e djathte.">Gazeta “Udhetim ne Jete” Nr.18
Klikojeni ta hapni, ose shkarkojeni me klikun e djathte. - Natyra e Shenjterimit (Pjesa 3)
- Porosia e vetme
- Deklarimi i Nuses ndaj Dhëndrrit (Kishës ndaj Krishtit)
- Gazeta “Udhëtim në Jetë” Nr.19
Klikojeni ta hapni, ose shkarkojeni me klikun e djathte.">Gazeta “Udhëtim në Jetë” Nr.19
Klikojeni ta hapni, ose shkarkojeni me klikun e djathte.