Nje dite e bekuar…
Nga Bashkesia e Vëllezërve të Krishterë Ungjillorë Vlorë
Të dashur vëllezër e motra në Krishtin, në shenjë përbashkësie duam të ndajmë me ju dy momente të gëzueshme që kemi përjetuar së fundmi, si dhe të ndajmë një vision për të cilin jemi në lutje para Perëndisë.
Ditën e djelë, dt 24 Qershor 2007 organzuam një agape vëllazërore ne parkun kombëtar të Llogorait. Qëllimi ishte që sëbashku, vëllezër e motra, të mund të shijonim një të djelë në përbashkësi për të adhuruar Zotin, për të shijuar mrekullitë e kësaj pjese të mrekullueshme të Krijimit ë Perëndisë dhe për të patur një kohë argëtimi e qetësie në freskinë që ofron pylli.
Në këtë ditë gëzuam edhe praninë e vëllait Mimmo Ciociola që ishte për një vizitë 3-javore, si dhe të ciftit Joel & Adina nga asambletë e Napolitanos, që janë kordinatorë të projektit të ungjillizimit që edhe këtëvit kemi planifikuar që të bëjmë ne bashkëpunim me GLO. Ishte pikërisht vëllai Joel që ndau me ne gjatë kohës së adhurimit dhe kremtimit të Darkës së Zotit një mendim mbi armatimin e krishterë që Pali përshkruan te Efes. 6:10-18
Pas adhurimit hëngrëm sëbshku duke ndarë nga ushqimet që gjithësecili kishte përgatitur për këtë qëllim, si dhë shijuam mish derkuci të pjekur në zgarë, ofruar me bujari posacërisht për këtë rast nga cifti Matteo e Pasquina LAURIOLA nga Manfredonia (IT) të cilët kanë kontribuar në punën misionare në Vlorë për shumë kohë. Ne vijim kaluam disa orë të këndëshme në natyrë
Kaluam një kohë ditë të paharrueshme në hirin e Zotit
• Të djelën pasardhëse, dt 1 Korrik 2007 6 vëllezër e motra: Krenari, Amarildo, Majlinda, Ilda, Teuta dhe Vali, dëshmuan, me anë të pagëzimit në plazhin e Zvërnecit, besimin në Zotin Jezus dhe vendimin për t’iu bindur Atij me jetën e tyre. Me këtë rast u bashkuan me ne edhe besimtarë nga Kisha e Poros dhe e Elbasanit. Dita ishte planifikuar në tri kohë: pagezimet, kremtimi i Darkës së Zotit, kohë e lire. Kishin ardhur posacerisht për këtë rast disa familjarë të atyre që pagëzoheshin ose kolege pune të tyre.
Në kohën e pare, nga vëllai Gentian JONUZAJ u nda një fjalë unnjgjillizimi lidhur me kuptimin e asaj që do të kryhej nga vellezërit në det. Më pas Teuta, Vali dhe Rildi dhanë dëshminë e tyre. Pavarësisht se ishin përvoja të ndryshme, u dëshmua njëlloj prej tyre fakti i veprimit të fuqishëm të hirit të Perëndisë në jetën e tyre me anë të Ungjilit shpëtues të Krishtit dhe i mirënjohjes së pafund ndaj Shpëtimtarit Jezus. E vecanta ishte se motra Vali, nga kisha e Poros, nuki kishte mundur që ta realizonte dëshirën e saj për shkak të prindërve, dhe e realizoi këtë në bashkëpunim me kishën tonë. Ishte pikërisht drejtuesi i kishës së saj Sokol JANKA që do ta pagëzonte atë ditë. Kjo kohë u përmbyll me kryerjen e aktit të pgëzimi me zhytje në ujë.
Në kohën e dytë, sëbashku me të sapopagëzuarit, kaluam një kohë adhurimi dhe kremtuam Darkën e Zotit. Me këtë rast vëllai Shaban VËRCANI nga Kisha e Elbasanit ndau me ne një mendim të shkurtër përbashkësie nga Shkrimi, ku u vu në dukje vecantia e zgjedhjes së Zotit ndaj nesh për të qene dishepuj (ndjekës) të Tij.
Në kohën e tretë shijuam bukurinë dhe kënaqësinë që kjo pjesë e Krijimit na ofroi, bdërsa ndamë sëbashku nga ushqimet që kishim me vete dhe bëmë plazh deri pasdite vonë.
• Pas një kohe diskutimesh e lutjesh në Grupin e Shërbimit si dhe me besimtarët, të djelën dt. 15 Korrik patëm një takim si të pagëzuar ku vlerësuam propozimin e vëllait Mimmo Ciociola që në bashkëpunim me Kishën në Vlorë të mund të fillohet një vepër ungjllizimi me synim mbjelljen e një kishe në qytezën e Orikumit, rreth 30 km ne jug të Vlorës, në rrugën kombëtare Vlorë - Llogora – Bregdet. Arsyet që e shtynë këtë vëlla janë mundësitë dhe kohën që ai disponon për të punuar sërish për një periudhe 2 - 3-vjecare në fushën e misionit. Por edhe si një pjesë e munguar në mësimin që ai i ka lënë kishës – puna për të lindur kisha të tjera. Kisha mbërriti njëzëri në vendimin:
1. E shikon si një një thirrje nga ana e Perëndisë për të filluar këtë vepër, bazuar kjo nga vlerësimi i një sërë faktorësh.
2. Kisha e Vlorës do të impenjohet plotësisht në këtë vepër ne të gjitha aspektet:
- Ne lutje;
- Ne anen financiare që do të përballohet plotësisht nga arka e kishës.
- Në ndihmën me një cift (nëse është e mundur) si dhe persona të tjerë për punën me fëmijtë
Për këtë qëllim do të organizojmë një fushatë ungjillizimi në 10-ditëshin e parë të Shtatorit në bashkëpunim me organizatën GLO, si faza e parë për fillimin e veprës. Më pas vëllai Mimmo do të vendoset së bashku me gruan, Evën, në Orikum.
• Në daten 25 Korrik na vizituan Rinaldo & Eunice DIPROSE dhe Edmond & Nikoleta SHKRIVANI (qe i sherbejnë Zotit në Lezhë). Ata morën pjesë në takimin e kishës, ku vëlai Rinaldo beri një vështrim të shpejtë mbi beslidhjet e ndryshme që Perëndia bëri me njeriun përgjatë etapavë të historisë, të cilat kulmojnë me Beslidhjen e Re që Krishti e peruroi me gjakun e vet.
I jemi mirënjohës Zotit për të gjitha këto zhvillime në kishën tonë që i shohim si një shenjë e rritjes por edhe si një sfidë për t’u rritur më tepër. Për këtë kemi nevojë që të kemi mbështetjen tuaj në lutje, gjersa Zoti të mund të na përdorë plotësisht për vepren e tij.
Për Bashkësinë e Vëllezërve të Krishterë Ungjillorë Vlorë
Grupi i Shërbimit




