Një botë e ndryshuar



nga: anila.shyti, botuar me: 04.10.2007

A kanë ndikuar ngjarjet e 11 Shtatorit 2001 për një ndryshim total të sistemit të deritanishëm botëror? A do të mbetet 2001 si një ndër vitet ku bota jonë mori një drejtim të ri? Cfarë në botën tonë nuk do të jetë më e njëjta gjë? C’farë nuk ndryshoi? Si do të vijojë historia njerëzore më pas?
Sepse kërkimi i njeriut për paqe nuk është diçka e re. Mbajmë dëshirën për paqe brenda nesh që atëherë kur në Eden u shkëputëm prej burimit të paqes. Agonia e njeriut për dashuri nuk u shuajt. Nuk u zvogëlua. Disa mijëra e mijëra këngë në të gjithë botën e kërkuan. Nuk ka zogj që këndojnë në kafaz.
 

Pasmodernizëm  apo  fundi…?

Ngjarjet më të fundit në botë a nuk na kanë çuditur vallë thellësisht? A nuk ndihemi ndoshta të rënduar e thellësisht të zhgënjyer? Thonë se shumë gjëra nuk do të jenë më të njëjta. Ndryshime të mëdha do të ndodhin megjithëse akoma mbeten të padukshme.
Nuk është e nevojshme aspak të jemi të pasigurtë e të trëmbur. E sidomos në këto kohë nuk duhet të jemi duke fjetur. Shumë pak dimë se ç’farë po ndodh në të vërtetë. Por për diçka të gjithë jemi të sigurtë.
Ashtu sikurse edhe në shtyp reklamohet, ndërruam epokë. Epoka moderne mbaroi. Diçka e re filloi. Disa duan ta quajnë pasmodernizëm, disa të tjerë globalizim.. Fjala e Perëndisë mesa duket na ka paralajmëruar shumë kohë më parë për këtë kohë, kohën e fundit, duke na shpjeguar ngjarje që deri dje as mund t’i imagjinonim, por mesa duket sot do të jenë pjesë e jetës sonë dhe do të na shoqërojnë kudo që të shkojmë. Në Bibël, Fjalën e shkruar të Perëndisë thuhet:
 

“..do të ketë shenja në diell në hënë dhe në yje, dhe mbi tokë ankth popujsh në përhumbjen prej gjëmës së detit dhe valëve të tij; njerëzit do të mpaken nga frika se ç’farë do të pllakosë botën..”  [Luka 21:25-26]
“..atëherë do të dëgjoni të flitet për luftra.. do të ngrihet, pra popull kundër popullit dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme. Por të gjitha këto do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve..” [Mateu 24:6-8]
“..mjerë ju banorë të tokës e të detit, sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë..” [Zbulesa 12:12]
Një vështrim i shpejtë në ambjentin në të cilin jetojmë do të na qartësojë më shumë etjen e kohëve të fundit të njerëzimit për të eleminuar egërsisht çdo gjë që mund t’i pengojë drejt rrugës së tyre për pushtet.
Ndoshta gjenerata jonë akoma nuk e ka kuptuar kohën në cilën po jetojmë. Disa janë të kënaqur, disa të tjerë kanë frikë nga gjithçka, disa janë indiferentë. Është me të vërtetë e çuditshme se si një njerëzim që gjendet kaq afër fundit të tij, nuk kthehet për t’i dhënë fund gabimeve dhe duke pranuar dhuratën e dashurisë që ju ofrua falas.
 

Ç’farë ndryshoi…?

Do të mundej dikush të përgjigjej duke numëruar vetëm elementët politikë, shoqërorë, kulturorë apo ekonomikë. Në shkallë lokale, kombëtare si dhe ndërkombëtare. Dhe sigurisht do të mund të bëntë një listë të madhe ndryshimesh. Megjithatë ç’do ndyshim nuk do të mund ta vlerësosh vetëm, përderisa fsheh brenda tij farat e një serie ndryshimesh të tjera. Të pakontrollueshme e autonome. Të papërcaktueshme prej nesh.
Kudo flitet për qeveri të reja që krijohen, për sisteme të rinj ekonomikë. Flitet për bashkimin e të gjithë botës dhe sundimin e një njeriu mbi të, (me preteksin e luftës kundër terrorizmit)… Por fatkeqsia jonë qëndron se ne e shohim botën tonë të ndyshuar vetëm së jashtmi dhe jo në thelb.
 

Ç’farë nuk ndryshoi…?

Nuk e pret një përgjigje të tillë. Dhe natyrisht nuk je i gatshëm të përgjigjesh. Me të vërtetë, c’farë nuk ndryshoi.
Numri i të burgosurve. Gjërësia e portave të hekurta. Rezistenca që kangjellat kanë. U përpoqëm ti hapim dyert nga jashtë. Por çengeli ishte nga brenda. Zemrat i hap vetëm Krishti. Princi i Dashurisë.
Ngjyra e fanareve të turpit. Të dhimbjes. Të shumë lotëve. Është gjithmonë i kuq. Nuk ka ngjyrë bojqielli shpreseje. Sepse se në 2001 e dëbuam princin e shpresës.
Ngjyra e zezë e vejushës. Na folën për paqe. Dhe vrapuam në fushat e betejës që të njohim kufomat e fëmijëve tanë. Ishte e parashikuar. Tragjikisht e natyrshme. Kishim nxjerrë nga jeta jonë princin e paqes.
Skena e vdekjes. Në çdo spital të madh, kanë në pjesën e prapme, zakonisht në një rrugicë të pakalueshëm, një derë ku nxerrin “dyshekët”. Duhet ta prisnim. Ishte e parashikuar. Tragjikisht e vazhdueshme. Nuk e deshëm princin e jetës.

Monotonia e së njëjtës mënyrë të qarjes së fëmijës. Në çdo cep të planetit. Të fëmijës që punon në punishtet e sixhadeve. Në miniera. Në industrinë e rëndë. Në anijet e frikës. Në trotuaret e shfrytëzimit. Në malet e plehrave. Në kampet e sidës. Dhe nuk do të mundej të bëhej ndryshe. Ndryshe. I thamë jo princit të mëshirës, të përdëllimit.
Sepse kërkimi i njeriut për paqe nuk është diçka e re. Mbajmë dëshirën për paqe brenda nesh që atëherë kur në Eden u shkëputëm prej burimit të paqes. Agonia e njeriut për dashuri nuk u shuajt. Nuk u zvogëlua. Disa mijëra e mijëra këngë në të gjithë botën e kërkuan. Nuk ka zogj që këndojnë në kafaz. Thjesht qajnë.. në harmonikë të ndryshme.

 

Nostalgjia për drejtësi mbeti dramatikisht e pazgjidhur. Në të vërtetë, mundet dikush të fantazojë në të gjithë tokën sa, sa shumë ligje u thurrën? Për të administruar të drejtën sa e sa gjyqe funksionuan. Kërkime të drejta. Ëndra të tejçmuara. Dëshira të sinqerta. Asgjë prej këtyre nuk ndryshoi. Atëherë..? Ku qëndron problemi?
Sepse një gjë qëndroi dhe në vitin që kaloi e pandryshueshme. Sepse njëri është gabimi. Nuk kërkuam zgjidhjen prej të kryqëzuarit që është Zgjidhja. Por fatkeqsisht vazhdojmë ta kërkojmë e të varemi prej elementëve që Zoti i krijoi për të na shërbyer, jo për t’u shërbyer e për më shumë për t’u bërë skllevër të tyre. Nëse shikon se dicka të mungon drejtoju Perëndisë për zgjidhjen, miku im. Ky do të jetë edhe urimi ynë për këtë vit..
 

Sepse po… disa faqe të zeza nuk ndryshuan.


per autorin: