Nën trokitjen e aktualitetit
Jetojmë në një epokë që e karekterizon ankthi dhe pasiguria në të gjitha fushat e jetës. Pyetja “c’farë vallë do të ndodhë në të nesërmen”, gjëndet në buzët e cdo njeriu.
A do të bëhet e qëndrueshme gjendja ekonomike dhe rënia ndërbotërorëe a do të kalojë pa pasoja në përmasat tona ekonomike?
Cdo të ndodhë më cmimet e të mirave matëeriale, rrogave dhe pensioneve? A do të kontrollohet terrorizmi ndërkombëtar dhe a do të zhduken retë e kësaj lufte të re? Problemet shoqërore dhe sociale zmadhohen dita ditës. Droga ka hyrë edhe nëpër shkolla dhe cdo ditë dalin në pah krime gjithnjë e më të frikshme. Të gjitha këto rëndojnë zemrën dhe mendjen e njeriut, i heqin gëzimin dhe shuajnë buzëqeshjen prej buzëve të tij.
Njeriu i epkës sonë nuk është i lumtur. Këtë e shfaq edhe fytyra e tij e zymtë. Gjithashtu e përforcojnë edhe këngët që ngjajnë më tepër me vajtime bashkohore si në muzikën ashtu edhe në vargjet e tyre. E deklaron gjithashtu edhe numri i madh i vetvrasjeve që sa vejn edhe shtohet nga viti në vit, sidomos tek të rinjtë.
Edhe pse mundet të gjendet sadopak gëzim, ai është mashtues dhe i castit. Dëgjojmë më të moshuarit të thonë se në vitet e vjetra njerzit këndonin. Ecnin nëpr rrugë edhe fërshëllenin, edhe pse mjetet dhe mënyra e jetesës ishte shumë më e vështirë sesa tani. Këtë fenomen të kënaqshëm nuk e shohim më tek njerzit e epokës sonë me gjithë lehtësirat dhe mjetet e konsumit të përditshëm që shoqëria i ofron. Festat që përmbahen në në kalendaret e krishterë japin shancin për ditë argëtimi dhe shfrenimi.
Me një maskë gëzimi në fytyrë përpiqen të argëtohen dhe të gëzohen. Por mjerë, sa më e madhe është kostoja e argëtimit, aq më i vogël është gëzimi, dhe lumturia e përkohshme.
Ndoshta thënia e Predikuesit të vjetër përputhet më tepër me epokën tonë:
“Pashë gjithë veprat që bëhen nën diell, dhe të gjitha janë një kotësi dhe trishtim i frymës”. (Predikuesi 1:14)
Shekujt kaluan edhe zhvillimi teknologjik me zbulimet edhe shpikjet e vazhdueshme nuk arriti që t’i garantojë njeriut lumturinë dhe të bëjë të qëndrueshëm gëzimin e tij.
Më kot kërkon me pasion pak gëzim me cfardo lloj mjeti dhe mënyre, dhe me cfardo lloj kostoje.
Fjala e Perëndisë na siguron se burimi i pashterueshëm i gëzimit është vetëm Prania e Tij. Lumturia e përhershme sigurohet vetëm me veprën clirimtare të Jezus Krishtit, pendimin dhe pranimin e Tij prej njeriut. Kjo është përvoja e të gjithë atyre që pranuan Krishtin si Shpëtimtarin e tyre dhe Zotin e jetës së tyre. Eshtë dëshmia se jeta e tyre ndryshoi rrënjësisht edhe fitoi kuptim dhe gëzim.
Jeta e tyre nuk përjashtohet prej problemeve edhe vështirësive që cdo njeri i vdekshëm kalon në jetë. Jetojnë në të njëjtën botë dhe në të njëjtën shoqëri me njerzit e tjerë. Por vecse kanë shpresën edhe besimin e tyre tek Perëndia. Knaë sigurinë e Tij se nuk do t’i lërë edhe nuk do t’i braktisë kurrë. Dhe kjo shpresë nuk është pa përmbajtje. Janë të panumurta ndërhyrjet e Perëndisë në jetën e cdo njeriu besimtar. Prandaj edhe këngët e tyre janë të shumta edhe dërgojnë cdo ditë himne lavdërimi dhe falenderimi tek Perëndia. Vetë Fjala e Perëndisë premton : “Provojeni edhe shikoni se sa i mirë është Zoti”. A do të doje të bëje një hap të ri që sot?



