“Ne rrugen e Dashurise”



nga: eno.dokollari, botuar me: 03.04.2007

Eshte e pamundur te harroje ate mengjes pranvere ne breg te detit.
Zoti dhe Pjetri.
Disa ngjarje kishin ndodhur me pare.
Dhe dishepulli me spontan ishte edhe njehere me Mesuesin.
E djeshmja - çfaredo e djeshme - ishte shpelare ne lotet e Pjetrit. Dita e re erdhi.

Jezusi donte qe dishepulli i Tij te merrte nje pozicion personal.

- A me do mua?
Zoti donte prova.
Pjetri donte te thoshte se, une jam gati te vrapoj. Te shkoj. Te eci edhe njehere mbi det. Por jo. Nuk ishte kjo ajo qe Zoti donte.
- Kulloti qengjat e mi. Duaji ata…

* * *

Dhe kujtoj… nje dite dimri te ftohte akull.
Ai kishte veshur nje pale kepuce te dala boje dhe shume te vjetra. E vetmja mburoje e tij ndaj acarit te atij dimri, ishte nje xhakete e holle.
Veshtrimi i tij ishte i trembur. Pasiguria qe ai ndjente tregonte se nuk i kishte mbetur me asnje shprese. Dhe frika… Ai ishte duke shtrenguar fort ne dore nje cope letre. Pa, veshtroi numrin. Nuk mund te kuptonte shkrimin dhe as ne nuk kishim asnje mundesi komunikimi.
Ne raste te tilla, nje buzeqeshje, nje miratim me koke, nje shikim me miredashje sherben ne vend te mijera fjaleve.

Ai erdhi brenda ne Kishe. Kishte udhetuar plot pese dite. Nje kolle e forte ne menyre te vazhdueshme nuk e linte te merrte fryme. Ambjenti ne Kishe ishte i ngrohte. U qetesua.
Dikush solli qumesht. Dhe sasi te madhe buke. Dikush tjeter pergatiti disa rroba te pastra.
Dhe nje gjume i gjate dhe i thelle do te ishte fundi i asaj dite. Leket e tij te para u gjenden ne xhepin e tij, dhe… Dashuria e Perendise.

Kur e pashe perseri pas dy ose tre muajsh e kisha te veshtire ta kujtoja, ta mbaja mend. Fytyra e tij tashme ishte e qete. Zeri i tij i embel. Syte e tij te mbushur me shprese.
Nuk ishte nje ndryshim. Nuk qe as transformim. Ishte thjesht vizita e Zotit ne jeten e tij…

Se cili qe ai, kjo nuk ka shume rendesi.
E as nga ishte dhe cili qe emri i tij. Ishte njeri prej atyre qe vete Zoti e solli tek ne per t’u lutur.

Dhe shume prej tyre degjuan ne lidhje me Kryqin. Ne ju treguam dashurine e Kalvarit. Dhe ne provuam qe ta vendosim ne praktike kete dashuri.
Si nje shembull.

I moshuari
S.I.Portinos


per autorin: