Në mundesh…



nga: udhetimi.com, botuar me: 22.05.2007

Në mundesh ta ruash arsyen
kur bota humbet fillin dhe fajin ty ta hedh,
Dhe vetes t’i besosh.

Sa herë tek ti dyshojnë dhe s’të përfillin
Por edhe dyshimet drejt ti gjykosh.

Në mundesh të rrish në pritje
Nga pritja pa u lodhur.
A kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh.
Madje ndaj shpifjefe të rrish pa folur
Me thjeshtësi pa rrënë ndesh.

Në mundesh të mendosh
por jo gjer në shkatërrim
Të ëndërosh por jo rob ëndërimesh
Dhe t’i trajtosh njëlloj dhe pa dallim
Ngadhnjimin dhe shkatërrimin,
Burim mashtrimesh

Dhe durofsh dot që thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopukët le t’i kthejnë
Ti shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundesh fitoret që ke korrur ti flijosh si në kumar
në një të vetmen lojë,
Të rrezikosh, të humbësh dhe prapë t’ja fillosh
dhe humbjen kurrë mos ta zësh në gojë

Në i deytrofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
të të shërbejnë dhe kur gjithcka duket e kotë,
dhe të qëndrosh kur s’ke asgjë vec vullnetit
që gjithnjë një fjalë qëndro gjithnjë të thotë.

Në mundesh të flasësh me maskarrenjtë,
por nderin tënd ta ruash
Të ecësh përkrahë mbretit pa krenari që të verbon
Nesë armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash
dhe gjithkënd e cmon por vetë se meriton

Në mundesh ti mbushësh ti minutat aq të rënda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos ki dyshim
se e jotja do të jetë bota me cka brenda
dhe burrë do të jesh o biri im.

KIPPLING


per autorin: