Në dobësi apo fuqi? Cila është vija bazë



nga: anila.shyti, botuar me: 16.05.2007

Ne shkolle te larte degjoja oshetimat e trajnereve te futbollitë: ” Duhet te jesh i forte! Nje skuader e forte eshte nje skuader fitimtare! Ne atletike, dhe shpesh ne jete, mesazhi eshte: lojtaret e forte fitojne.

Ne jeten time frymore (ose shpirterore ) e gjej vetveten duke u perpjekur te forcohem keshtu qe te mund te fitoj. Por nje nga mesimet me te medha qe Perendia me ka mesuar eshte qe venia ime ne dukje, fuqia dhe aftesia ime nuk do me japin sukses frymor.

Vija baze eshte: pranimi i dobesise time me con te marr fuqine e Perendise. Perendia e shprehu kete te vertete kur i tha apost. Pal, “hiri im eshte i mjaftueshem per ju, sepse fuqia ime persoset ne dobesi.”

Lindja jone

Fuqia e hirit te Perendise ne vdekshmerine tone. Te vdekur! Sic mund ta kuptojme kjo eshte nje dobesi. Apost. Pal tha: qe perpara shpetimit ” ju ishit te vdekur ne shkeljet dhe mekatet tuaja.” Perpara se te pranonim Jezu Krishtin ne ishim te pandjeshem ndaj te vertetes frymore, te paditur ndaj ndertimit te Perendise, ne rebelim ndaj starndarteve te Tij morale dhe te varur nga menyra jone e jeteses. Vetem miresia (ose hiri ) i Perendise dhe Ungjilli mund t`i japin jete trupave tane frymore. Kjo eshte fuqia e hirit te Perendise.

“Per shkak te dashurise te Tij te madhe per ne, Perendia qe eshte i pasur ne meshire, na beri te gjalle me Krishtin edhe pse ishim te vdekur ne shkeljet tona - eshte nepermjet hirit qe ju u shpetuat.”

Rritja jone

Fuqia e hirit te Perendise ne dobesine tone.

Shumica prej nesh e njohim nevojen te pranojme dobesine tone dhe t`i besojme fuqise se Krishtit per shpetim. Por shume prej nesh mendojne se: njehere qe e morrem kete dhurate, eshte koha t`i vertetojme Zotit qe Ai beri nje mareveshje te mire. Ne e perfytyrojme Krishtin te ulur ne qiell si nje trajner qe shqyrton me kujdes cdo levizje qe ne bejme ne fushe. Ne punojme shume te fitojme nderin e Tij. Turremi te ndjekim nje seminar te dhene nga superyjet e fundit te krishtere. Keta gjigande duket se jetojne ne qiell. Semundjet e tyre sherohen menjehere. Ata nuk luftojne kurre me mungesen e deshires per te lexuar fjalen e Perendise ose per t`u lutur. Kur ata deshmojne, njerezit menjehere pergjigjen.

Ne pyesim veten , cfare eshte gabim me mua (ose c`po ndodh me mua ). Te dashurit tane nuk jane sheruar mrekullisht. Ndonjehere ata vdesin. ( Ne kishen tone kemi humbur tre njerez me tumor ne tru ).

Une jam nje minister por ndonjehere nuk ndjehem si i tille kur lexoj biblen ose lutem. Ndonjehere luftoj ( ose perpiqem ) t`u shpjegoj ungjillin njerezve. Kur perballem me kufirin (ose afatin ) e tumorit ne tru, ndryshueshmerine e mishit, dhe veshtiresine per te deshmuar ungjillin, ndjehem i dobet.

Kur ndjehemi keshtu, mund te marrim zemer. Fjalet e Apost. Pal nuk na rrezojne. Ato na inkurajojne.

Kur ndjehemi te dobet per t`u lutur kjo eshte nje shenje qe ne kemi nevoje te lejojme Frymen e Shenjte te na marre persiper. Bibla thote : “Fyma na ndihmon ne dobesite tona. Ne nuk dime si duhet te lutemi, por Fryma nderhyn per ne me renkim qe nuk mund te shprehet me fjale.”

Kur kalojme kohe provash te forta djalli na tundon te kthehemi nga besimi, miresia dhe varesia e Perendise. Jezusi e kupton dhe lutet per ne. Ai ka qene ne te njejten gjendje. Ne letren deguar Hebrenjve thuhet qe Jezusi eshte nje Kryeprift qiellor qe kalon kohet e dobesive tona me ne : “Ne nuk kemi nje kryeprift qe nuk mund t`i vije keq per dobesite tona por, nje qe u tundua ne cdo gje ashtu s ne por pa mekatuar.

Fati yne

Fuqia e persosur e Perendise ne momentin tone final te dobesise

Majku dhe Keli, nje cift ne kishen time, jane prinder te pese femijeve : Jese, Mateu, Rebeka, Semi dhe Ani, nje foshnje.

Ne pikturen e anetareve te kishes Ani ngjan si nje kukull e vogel kineze e brishte dhe gjysme e tejdukshme.

Ani lindi me 18 sindroma … Nuk do ishte kurre ne gjendje te ngrihej, te ecte dhe te fliste.

Para se te mbushte 5 muaj, ajo vdiq ne shtepi ,dhe gruaja ime Meri, dhe une shkuam menjehere tek shtepia e Majkut dhe Kelit. Qame por gjithadhtu u gezuam qe Ani ishte ne qiell. Vetem Jezusi ka fuqine te na ngushelloje ne keto dobesi totale njerezore. Vone ate darke, sic ishim ne makine gati per te ikur, djali i tyre adoleshent Jese, me beri me shenje te hapja dritaren e makines. Ai vuri berrylin ne dere, buzeqeshi dhe tha,” Heren tjeter do shoh motren time foshnje, syte e saj do jene drejt meje dhe do jete ne gjendje te flase me mua.”

Kur po festonim ikjen e Anit per ne shtepi mu kujtua qe Mbreteria e Perendise i perket te vegjelve si Ani. I shpjegova qe nje dite Jezusi do na perqafoje te gjitheve nese kemi dhuraten e tij ose jeten e perjetshme.

Fuqia e tij do na marre ne boten ku Ani do jete e falur perjete.

Vdekja na forcon te perballojme dobesine totale njerezore. Na ben te ndjejme uri per fuqine e Krishtit .

Krishti eshte i vetmi qe na sjell nje rregull te ri ku te dobetit fitojne dhe jo te fortet. Ai do fshije cdo lot nga syte e tyre. Nuk do kete me vdekje, zi, lote, dhimbje, sepse rregulli i vjeter u zhduk.

 

 

Te bere te forte

Ata qe prej dobesive u bene te forte jane shkruar ne mes te heronjve te besimit ne librin e Hebrenjve dhe nuk jane te pakte prej tyre. “Shuajten dhunen e zjarrit, i shpetuan majes se shpates, prej dobesise u bene te forte.

Ata qe prej dobesive u bene te forte jane shkruar ne mes te heronjve te besimit ne librin e Hebrenjve dhe nuk jane te pakte prej tyre. “Shuajten dhunen e zjarrit, i shpetuan majes se shpates, prej dobesise u bene te forte.”Shume prej nesh kurre nuk do perballonim me guxim shtyllen e flakte ose te perkulnim qafat mbi bllokun e vdekjes sic beri apost. Pal, por nese prej dobesive u beme te forte nuk do lihemi jashte listes se fisnikeve te besimit, dhe emri i Perendise nuk do mungoje se levduari nga ne.


per autorin: