Natyra e Shenjterimit (Pjesa 8)
Kujtesa
“…e mbaj zgjuar mendjen tuaj te kthjellet duke iu drejtuar kujteses suaj.”
(2 Pjetrit 3:1)
Parathenie
Egziston nje menyre e sigurte per te ditur nese kujtesa jone eshte ndikuar nga pasojat e mekatit. A nuk eshte e vertete se ne mbajme mend me mire te gjitha gabimet dhe fajet qe na kane bere te tjeret, por i harrojme shpejt te mirat dhe aktet e bamiresise? Le te shohim c’thone Shkrimet e Shenjta lidhur me kete veti te semure.
Perendia i harruar
Perendia e ndeshkoi popullin e Izraelit per harresen e tij. Tek Jeremia 2:32, Zoti thote: “Populli im me ka harruar nga nje numer shume i madh ditesh”. Moisiu e urdheroi popullin e Izraelit qe te kujtonte te gjitha gjerat qe Perendia kishte bere per te (shikoni Ligji i Perterire 24:22, 7:18, 16:3). Ai iu tha atyre ta respektonin diten e shtune si nje mbledhje te shenjte (5:15).
Pjetri i inkurajoi lexuesit e tij qe vazhdimisht ta sillnin ne mend (ta kujtonin) shpetimin e mrekullueshem te siguruar per ta nepermjet Zotit Jezus Krisht.
E megjithate ne e dime sesa a pabese, e dobet dhe pa mend mund te jete kujtesa jone.
Sherimi i kujteses
Besimtaret kane ne dispozicionin e tyre te pakten tre gjera, te cilat mund ta tranformojne dhe ta sherojne kujtesen.
1. Fjala e Perendise… “Por Une jua kam thene keto gjera qe, kur te vije momenti te kujtoheni se Une jua kisha thene” (Gjoni 16:4). Si mund ta mbajme mend Fjalen e Perendise, nese nuk gjejme kohe qe te mendojme thelle mbi kete Fjale?
2. Fryma e Perendise… “por Ngushelluesi, Fryma e Shenjte, qe Ati do ta dergoje ne emrin Tim, do t’ju mesoje cdo gje dhe do t’ju kujtoje te gjitha keto qe ju thashe” (Gjoni 14:26). A nuk e neglizhojme shpesh me vetedashje drejtimin (udheheqjen) qe na jep Kujtuesi Hyjnor?
3. Gjaku i Birit te Perendise… “beni kete ne perkujtimin Tim” (Luka 22:19). S’ka dyshim qe ky gjak nuk mund ta sheroje kujtesen tone mekatare, po qe se ai nuk ka pastruar ne fillim shpirtin nga mekati.
Perfundim
Ne kete pjese te studimit tone, jemi munduar te shfaqim natyren e shenjterimit ne shpirtin e njeriut. Kemi pare shkurtimisht punen e shumefishte te shenjterimit ne jetet tona, d.m.th. ne ndergjegjen tone, vullnetin, pasionet, deshirat, mendjen, imagjinaten dhe ne kujtesen tone. Secila prej ketyre vetive u shperfytyrua, u korruptua, u njollos dhe u be e semure per shkak te mekatit. Pali e quan kete “mendja e mishit” (Romakeve 7:20). Vetem puna e plote e shenjterimit mund ta heqe prej nesh kete aspekt te natyres sone mekatare. Atehere gjithcka qe eshte brenda nesh mund te bekoje Emrin e Shenjte te Perendise. “Beko, shpirti im, Zotin, dhe te gjitha ato qe jane tek une te bekojne emrin e tij te shenjte” (Psalmi 103:1). “…te hedhim poshte mendimet dhe cdo lartesi qe ngrihet kunder njohjes se Perendise dhe t’ia nenshtrojme cdo mendim degjeses se Krishtit” (2 Korintasve 10:5).
per autorin:
Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net



