Natyra e Shenjterimit (Pjesa 7)



nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 11.06.2007

Mendja
“…dhe te perteriteni ne frymen e mendjes suaj”
(Efesianeve 4:23)

Parathenie
Ne kete studim, do te perqendrohemi vetem tek mendimet tona. Perendia eshte ne gjendje, qe, me miratimin tone, ta ndryshoje menyren tone te te menduarit: nga nje menyre e mishit (e trupit) ne nje menyre shpirterore.

Jemi ashtu sic mendojme
Bibla na meson se menyra se si mendojme, ndikon ne formimin tone si njeri. “…sepse, ashtu si mendon ne zemer te tij, ashtu eshte ai.” Fjalet e meposhtme mund te quhen komentim i tekstit te mesiperm:

Mbill nje mendim dhe do te korresh nje veprim;
Mbill nje veprim dhe do te korresh nje zakon;
Mbill nje zakon dhe do te korresh nje karakter;
Mbill nje karakter dhe do te korresh nje fat (te ardhme) te vulosur.

Eshte e vertete se te gjitha deshirat, pasionet dhe imagjinata jone luajne nje rol ne ndertimin e mendimeve tona. Por, kur keto jane ne kundershtim me fjalen e Perendise, atehere mendimet e keqija e bejne zemren skllav.

Mendimet e keqija
Shume njerez, si besimtare ashtu edhe jobesimtare, jane nen skllaverine (tutelen) e mendimeve te paperendishme. Sado qe perpiqen, ata nuk clirohen dot nga sulmi i parreshtur ne mendjen e tyre. Ata kane arritur ne kete pozite si pasoje e deshirave, pasioneve dhe imagjinates se tyre te mbrapshte ne te kaluaren. Vetem fuqia pastruese e Frymes se Shenjte mund t’i sjelle sherim nje mendjeje, qe mbahet rob i mendimeve te keqija.
Mendimet e keqija na kalojne cdo dite ne mendje, njehere vijne e njehere ikin. Ne nuk duhet t’i lejojme ato te zene rrenje ne zemren tone. Gjithashtu, ne mund t’i sjellim keto mendime tek Zoti, ne menyre qe te mos mbetet asnje njolle apo ndjenje faji. Por c’mund te themi per ata njerez, qe nuk i besojne mjaftueshem Zotit, ndaj nuk shkojne tek Ai per clirim dhe pastrim?

Ata qe jane te roberuar
Shume njerez nuk kane besim tek Perendia, per shkak te mosbindjes, mosbesimit dhe dashurise per mekatin. Per kete arsye, mendimet e keqija lene shenje ne zemrat e ketyre njerezve, duke i burgosuar ata ne depresion dhe torture mendore. Zakonisht ka vetem nje mendim qe i pushton zemrat e tyre gjate gjithe kohes qe jane zgjuar, dhe ata flasin gjithmone vetem rreth ketij mendimi.

Ilaci (Kura)
Nuk ka rendesi sesa te keqija apo sesa te korruptuara jane mendimet e zemrave tona, prapeseprape gjaku i Jezus Krishtit mund te na fale dhe te na pastroje. Ai mund t’i beje mendimet tona te pastra dhe te shenjta, kur “perteritemi ne frymen e mendjes sone”. S’ka dyshim qe Ai mund te sheroje shkakun e shqetesimeve tona, jo vetem ne mendje, por edhe ne pjeset me te brendshme te shpirtit.

Perfundim
Ky studim mund te permblidhet, duke cituar 2 Korintasve 10:5, “…te hedhim poshte mendimet dhe cdo lartesi qe ngrihet kunder njohjes se Perendise dhe t’ia nenshtojme cdo mendim degjeses se Krishtit”. Kete gje nuk e arrijme dot permes fuqise se vullnetit tone, apo nepermjet te rrefyerit ne menyre pozitive. Perkundrazi, duhet t’i besojme Zotit, Perendise sone dhe t’i bindemi vullnetit te Tij.

 


per autorin:


Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net