Natyra e Shenjterimit (Pjesa 4)
“Edhe ata qe jane te Krishtit e kane kryqezuar mishin bashke me pasionet dhe lakmite e tij.”
(Galatasve 5:24)
Deshirat
Parathenie
Ne gjuhen hebraishte dhe ne ate greke, Shkrimet e Shenjta perdorin 16 fjale per te shprehur fjalen ‘deshire’ si emer dhe 26 fjale per ta pershkruar ate si folje.
Shenjterimi deperton edhe deri ne kete zone te shpirtit te njeriut. Perendia e nisi punen e Tij ne momentin kur ne ia dorezuam jetet tona Atij, por prapeseprape ne jemi te ndergjegjshem se deshirat tona nganjehere na mundin. Xhon Ueslli (Wesley) e pranoi kete kur tha: “Vullneti im eshte i prirur (i fiksuar drejt Zotit), e megjithate pasionet e mia jane te devijuara”.
Pasionet e devijuara
Deshirat tona te mishit mund te jene shume te forta, aq te forta sa ta bejne shpirtin tone perseri skllav. “Qendroni, pra, te patundur ne lirine, me te cilen Krishti na liroi, dhe mos hyni perseri nen zgjedhen e skllaverise.” (Galatasve 5:1). Fuqia shenjteruese e Frymes se Shenjte na jepet, me qellim qe te na pastroje nga pasionet dhe deshirat e paudhesise, dhe t’i munde keto deshira, kur ato e pushtojne shpirtin.
Mos deshiro asgje tjeter pervec Perendise
“Mos deshiro asgje tjeter pervec Perendise” – keshtu shkroi Xhon Ueslli. Ne jetet tona te perditshme, a e veme ne praktike kete keshille? Ne vend te saj, a nuk deshirojme ne gjerat e kesaj bote: pushimin, rehatin, dhe kenaqesine?
Deshira jone e vetme duhet te jete vete Zoti. Kur Ai na afrohet dhe na pyet: “C’mund te bej Une per ty?”, le te jete e tille pergjigja jone: “Zot, na jep plotesine e Frymes Tende”. Ne zemrat tona nuk duhet te kete deshire me te forte sesa kjo. Apostulli Pjeter shkroi tek 1 Pjetrit 1:13, “Prandaj, ngjeshni ijet e mendjes suaj, rrini zgjuar dhe mbani shprese te plote ne hirin qe do te vije mbi ju ne zbulesen e Jezu Krishtit”. A jane deshirat tona kaq te fiksuara ne Perendine? Psalmisti thirri: “Zemra ime eshte e prirur mire, o Perendi, zemra ime eshte e prirur mire” (Psalmi 57:7). Profeti Isaia shkroi: “Mendjes qe pushon te Ti, Ti i ruan nje paqe te persosur, sepse kjo ka besim tek Ti.”
Perfundim
Ky fiksim dhe themelim i deshirave tona teresisht tek Perendia eshte i mundur nepermjet sherbeses se Frymes se Shenjte. Ne fakt, Perendia perdor nje fjale tjeter me kuptimplote sesa fjala “i fiksuar”. Ai ben fjale per kryqezimin… “ata qe jane te Krishtit e kane kryqezuar mishin bashke me pasionet dhe lakmite e tij.” (Galatasve 5:24). Kjo eshte natyra e shenjterimit te vertete – te pastruarit dhe te larguarit e myshkut prej deshirave te shpirtit, me fjale te tjera, edhe deshirat tona te kesaj bote dhe te mishit mund te kryqezohen gjithashtu mbi kryq.
per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com



