Natyra e Shenjterimit (Pjesa 3)
Vullneti
“Une u kryqezova bashke me Krishtin dhe nuk rroj me une, po Krishti rron ne mua; dhe ajo jete qe tani jetoj ne mish, e jetoj ne besimin e Birit te Perendise, qe me deshi dhe dha veten per mua”.
(Galatasve 2:20)
Parathenie
Vullneti eshte keshtjella e shpirtit; eshte egoja, vetvetja e njeriut. Po nuk e nenshtruam vullnetin tone ne Krishtin, atehere kurre nuk do te perjetojme ate shenjterim te plote, qe na eshte premtuar. Besimtari i vertete duhet te jete i nenshtruar ndaj Zotit ne cdo nivel te qenies se tij. Perndryshe nuk mund te kete dliresi (pasterti) ne zemer.
I Kryqezuar me Krishtin
Mekatari rilindet perseri ne ate moment kur i dorezohet Krishtit dhe e pranon sakrificen e Tij ne kryqin e Kalvarit si te vetmen menyre shpetimi. Nepermjet hirit falas dhe te pamerituar te Perendise, ndodh nje transformim (i jetes) dhe i gjithe vullneti i vetvetes, rebelimi dhe mosbindja largohen. Ne ate moment gjaku i Krishtit i jep vetvetes grushtin e vdekjes. Ketu fillon puna e shenjterimit. Ky eshte momenti, kur muret tona te Jerikos rrezohen dhe Fryma e Shenjte hyn brenda per te pastruar qytetin nga cdo ndikim i banoreve te tij te vjeter. Vetem Fryma e Shenjte mund ta beje kete gje, sepse Krye Prifti i Madh e ka hapur (pergatitur) rrugen.
Dorezimi i Vullnetit
Shume njerez mendojne se kur nje mekatar kthehet tek Krishti, kjo mjafton dhe s’mbetet tjeter gje per t’u bere. Por kjo s’eshte e vertete. Shenjterimi ka filluar, por ai s’eshte i plote. Ata qe besojne se te dorezuarit e vullnetit i ve vulen kesaj ceshtjeje, shume shpejt e kuptojne gabimin e tyre. Ne kete moment, ndodh njera prej ketyre gjerave:
1. Ata largohen nga Krishti, sepse e ndjejne se nuk ishin aspak te shpetuar.
2. Ata fshihen pas shprehjes ‘Po qe njehere i shpetuar, atehere je gjithmone i shpetuar’ dhe keshtu ata e mbulojne mekatin e tyre me hipokrizi.
3. Ata e jetojne pjesen e jetes qe u ka mbetur ne pakenaqesine deshperuese te fajit dhe denimit, duke u perpjekur gjithmone t’i tregojne Perendise sesa te denje jane per shpetimin.
4. Ata do te kthehen tek Bibla per te zbuluar arsyen e vertete te medyshjes se tyre te brendshme. Atehere e kuptojne se shenjterimi eshte nje pune e vazhdueshme dhe e perditshme e Frymes se Shenjte. Keshtu ata i dorezohen me shume Atij, nderkohe qe Ai e shkelqen driten e Tij ne shpirtrat e tyre.
Perfundim
Me zellin me te madh, djalli i deformoi shpirtrat tane, me qellim qe te kishte me cfare te mbrohej ndaj Shpates se Shpirtit. Cdo pjese e natyres sone u shtremberua dhe u helmua me helmin e tij. Por Krishti solli ilacin, qe e sheron cdo lloj semundjeje qe Satani ka bere brenda nesh. Po te jemi te sinqerte ne veten tone, do te pranojme se vullneti yne mund te jete shume kokeforte nganjehere. Bejme sic duam vete, ne vend qe te bejme ate qe do Perendia. Vullneti duhet te kryqezohet, ne menyre qe te vazhdoje shenjterimi.
per autorin:
Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net



