Natyra e Shenjterimit (Pjesa 1)



nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 29.05.2007

Sherimi i Shpirtit
“Shenjterim, pa te cilin askush nuk ka per te pare Perendine”
(Hebrenjve 12:14)

Parathenie
Ne kete pjese te studimit tone, do perpiqemi t’i pergjigjemi pyetjes “Si hyn besimtari ne nje gjendje shenjterimi ne zemer?” Duke studiuar Shkrimin e Shenjte, do te mundohemi te percaktojme natyren e vertete te shenjterimit.

Teorite
Pothuajse cdo dege e besimit te krishtere ka idete e saj rreth pervojes (eksperiences) se madhe, te quajtur ‘shenjterim’. Por do ta ngaterronim ceshtjen me thelle, po t’i shikonim keto ide si pjese e ketij studimi. Per nje analize me te detajuar te ideve, ju lutemi shikoni “Natyra e Shenjterimit ne Jeten e nje Besimtari” ne faqen e internetit te kishes sone.

Vetite tona
Nje studim i elementave, qe perbejne natyren tone, do te hedhe me shume drite mbi kete teme. Vetite e shpirtit njerezor jane: Ndergjegjia, Vullneti, Mendja, Kujtesa, Imagjinata, Pasionet dhe Deshirat. Ne jemi ne dijeni te ketyre vetive, sepse i perdorim ato cdo dite. Eshte gjithashtu e drejte te thuhet se secili prej ketyre elementave eshte deformuar, prishur, helmuar dhe eshte bere i pafrytshem nga Djalli. Ai ka fituar kontroll te cdo aspekti te natyres njerezore per shkak te mekatit. “Te cileve perendia i ketij shekulli ua verboi mendjet e atyre qe nuk besojne, qe drita e ungjillit te lavdise se Krishtit… te mos ndricoje tek ata.”(2 Korintasve 4:4)
E megjithate, kjo ceshtje nuk perfundon ketu. Biri i Perendise, Zoti yne Jezus Krisht u shfaq per te shkaterruar veprat e djallit (1 Gjonit 3:8). Ai erdhi te shenjteroje shpirtin dhe ta ktheje njerezimin drejt nje marredhenjeje te persosur dhe te bekuar me Perendine.

Perfundim
Ne do t’i studiojme keto veti nje nga nje dhe do ta kuptojme punen e madhe qe Zoti ka kryer e po kryen ne shpirtrat tane. Do te shohim se Ai deshiron te na shenjteroje, me qellim qe gjithcka brenda nesh te bekoje emrin e Tij te shenjte. “Dhe Perendia i paqes ju shenjterofte Ai vete teresisht; dhe gjithe fryma juaj, shpirt e trup, te ruhet pa te mete per ardhjen e Zotit tone Jezu Krisht.” (1 Thesalonikasve 5:23)

 


per autorin:


Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net