Mos-sinqeriteti
«Dhe cdo gjë që ta bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit…»
KOLOSIANËT 3:23
Në një ceremoni diplomimi nga shkolla e lartë, një studente u dëgjua të deklaronte: «Më në fund e përfundova. Tani ndihem më mirë. Nëse do të kisha dështuar, prindërit do më kishin vrarë fare». Përkundrazi, përgjatë së njëjtës ceremoni një vajzë tjetër, një e huaj nga lindja deklaroi: «Dua të shpreh mirënjohjen time më të madhe për prindërit e mi që u lodhën dhe më përkrahën për të përfunduar këtë shkollë me sukses…». Cfarë diference në motivim egziston midis dy studenteve. E para jetoi dukshëm me frikën e gjykimit nga prindërit e saj, ndërsa e dyta ndjeu thellë mirënjohjen dhe dashurinë e prindërve të saj për të.
Në epitafin e mbretit Amaziah, një ndër mbretërit e Izraelit lexohet: «Ai bëri gjithcka që ishte e pëlqyeshme në sytë e Zotit, por pa zemër të sinqertë – 2 Kronikave 25:2». Po ju si i besoheni Krishtit. Nga një zemër e sinqertë, apo nga frika e gjykimit të Tij ?
Një shembull i mos-sinqeritetit
1. Lexo Veprat 4 :32 – 5 :11. Dikur të krishterët e parë vendosën që të bashkonin të gjitha pasuritë e tyre, dhe ti vinin në shërbimin e Kishës. Cfarë i detyroi ata që të ndërmernin këtë veprim ? (v. 32)
2. Një shkrimtar ka thënë dikur se shumë të krishter e imagjinojnë Kishën si një restorant, ku ulen, marrin një ushqim (frymor) për një kohë të shkurtër dhe largohen. Cila është përshtypja juaj përsa i përket krahasimit midis të krishterve të sotëm dhe atyre të shekullit të parë? Cfarë menyre sjelljeje dëshmuan të krishterët e parë?
3. Kur Barnaba shiti tokën e tij (që ka mundësi të ishte tepër e vlefshme) dhe ja dha paratë e tij Kishës, pa dyshim se shumë të krishter të tjerë e miratuan dhe lavdëruan këtë veprim. Si mendoni ju se ndikoi veprimi i Barnabës tek Anania dhe Safira?
4. Cfarë mendoni juve se motivoi Ananian dhe Safirën të shesin pronën e tyre dhe të japin paratë në Kishë?
5. Ku mendoni ju se motivi i tyre ndryshon nga ai i Barnabës?
Rëndësia e dëshmisë sonë kristiane
1. Si mundet të lexohet Bibla, të dëshmohet Krishti dhe të jemi pjestarë aktivë në një Kishë lokale?
2. Cfarë Krishti tha se ishte e gabuar me njerëzit e kohës së Tij ? (Marku 7 :6)
3. Përse shëndeti i ndërgjegjies së një bësimtari është për Zotin më i rëndësishëm se dëshmia e jashtme ?
Zakoni i Dhënies dhe Lutjes
1. Lexo Mateun 6:1-8. Gjithkush prej nesh mund të ketë tendencën të bëjë veprime të caktuara për sy të të tjerëve. Kur kjo dëshirë bëhet motivimi ynë i vetëm, atëherë kthehet në një zakon të gabuar. Mendo për një njeri që e njeh mirë e që ka një zakon të perëndishëm përsa i përket dhënies. Krahasoje këtë rast me atë të përshkruar tek Mateu 6.
2. Përmend disa arsye për të mbajur dhënien tënde dhe të anëtarëve të tjerë të Kishës tënde në mënyrë të sinqertë.
3. Lutja publike shpeh bëhet pjesë e aktivitetit tonë frymor. Ndërsa luteni me zë, me kë bisedoni ? A ka ndryshim kjo lujte publike në krahasim me lutjen tënde personale ? Shpjego përse.
APLIKIMI
A. Lexo 1 Korintasve 13:1-3. Parafrazo këta 3 vargje sipas kuptimit tënd.
B. Në bazë të ketyre vargjeve, cila mendoni ju se është mardhënia midis dashurisë dhe bindjes së sinqertë?
C. Cili aktivitet apo veprim në jetën tënde ka nevojë për ndryshim në motivim?
D. Si mendoni ju se ky ndryshim do të ndikojë në jetën tuaj?



