Mos prisni që t’ju thërrasin



nga: anila.shyti, botuar me: 09.05.2007

Një i ri bëri kërkesë për një punë si përdorues i kodit Mors. U paraqit bashkë me 7 konkurentë të tjerë në një zyrë të madhe zhurmuese me një telegraf në fund të zyrës. Prisnin për orë të tëra që ti thërrisnin. Një çast, njëri prej tyre, u ngrit trokiti derën e zyrës dhe hyri brenda.

Siç ishte e natyrshme, të tjerët u ankuan sepse nuk kuptuan se çfarë ndodhi. Ndoshta nuk kuptoi dhe shkoi pa e thërritur, menduan, dhe natyrisht nuk do ta pranojnë. Por pas pak doli drejtori nga zyra e tij duke shoqëruar të riun dhe u tha të tjerëve: “Zotërinj, ju falënderoj që erdhët, por vendi u zu!”

Konkurentët e tjerë mbetën të habitur, deri sa dikush guxoi të thotë: “Por, nuk ju kuptoj. Ky zotëria erdhi pas nesh dhe e zuri vendin pa mundur ne të paraqiteshim dhe të na merrnin në intervistë.”

“Më vjen keq”, tha drejtori, “por këtu e një çerek ore, telegrafi dërgonte mesazhin e mëposhtëm në kodin Mors”: -Nëse kuptoni këtë mesazh, hyni brenda. Puna është për ju.

Asnjë nga ju nuk e dëgjoi dhe nuk e kuptoi, ndërsa ky i riu e dëgjoi dhe e kuptoi. Përfundimisht vendi i punës është i tij..

Të gjithë ne sot jemi kaq të zhytur në këtë botë të zhurmshme ashtu si ajo zyra. Njerëzit vrapojnë aty dhe këtu, duke mos e dëgjuar zërin e butë të Perëndisë që dëgjohet nëpërmjet krijimit, nëpërmjet Biblës dhe nëpërmjet jetës dhe veprës së Jezus Krishtit.

Po ti dhe unë e dëgjojmë thirrjen, apo mos presim që të na thërrasin? E dëgjojmë Perëndinë kur na flet?


per autorin: