Morali dhe Ekonomia
MORALI dhe EKONOMIA
Xhorxh Soros është një mit në fushën e shkëmbimeve bankare. Drejtues i firmës investuese Quantum Fund quhet si një nga investorët më të suskseshëm në botë.
Në librin e tij «Kriza e kapitalizmit botëror» shprh shqetësimin e tij se ekonomia botërore është e pasigurt dhe jo jetëgjatë. Rritja e shpejtë e ekonomisë botërore nëpërmjet çlirimit gradual të tregut dhe zhvillimit të komunikacioneve dhe informatikës, nuk është e lidhur ngushtë me rritjen paralele të një shoqërie botërore, me drejtësi në shkallë botërëre dhe ligjet botërore mjaft të forta në mënyrë që të ekulibrojnë sistemin.
Ligjet e tanishëm botërorë nuk janë në gjendje që të shmangin luftrat ose shkeljet në një shkallë të lartë të të drejtave të njeriut. Nga ana tjetër kërcëminet ekologjike nuk trajtohen siç duhet. Akoma edhe shkëmbimet tregëtare botërore nuk janë të qëndrueshme dhe shumica nuk kontrrollohen nga institucinet shtetërore dhe botërore. Në këto kushte, Soros parashikon - se nëse nuk do të merren menjëhere metrat e nevojshme të fuqizimit të ligjeve botërore të bashkëqeverisjes – një krizë serioze të sistemit botëror me pasoja të pa parashikueshme.
Megjithatë nuk është hera e pare që kemi një sistem botëror kapitalist. Një sistem i njëjtë u zhvillua dhe zotëroi në gjysmën e shekullit të 19-të. Veçse ai sistem ishte më i qëdrueshëm nga ky i sotmi. Arsyet që i dhanë qëndrueshmëri ishin të natyrës ekonomike dhe politike, si për shembull ekzistenca e fuqive imperialiste me Britaninë e Madhe në krye, që kishin arsye të mbajnë me fuqinë e tyre sistemin të paprekur.
Më pas ekzistonte një monedhë e përbashkët floriri, ndërsa sot ekzistojnë tre monedha kryesore – dollari, euro dhe jen – të cilat përplasen me njëra – tjetrën si pllaka tektonike, duke krijuar çarje në sistem dhe duke rrëzuar monedhat më të vogla.
Por arsyeja kryesore që ekonomia botërore po ecën drejt rrënimit sipas Xhorxh Soro, është ndryshimi rrënjësor që ka ardhur vitet e fundit në vlerat morale që marrin pjesë dhe edukojnë sistemin bashkëkohor kapitalist.
Njerëzit e shekullit të kaluar kishin disa bindje bazë të përbashkëta dhe kritere morale, të cilat nuk i zbatonin gjithmonë në praktikë, por megjithkëtë ishin pothuajse në përgjithësi të pranueshme si të drejta dhe të dëshirueshme. Këto vlera kombinonin besimin me llogjikën, ekzistencën e së vërtetës si diçka ekzistuese dhe respektin në traditën morale judeo – kristiane.
Të gjitha këto në përgjithësi, kishin një udhërrëfyes më të besueshëm se për çfarë është e drejtë dhe gabim në lidhje me vlerat, ose më mirë mungesën e vlerave që zotëron sot.
«Në ditët tona si kuptim kryesor i jetës është vendosur paraja. E gjithë përmbajtja e veprimtarisë njerëzore, qëllimet altruistike, kufijtë moralë, janë zvendësuar nga paraja, paraja dhe përsëri paraja», vëren një analist bashkëkohor. Vepruesit në sistemin bashkëkohor kanë si qëllim kryesor të përfitojnë para.
Firmat bashkëkohore drejtohen nga profesionistë të cilët duke zbatuar parimet e menaxhimit, kanë si qëllim të vetëm, rritjen e fitimeve. Nga ana tjetër, aksionerët kërkojnë rendimente të larta dhe mbështesin drejtuesë të cilët kanë premtuar rritje të fitimeve.
Qëllimet shoqërore, si për shembull ofertat e punës, janë zhvendosur në vend të dytë. Konkurreca në rritje në shkallë botërore, ka vënë si detyrim bashkimet e firmave, pushimet nga puna të personelit ose akoma dhe shpërngulja e prodhimit jashtë vendit në vende të tjera, të cilat ofrojnë më tepër. Paraja, sundon jetën e njerëzve në një shkallë shumë të lartë.
Nuk është e nevojshme që dikush të futet në një analizë të hollësishme të fenomenit të shpërbërjes së vlerave morale, për të vënë re se mungesa e tyre kërcënon mirëqenien, por akoma edhe këtë, ekzistencën e shoqërisë njerëzore.
Kur njeriu vendosi të nxjerrë Perëndinë nga jeta e tij, bashkë me Perëndinë – megjithë kundërshtimet e tij – hodhi poshtë vlerat morale dhe parimet, frymëzuesi dhe garantuesi i të cilave është vetë Perëndia. Bëhet fjalë për parime dhe vlera, të cilat çdo ditë vërtetohen si shumë të nevojshme për mirëqenien, por edhe vetë mbijetesa e racës njerëzore.
Akoma edhe në ekonomi, në këtë vend në dukje asnjëanës, hedhja poshtë masive e vlerave morale në sjelljen ekonomike dhe në zgjedhjet ekonomike, vë në rrezik sistemin ekonomik botëror. Dëgjohet si diçka paradoksale, por megjithatë është e shumë e vërtetë.
Shumë shekuj më parë, me shkrimin e apostullit Pal, Fryma e Perëndisë kishte parashkruar ecjen rënëse dhe shpërbërjen morale të njerëzve që do të kundërshtonin Perëndinë dhe të vërtetën e Tij.
«Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falenderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë, …» ( Romakëve 1: 21, 22)
Recetat që janë ofruar që të dalë njeriu nga rruga pa krye, janë shumë dhe të shumëllojshme. Megjithëkëtë zgjidhja gjendet në kthimin tek rrënja e problemit. Atje nga ku nisi.
Rrugëdalja e vetme është të kthehemi tek Perëndia dhe të shqyrtojmë përsëri mardhënien tonë me Të. Kur mardhënia jonë e trazuar me Perëndinë për shkak të mëkatit rivendoset, atëhere mund të fillojë dhe vepra personale por edhe në përgjithësi – si shoqëri – restaurimin tonë. Metoda e Perëndisë për shpëtimin tonë na përshkruhet në Fjalën e Tij, në Shkrimin e Shenjtë.
Për më tepër, është çështje e përgjegjësisë personale dhe vendosjes përballë propozimit të dashurisë së Perëndisë.
«Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek Ai.»
Përgatitur nga niko.sejati



