Mocali i Lindjes se Mesme
“Te mesojme t’i vleresojme njerëzit nen driten e vuajtjeve te tyre.”
“Cdo gje e peshtire tek nje njeri eshte po aq e pranishme sa edhe tek ne vete.”- keshtu do te shkruante Ditrih Bonhoffer ndersa ishte ne pritje te ekzekutimit te tij ne nje burg nazist.
“Ne duhet te mesohemi t’i perceptojme te tjeret jo nga ato qe arrijne te bejne apo te mos bejne, perkundrazi, ne duhet t’i perceptojme me teper nen spektrin e vuajtjeve te tyre.”
Lexova Bonhofferin ndersa udhetoja ne tre shtete te vogla balltike: Estonia, Letonia dhe Lituania. Ndersa zhbiroja rruget e fshatit me kalldrem, plasi lufta mes Izrealit dhe Hezbollahut, duke me dhene me teper mundesi per te vleresuar parimin e Bonhoefferit ne lidhje me njerezit.
Izraeli. Ju nuk keni per ta kuptuar kurre mentalitetin e izraeliteve per sa kohe qe nuk keni pare nje skene te Holokaustit: Aushvici, Dechau apo ndoshta pyllin Paneriai ne rrethinat e kryeqytetin te Lituanise. Atje, neper ca gropa ku Nazistet kishin menduar te vendsonin cisternat e naftes, hapen varre masive. Ndersa trenat mberrinin plot e perplot me cifute lituane cdo dite te javes ne stacionin modest te Paneriait, oficeret gjermane do t’i drejtonin drejt pyllit gjigand per t’i pushkatuar. Nje praktike e tilla zgjati per dy vjet dhe oficeret iu vune flaket trupave per te krijuar me teper hapesire per kufomat e mevoneshme. Te pakten, 700000 cifute u masakruan ne nje humnere te tille.
Pata rastin per ta vizituar Paneriain ne nje dite te bukur vere. Mes nje pylli te pasur pishash, hija e erret e gjelbert, shpeshhere aty ketu gershetohej me bardhesine e ndonje meshtekne. Edhe pse fluturat fluturonin sa andej ketej ne ndonje lule te eger, cuditerisht pylli ndihej i zbrazet, pa zogj, sikur vete natyra ta kishte kuptuar se ky vend ishte nje makth i vertete. Une ecja nga njera grope ne tjetren, ne te cilen ishin vendosur etiketa me numrin e njerezve te masakruar: 7, 898, ketu…. 5423 ketu. Ne nje muze te vogel, ditaret qe i shpetuan dores se armikut, raportonin saktesisht numrin e trenave qe mberrinin cdo dite, sa njerez vdiqen, sa zgjaten pushkatimet. Toka ne te cilen shkelja, kishte kulluar gjak; hiri i kufomave ishte perziere me dhe.
Tashme me vjen ndermend nje fotografi e cila nuk mund te me shqitet kurre nga mendja. Behet fjale per pese gra cifute te cilat perpara se te ekzekutoheshin, u detyruan me force nga oficeret gjermane te hiqnin kilotat dhe mbathjet e tyre e me pas te pozonin per nje fotografi te vetme. Qendronin buze nje grope duke e ditur se sapo ata te leshonin nga duart aparatin fotografik, do te ngrinin drejt tyre armet e ftohta per t’i pushkatuar.
Ne ate fotografi, mund te shihje pese gra te cilat hidhnin nje veshtrim te perhumbur si prej fantazme drejt aparatit fotografik. Ne syte e tyre kishe nje ankth te tmerrshem, viktima te nje ligesie te paimagjinueshme.
Cdo cifut arrin ta kuptoje nje gje te tille. Dicka te tille e kane gjithmone perpara syve nga librat e shkolles qe studiojne dhe nga homazhet qe ia kushtojne viktimave neper varreza dhe muzeume. Ata arrijne ta kuptojne nga vendet me te shenjta ku dergjen eshtrat e te dashurve te tyre me te shtrenjte, anembane Evropes. Kur terroristet dhe presidenti i Iranit u perbetuan ta shfarosnin Izraelin nga harta, cifutet nuk bejne shaka dhe e marrin jashte mase seriozisht. Cifutet kane nje kompleks te Masades, sepse ata e kane perjetuar historine e Masades.
Libani: Muzete anembane botes arrijne te dokumentojne historine tragjike te popujve Balltike te ketyre dekadave te fundit. Ne fillim Bolsheviket hyne me force. Me pas Stalini dhe Hitleri kishin synime shkombetarizuese. Pasi Hitleri e theu paktin duke i shtypur me nje grush te hekurt, ushtrite sovjetike u kthyen serish per te qendruar vetem nje gjysme shekulli. Curcilli dhe Ruzvelti e lane pas dore kerkesen e ketyre vendeve ne Konferencen e Jaltes dhe per 50 vitet qe do te vijonin partizanet te cilet luftuan me te drejte neper pyje u ndiene te braktisur nga Perendimi. Vendet e Baltikut humben rreth nje te treten e popullsise se tyre si pasoje e vrasjeve ne mase dhe internimeve drejt Siberise.
Muzeumet me ndihmuan per te kuptuar vuajtjet ne Liban te cilat deshmojne edhe nje civilizim te hershem dhe krenar duke sakrifikuar me mijera humbje njerezish. Libanezet qendrojne te pashprese ndersa avionet ushtarake izraelite fluturojne mbi kokat e tyre, milicia e hezbollahut fiton terren, ku Siria dhe Irani luftojne me menyra te ndryshme.
Te krishterët libananeze ndihen te abandonuar ne veçanti. Ne mbështetjen e saj te sinqerte SHBA-ja, serish duket se ekziston pak shprese ne lidhje me kete popullsi te vogel te krishtere ne Lindjen e Mesme.
Iraku. Gjate muajit qe udhëtoja ne vendet baltike, 3000 irakene vdiqen ne menyre tragjike. Imagjinoni traumen kombetare te SHBA-se nese 40 000 veta do te humbnin jeten (numri ekuivalent per popullsine tone) vetem brenda nje muaji. Ndersa udhëtoja mes per mes burgjeve te shemtuar baltike, nuk mund te rrija pa imagjinuar se si muzeumet irakene do ta ekspozonin invazionin amerikan pas nje gjysme shekulli. A mos valle do te na shohin ne si çlirimtare apo si shkaterrimtare? Mos valle nxenesit e vegjel do te mesojne me shume rreth nesh duke i rene përqark Abu Graibit?
Sa do te doja qe te konkludoja kete artikull me nje kenaqesi te veçante? Mbase me nje lloj pranvere sic po e perjetojne edhe vendet baltike. Burgjet e SS-ve dhe skenat e pushkatimeve tashme jane vecse muzeume. Statujat gjigante dhe ikonike te Leninit, Stalinit dhe Dzerzhinskit tashme ruhen ne nje park rural, nje koleksion privat gjendur prane nje godine te vjeter magnati.(Nje zog ka ngritur fole poshte gishtit te madh te Leninit).
Tashme frika nuk ekziston më dhe studentet e shkollave te mesme e kane jetuar jeten ne nje liri krejtësisht te plote.
Sa do të përpiqem, nje përfytyrim te tille nuk mund ta kem per Lindjen e Mesme.
Filip Jensi, (Krishterimi Sot, 20-11.2006) Perdorur me leje
Perktheu: Mikel Bogdani



