Mirënjohja
Mirënjohja
Nje shpirt sapo arriti ne qiell, u takua me Shen Pjetrin. Ai e mori per t’i treguar disa gjera ne Qiell.
Ecen andej dhe ketej, dhe Shen Pjetri i shpjegonte se cfare ishin te gjitha ato qe shikonte.
Nje moment hyne ne nje salle te madhe, qe ishte e mbushur me engjej. Salla ishte e ndare ne pjese te medha te ndryshme pune. Shen Pjetri, ndaloi ne pjesen e pare dhe i tha shpirtit qe vezhgonte: “Ketu, eshte Qendra ku mberrijne kerkesat e njerezve per tek Perendia, nepermjet lutjeve”.
Shpirti, pa tek kjo Qender, se te gjithe ishin te zene me pune. Nje numer i madh engjejsh merreshin me seleksionimin e qindra kerkesave, qe arrinin cdo cast, nga te gjitha vendet e tokes.
Pas pak, ecen dhe arriten ne nje tjeter qender.
“Ketu”, tha Shen Pjetri, “eshte Qendra e amballazhimit dhe e dergeses. Ketu, behet amballazhimi i te gjitha bekimeve materiale dhe frymore, ashtu si kerkesat e tjera , qe kerkojne nga Perendia si dhurate njerezit”.
Shpirti, vuri re se edhe kjo Qender ishte shume e zene. Kishte edhe ketu shume engjej qe punonin, ashtu sic i tha Pjetri 24 ore ne dite punonin pa pushim.
“E shikon”, i tha Pjetri, “njerezit jane te padurueshem. Nuk mund te presin aspak… Duan qe Perendia t’u pergjigjet menjehere lutjeve te tyre!!! Dhe jane kaq shume ato qe kerkojne…”.
Ne vazhdim, ecen dhe qendruan ne Qendren e trete. Ishte qendra me e vogel ne madhesi dhe per cudi te shpirtit, kishte vetem nje engjell atje i ulur dhe nuk bente asgje. Shpirti u kthye nga Shen Pjetri, por para se te thote dicka, Shen Pjetri i tha: ” Eshte Qendra qe mbledh falenderimet e njerezve per Perendine!!!”
“Shen Pjeter, si shpjegohet qe nuk ka fare pune ne kete Qender?” Pyeti shpirti.
“Kjo eshte me e trishtueshmja”, u pergjigj Pjetri.
“Pasi njerezit, marrin nga Perendia te mirat dhe bekimet qe i kane kerkuar, harrojne te thone faleminderit. Per fat te keq, pak jane mirenjohes”.



