Mënyra e Shenjtërimit (Pjesa 5)
Perëndia e bën (punën e shenjtërimit) nëpërmjet Gjakut të Krishtit
“Prandaj edhe Jezusi, për të shenjtëruar popullin me gjakun e vet, pësoi jashtë derës (së qytetit).”
(Hebrenjve 13:12)
Parathënie
Kemi arritur në këtë studim në thelbin e çështjes së shenjtërimit. Këtu do të gjejmë shkakun, që na bën ta meritojmë kryerjen e madhe, d.m.th. shpëtimin në Krishtin. Tek Romakëve 5:9 lexojmë se ne jemi “tani të shfajësuar në gjakun e Tij”, por tek Hebrenjve 13:12 na thuhet se jemi të shenjtëruar me anë të gjakut të Krishtit.
Kryqi si mjet i Shenjtërimit
Rrallëherë flitet për faktin se mënyra me të cilën shenjtërohemi është përmes vdekjes së Krishtit në Kryq. Gjithashtu ky fakt rrallëherë kuptohet siç duhet. E dimë se Jezusi vdiq për mëkatet tona, por nuk arrijmë ta shohim se Ai vdiq “për të prishur mëkatin” (Hebrenjve 9:26). Ai nuk erdhi vetëm për të na çliruar nga tutela e gjarprit, por Ai dëshiron gjithashtu ta nxjerrë helmin e gjarprit (mëkatin) nga natyra jonë. Gjaku i Tij lau mëkatet tona, por ky gjak gjithashtu e pastron fëmijën e Perëndisë nga çdo paudhësi (1 Gjonit 1:9).
Jemi bërë të plotë (të shëruar) për shkak të vurratave të Tij
Jemi shenjtëruar dhe pastruar nga gjaku i Krishtit, dhe jo nëpërmjet lotëve tanë, vuajtjeve, betimeve për dedikim (ndaj Zotit) apo vetë-përuljes. Shkrimi i Shenjtë na mëson se Perëndia e bëri Qengjin e Perëndisë, Atë që nuk njihte mëkat, të bëhej “mëkat për ne… që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në Të” (2 Korintasve 5:21). Kurrë nuk do arrijmë ta kuptojmë këtë mister, se çdo të thotë që mbi Kryqin e Kalvarit, një oqean i pafund i mëkatit të botës të derdhet mbi shpirtin e panjollë të Birit të Shenjtë të Perëndisë, e Atij që kurrë nuk kishte qoftë edhe një mendim mëkatar, apo një temperament të inatosur, apo një ndjenjë xhelozie, apo një dëshirë lakmitare. Kurrë nuk do mund ta kuptojmë këtë, por ne mund të besojmë se Ai është në gjendje të na shenjtërojë me gjakun e Tij.
Kur e kuptojmë këtë të vërtetë dhe e pranojmë me besim gjakun faj-shlyes dhe shenjtërues të Krishtit si të vetmin mjet shenjtërimi, atëherë nuk do të jetojmë më me anë të emocioneve, teorive, apo qoftë edhe nëpërmjet të rënit dakort me premtimet e Perëndisë. Poshtë këmbëve tona do gjejmë një shkëmb të fortë sigurie tek Ai. Fakti i madh historik i vdekjes faj-shlyerëse dhe sakrifikuese të Krishtit do të bëhet realitet në jetët tona.
Ndryshim radikal i natyrës sonë
Disa sugjerojnë se Shpirti i Shenjtë na ndalon së nënshtruari dëshirave mëkatare, por ky mësim është i gabuar. Duhet të ndodhë një ndryshim i qartë, i menjëhershëm dhe radikal në shpirtrat tanë. Shpirti i Shenjtë hyn në jetët tona për të pastruar burimet sekrete, që janë ndotur nga i ligu dhe që janë trashëguar nga Adami. Duke filluar nga ai moment, Ai do të na ndalojë së nënshtruari tundimeve, por lavdi Perëndisë, tundimet tani vijnë nga jashtë dhe jo nga brenda. A nuk është e drejtë të themi se Shpirti i Shenjtë bën që të ndryshojë natyra jonë dhe jo thjesht rrethanat ku ndodhemi?
Përfundim
Kjo përvojë që shkatërron mëkatin dhe shenjtëron shpirtin, është rezultat i vdekjes së Zotit në kryq. Fuqia faj-shlyese e gjakut të Tij bëhet fuqia jonë, nëpërmjet besimit dhe nënshtrimit të përulur ndaj kësaj të vërtete. Kjo fuqi ruhet, ndërkohë që ecim çdo ditë në dritën që Perëndia ka hedhur në zemrat tona.
per autorin:
Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net



