Menyra e Shenjterimit (Pjesa 3)



nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 24.06.2007

Perendia e ben (punen e shenjterimit) nepermjet ndreqjes

“Sepse ata na ndreqen per pak dite, ashtu sic u dukej me mire, por Ai na ndreq per te miren tone qe te behemi pjestare te shenjterise se Tij.”
(Hebrenjve 12:10)

Parathenie
Tek Hebrenjve, kapitulli 12, veme re se Pali e perdori fjalen “durim” me te njejtin kuptim ne vargjet 2, 3 dhe 7, kurse ne vargun 1, kjo fjale ka kuptimin “kembengulje”.
Ne kete kapitull na thuhet se Zoti yne Jezus Krisht duroi dy gjera: Kryqin dhe kundershtimin e mekatareve. Pali e perdor kete si shembull per te na mesuar nje te vertete te rendesishme. Ja, cfare synon te na tregoje Pali: Nese Krishti, i Pamekatshmi, duroi fyerjen dhe percmimin e mekatareve, a nuk duhet qe edhe ne, qe jemi mekatare, ta durojme qortimin e Atit tone te dashur Qiellor?

Eshte e rendesishme per shenjterim
Nuk mund te kete hir shenjterimi pa qortim ose pa ndreqje. Qortimi nuk eshte i domosdoshem vetem per shenjterimin tone, por eshte gjithashtu nje pasuri e pacmuar ne sherbimin tone. Nese kurre nuk bindemi vete per mekatin tone, atehere kurre nuk do te bindim te tjeret per mekatin e tyre.
A mund ta durojme percmimin dhe ndreqjen nga besimtaret e tjere pa u ofenduar? Perendia duhet te na ndreqe, nese do te behemi pjestare te shenjterise se Tij.

Gjendja dhe procesi
Fjala e Perendise eshte e perpikte ne te gjitha fushat. Kjo eshte e vertete gjithashtu edhe lidhur me doktrinen e shenjterimit. Tek Hebrenjve 12:10, fjala “shenjterise” ne greqisht eshte “hagiotes”, dhe i referohet gjendjes se shenjterise (te qenit i shenjte). Por tek vargu 14, fjala greke eshte “hagiasmos”, qe do te thote procesi i shenjterimit. Prandaj, nepermjet nje procesi te vazhdueshem shenjterimi, ne arrijme tek gjendja e te qenit i shenjteruar. Perendia shpesh perdor qortimin per ta realizuar kete pune.

Pikellimi
Fryma e Shenjte i viziton zemrat tona permes korrigjimit dhe qortimit, ne menyre qe te na beje te pikelluar. Askush nuk eshte pikelluar ndonjehere vete per mekatet e tij. Fryma e Shenjte na ben te pikellohemi per mekatin. A nuk eshte mire qe te bindemi dhe te pikellohemi per paperendishmerine tone? Shenjterimi gjen strehe vetem tek ajo zemer, qe eshte e thyer dhe e bindur per mekatin e kryer ndaj Perendise. Nuk eshte nje pervoje e kendshme, kur Fryma e Shenjte e leron aren tone te lene djerre, por kjo eshte e domosdoshme. “Mbillni per vete sipas drejtesise, korrni sipas dhembshurise, leroni aren tuaj te lene djerre, sepse eshte koha per te kerkuar Zotin, derisa Ai te vije dhe te perhape mbi ju drejtesine” (Osea 10:12).

Perfundim
Nuk duhet te kemi frike nga ky aspekt i punes se Zotit ne jetet tona. Nuk duhet te fshihemi larg kesaj pune, as ta pengojme ate. Perkundrazi, duhet ta mirepresim dhe te perulemi perpara pranise se Perendise, nese duam te behemi pjestare te shenjterise se Tij. Ai do qe te behemi te shenjteruar ne te vertete (Gjoni 17:19). Kurre nuk do ta njohim kete bekim, nese nuk i perulemi vullnetit te Tij.  “Sepse Perendia ndreq ate qe do dhe fshikullon cdo bir qe pelqen” (Hebrenjve 12:6).

 


per autorin:


Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net