Mendimi i të tjerëve
William Carey, një tregëtar i madh këpucësh në Angli, i lindur në shekullin e XVIII, provoi kundërshtime të mëdha ndaj faktit se kishte marrë thirje prej Zotit për të shkuar si misionar në Indi. I kundërshtuar që nga shoqëria e asaj kohe e deri tek Parlamenti, ai tha : «Cdo gjë është e njohur prej Zotit dhe Zoti kujdeset për këdo. Gjërat mund të kthehen në më mirë sesa unë pres. Mbështetem tërësisht në planin e Tij hyjnor për mua dhe njerëzit e etur për Të». Kështu ai shkoi në Indi dhe sot njihet si ati i misionarëve modernë.
Nje thirrje e sinqertë që dikush mund të ketë prej Zotit, mund shpesh herë të kthehet në një sulm të hapur prej Djallit. Nëse mbetemi në frikë njerëzore, Satani mund ta shfrytëzojë këtë rast dhe madje të na kthejë në instrumenta të tij për të dekurajuar edhe vëllezërit e tjerë. Nëse vazhdimisht udhehiqemi prej Perëndisë, me anë të Tij, e kemi të fituar cdo betejë.
QËLLIMI
Ti besohemi Zotit përsa i përket opinioneve dhe presioneve tona të përditshme.
STUDIMI
Mohimi i Pjetrit
1. Lexo me kujdes Mateun 26 :57-75. Pjetri e njihte dhe e donte Krishtin me zemër, por në momentin që i duhej të shpallte përpara të tjerëve veten e tij si ndjekës i Krishtit nuk reagoi ashtu sic duhej. Si reago ai ? Analizo përse ? (v.58)
2. Vëzhgo kontrastin midis Krishtit dhe Pjetrit
a. Kush e akuzoi Krishtin? (v.58)
b. Kush e akuzoi Pjetrin? (v.69, 71)
c. Si iu përgjigj Krishti akuzuesve të Tij? (v. 64)
d. Si u përgjigj Pjetri? (v. 71-74)
3. Cfarë rezultati pati tek Krishti për shkak të së vërtetës që Ai tha? (v. 67-68)
4. Cfarë i ndodhi Pjetrit për shkak të gënjeshtrës që ai tha? (v. 75)
5. Disa thonë se mësimet e Krishtit janë për të dobëtit, për të dekurajuarit apo të pamundurit. Duke parë shëmbujt e mësipërm si mendoni juve në kontekst me këtë parathënie?
6. Komento cdo të thotë për ty mësimi dhe reagimi i Krishtit, në rastet e presioneve të ndryshme që has në jetë?
Korrigjimi i Pjetrit
1. Pas ringritjes së Krishtit, cfarë u deklaruan ëngjëjt grave? (Marku 16:7)
2. Nëpërmjet cfarë mënyrë, Krishti mund të na falë, megjithëse në momente të caktuara ne e kemi mohuar Atë?
Transformimi i Pjetrit
1. Në më pak se 2 muaj më pas, në ditën e Pentakostës, Pjetri dha një dëshmi tepër të madhe përpara një turme të madhe njerëzish. (Veprat 2:13-15). Cfarë deklarimi shokues bëri Pjetri përball turmës? (Veprat 2:36)
2. Cfarë e shkaktoi këtë ndryshim rrënjësor në jetën e Pjetrit? (Veprat 1:8, 4:8)
3. Dhe cili ishte rezultatit? (Veprat 2:37-41)
4. Përshkruaj veprimet e dishepujve përgjatë kryqëzimit (Luka 22 :47-62, 23 :49, Mateu 26 :56) dhe përgjatë kësaj ngjarjeje tek Veprat. Cfarë roli ka bashkësia Kristiane dhe Uniteti në përballimin e presioneve dhe sprovave të ndryshme ?
APLIKIMI
A. Cili është ndryshimi i kurajos personale dhe mbushjes me Frymën e Shenjtë në përballimin e presioneve në jetë?
B. Shkruaj në një letër vargun tek Fjalët e Urta 29:25
C. Përse duhet të mbajmë një qëndrim të hapur dhe të dukshëm për Krishtin në ambjentin ku jetojmë? (Mateu 4:19, 10:32, 16:24). Si aplikohen këto vargje në jetën tuaj të përditshme?
D. A ka një person në rrethin tuaj shoqëror që mendoni se duhet ti shpallni Krishtin? Përse? Cfarë prisni prej këtij veprimi?



