Mençuria



nga: anila.shyti, botuar me: 05.05.2007

Në një tempull të lashtë indonezian budist, ka kafshë simbolike të gdhendura në gurë vullkanik, të cilat të japin përshtypjen e natyrës njerëzore.

Në një gurë është pikturuar një breshkë që fluturon në ajër, duke u mbajtur nga goja në një shkop, të cilin e tërheqin dy pata. Kur treshja kaloi në një fshat, njerëzit të habitur thonin: “Shikoni, shikoni sa të zgjuara janë këto pata”. Vëmendja e kushtuar tek patat e bëri breshkën të nevrikosej. E bindur që ata duhet të lavdëronin atë që mbahej tek shkopi ajo bërtiti: “Jo, jo patat. Kjo ishte ideja ime”. Duke hapur gojën për të folur, ajo shkoi drejt vdekjes…

Historia e breshkës, bashkë me shumë histori të tjera, më kujtojnë mua sa tërheqëse duhet të duket zgjuarësia e besimeve të tjera tek njerëz të rritur në familje me doktrinë kristiane. Mençuria e gjetur jashtë Dhiatës së Re dhe të Vjetër, mund të duket e freskët dhe e thellë për ata që janë rritur me historitë e Moisiut (nga Bibla) dhe të Danielit me luanët. Që të mënjanojmë humbjen e perspektivave kur ne gjejmë kuriozitet shpirtëror jashtë besimit të krishterë, është e rëndësishme të kuptojmë ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet jobesimtarëve, fetarëve, biblikëve dhe mençurisë së dhënë.

Zgjuarësia pa Zotin

Kjo lloj zgjuarësie përfshin kureshtarët që vëzhgohen pa u kujdesur për Zotin ose për ndonjë Fuqi të Mbinatyrshme. Shembuj të ligjeve të panumërta të zgjuarsisë pa Zotin përfshihen:

 

1) Të kemi në qendër të vëmendjes veten tonë.

2) Të zgjuar janë ata që japin tek të tjerët me të njëjtën bujari si për vetveten dhe kritikojnë veten siç bëjnë me të tjerët.

3) Bëj gjithçka që s’do të pendohesh më vonë.

4) Mos merr vendim kur je i mërzitur.

5) Më shumë do mësosh nga ata që të kritikojnë sesa nga ata që të mburrin.

6) Është ligji i natyrës që nuk mund të kesh diçka, nëse nuk heq dorë nga diçka tjetër.

7) Në një trazirë më lehtë hyn sesa del.

8) Matja e një burri është jo sesa ai ka bërë, por sesa ai ka dashuruar.

9) Gjithmonë kemi kohë për gjërat që i vendosim të parat.

10) Pjekuria është një proçes gjatë të cilit, njeriu bëhet i vetëdijshëm, për rëndësinë e ekuilibrit të njeriut që po bëhet.

11) Shqetësimi vjedh të nesërmen e problemeve dhe fuqinë e të sotmes.

Zgjuarësia fetare

Kjo lloj zgjuarësie përmbledh llojin e parë por shton dhe besimin tek Zoti dhe Fuqitë e Mbinatyrshme. Disa shembuj që përmbledhin këtë lloj zgjuarsie janë:

 

1) Zoti është metri i gjithçkaje.

2) Çfarë Zoti mendon për ne është më e rëndësishme se çfarë mendojmë ne për vetveten.

3) Jepja veten Zotit kështu edhe Ai do të jepet ty.

4) Asgjë nuk është më shumë qetësuese sesa përjetësia.

5) Mendimi im më i rëndësishëm që kam bërë është që unë do të jap llogari para Zotit.

6) Gjëja më e rëndësishme tek një person është çfarë beson ai për Zotin.

7) Zoti sjell në jetën tonë aq sa ne mund t’ia dalim mbanë.

Zgjuarësia biblike

Kjo është kategoria e tretë e zgjuarsive. Kjo përmbledh gjithçka thuhet në Bibël. Shkrimet përgatisin një pengesë me autoritet për vlerësimin e të tjerave. Shkrimtarët e Biblës na nxisin të lexojmë, të ushqehemi dhe të reflektojmë në Zgjuarësinë e Shkrimeve derisa Fjala e Zotit të bëhet dritare, nëpërmjet të cilës ne do shohim gjithçka tjetër. Duke përfshirë dy llojet e para në një të vetme, Bibla na jep arsye të pranojmë të gjitha ato që përmbajnë të vërteta si:

“Jeta e njeriut nuk varet nga pasuria e tij” ose “Sa rëndësi do të ketë për një njeri, të fitonte gjithë botën, nese do të humbiste shpirtin e tij” ose “Këshillat e shumta sjellin siguri”.

Zgjuarësia e dhënë

Kjo zgjuarësi është kategoria e katërt. Nëse nuk e veçojmë këtë kategori nga të tjerat, do të jemi të gatshëm ta rregullojmë për pamjen e thellë morale, kjo nxit parabolat e natyrës dhe dëgjojmë thënien:

“Ne nuk zgjedhim asgjë më të rëndësishme në jetën tonë, sesa sjellja jonë”. Nëse nuk shohim ndryshim ndërmjet kësaj zgjuarsie dhe të tjerave nga pamja biblike të thonim për deklaratën e Jezusit, që gjëja më e rëndësishme nga të gjitha urdhëresat e Zotit, është që ta duash Perëndinë tënd me gjithë zemër, dhe të afërmin si veten tënde. Nëse nuk e bëjmë veten tonë nxënës të kësaj zgjuarsie, ne mund të dënohemi nga dituria jonë se çfarë ne duhet të bëheshin. Nëse nuk jemi të kujdesshëm mund të humbasim “Zgjuarësia e kryqit” (1 Kor. 20-25).

 

Dituria e kryqit na tregon që personi Zot sakrifikoi, na shpëtoi nga dështimet dhe të jetojmë në standardet e të gjitha zgjuarsive. Kjo zgjuarësi, përgatiti një plan shpëtimi, i cili nuk mbështetet në ambicie njerëzore, por në gadishmërinë e Perëndisë, që i mbarti të gjitha mëkatet tona në trupin e Birit të Tij. Nga kjo zgjuarësi ne mësojmë se jemi shpëtuar nga Mëshira e Perëndisë jo se e meritojmë dhe jo se bëmë diçka apo u përpoqëm, por nga vdekja e Krishtit.

 

Atë, na fal për çuarjen e zgjuarësisë dhe filozofisë drejt shkatërrimit me anë të dështimeve dhe dobësive tona. Na fal, që donim të mësonim ndryshimin ndërmjet të drejtës dhe të gabuarës. Na fal që për të kuptuar moralin, duhet ta përdornim atë.

Të falënderoj që na jep më shumë zgjuarësi dhe na tregon çfarë duhet të bëjmë ose të bëhemi. Faleminderit që na jep një zgjuarësi në Birin Tënd dhe që na ke blerë për Veten Tënde.

Të lutem ndihmo secilin nga ne, të shohë qartë në të gjitha gjërat me anë të zgjuarsisë. Ne kemi zbuluar diturinë që të jemi të pafuqishëm dhe plotësisht të varur në atë që Ti dhe Biri yt keni bërë për ne!


per autorin: